Agron Tufa: Servet Pëllumbi të ndiqet penalisht...

11 Shtator 2017, 09:16Sociale TEMA

Shkrimtari Agron Tufa ka kërkuar ndjekjen penale të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi. Me anë të një postimi në Facebook, Tufa shkruan se Pëllumbi është nga ata njerëz që po nxit rikthimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

Statusi i plotë:

Edhe pse është folur shumë për një epokë “të rënies së ideologjive”, fill pas gremisjes së sistemeve totalitare komuniste në vitin 1990, rizomat e hidhura të nostalgjisë totalitariste shpërthejnë gjithkund në Europë. Por torfën dhe fermentin më të plleshëm e gjejnë, padyshim, në Shqipëri. Sa për Europën e lirive dhe etë kujtesës, ajo di si të ndeshet me idetë totalitariste: ajo i ka dhe ligjet, dhe mekanizmat, dhe higjenën e ndërgjegjes, dhe syçeltësinë e duhur. Europa e pasluftës së Dytë Botërore ka vazhduar të denazifikohet e dekomunistizohet dhe vazhdon ende. Problem mbetet Shqipëria me toksikatet e saj të paprekuraideologjike. Te ne vazhdojë të ardhangen frutat e helmëta mendore, që topisin mendjen dhe zeherosin gjakun e gjeneratave, sikundërse doli pak muaj më parë edhe nga rezultatet e sondazhit të OSBE-së, në të cilin 49%e të anketuarve ishte pro rikthimit të regjimit të Enver Hoxhës. Njënxitje të tillë, një helmatisje cinike e ndeshëm këto ditë në deklaratën z. Servet Pëllumbi, ish-profesor “marksist” (por, në fakt, enverist), ish-deputet në dy dekada e, që, për dekadën e tretë, ia ka kaluar stafetën parlamentare të birit. Por çfarë tha z. Pëllumbi? Si mjaft të tjerë të falangës së tij më parë, propagandoi e mashtroi publikisht:

“Në asnjë vend të Europës Lindore nuk flitet më për antikomunizëm, pas 27 vjetësh nga ndryshimi i sistemit dhe konsolidimi i demokracisë. Tezat për antikomunizëm tregojnë varfërinë e ideve, mendimeve dhe qëndrimeve <…> . Pas 27 vjetësh nuk mund të bëhet fjalë për antikomunizëm në Shqipëri”. (“Panorama” 9 shtator 2017).

Përkoi që këtë “konstatim” të profesorit enverist e lexova bash me 9 shtator, teksa udhëtoja për në Postribë dhe Shkodër me rastin e 71 vjetorit të “Kryengritjes së Postribës” (9 shtator 1946). Më habiti se me çfarë syzesh e lexojmë realitetin historik unë dhe profesori enverist! Ai, me mashtrimin, se “as që mund të bëhet fjalë për antikomunizëm në Shqipëri”, ndërsa unë me të ngjashmit e mi – me misionin për ta përkujtuar atë ngjarje të përgjakur me terrorin që pasoi: 78 të pushkatuar, qindra të burgosur e të internuari, tortura dhe shtëpi të djegura, çdo ditë reprezalje dhe gjyqe në qytet, deportime dhe luftë klasash, përndjekje dyzetëvjeçare sipas biografisë.

Kuptohet që profesorit i leverdis dhe përpiqet të ushtrojë ndikim mbi njerëzit, që ta besojnë, të nxisë kështu, amnezinë e përgjithshme, se kështu i thotë atij muza internacionale ideologjike. Syzet e tij e fshijnë realitetin ku bëj pjesë unë dhe qindra mijëra të tjerë. Alibia e profesorit me Europën, sigurisht, është një mashtrim i lirë dhe banal dhe ne, më poshtë, do t’ia heqim dhe maskën, dhe kallajin. Nguti dhe padurimi i nxit inertet komuniste të kompensojnë mungesën e realiteteve, duke i sublimuar ato me sajesa. Kështu, disa muaj para profesorit, një çerek diplomati e çerek publicisti i dështuar, i frynte në vesh këshillën e vet kryetarit të opozitës, duke i thënë, se “me kuajt e ngordhur të antikomunizmit nuk fitohen zgjedhjet as në Europë, jo më këtu…”. Pra, nuk është rastësi kjo djegë e profesorit enverist, por dukuri. E, nëse jam i saktë, atëherë ku duhet kërkuar “habia filozofike” e kësaj dukurie? Nëse e dekonstruktojmë, na përftohet besimi i kulluar e mitik i profesorit për rikthimin e kohëve të arta, me në krye shokun Enver. Me logjikën e tij, ashtu siç po shkojnë punët në vendin tonë,profesori është në rregull: gjithçka bën vaki e vakia s’ka të sosur.Veçse për ta pastruar terrenin e manipulimit, logjikës përllogaritëse të profesorit i duhet t’i heqë qafe si të paqena krimet e komunizmit dhe kujtesën e njerëzve për të. Që ta heqë qafe këtë pengesë, profesori shpif, mashtron, falsifikon dhe thërret në ndihmë Europën, dikur tëurryer, duke e përfshirë krejt kontinentin si dëshmitar të gënjeshtrës së vet.

Besimi dhe shpresa e profesorit enverist sugjeron, që me pak hile, mashtrime e dredhi, mund të arrihet vetëpërtëritja e plotë etotalitarizmit në këtë vend, deri në riardhjen e Enverit. Sigurisht, ainuk është aq budalla, sa të injorojë faktin e vdekjes fizike tëdiktatorit. Por, arketipi psikoanalitik i të menduarit të tij, ma do mendja se gjen shpjegim të mjaftueshëm me teorinë e “Dy trupave të mbretit”, për të cilën profesori as që ia ka idenë. Kjo teori e ka zanafillën në një cause célébre që lidhej me dukatin e Lankasterit tëcilin mbretërit anglezë të dinastisë së Tudorëve e kishin paturgjithmonë pronë private, por jo të Kurorës. Shkurtimisht teoria e hartuar thotë “Mbreti ka dy trupa, një trup natyror dhe një truppolitik. Trupi natyror është i vdekshëm, u nënshtrohet sëmundjeve që vijnë nga natyra apo aksidenti, papjekuria e fëmijërisë apo matufepsja epleqërisë, njëlloj si gjithë njerëzit e tjerë, por trupi i tij politik nuk mund të shihet apo preket sepse lidhet me Qeverisjen e popullit dhe përkujdesin e të Mirës publike prandaj ky trup është i paprekshëm nga sëmundjet që dëmtojnë trupin natyror. Për këto arsye, ajo që bën mbretime trupin politik, nuk mund të zhvlerësohet nga cilado paaftësi e trupit të tij natyror (Kantoroëëitz: 1957,7) .

Rrjedhimisht një teori e tillë merr vlerë universale përshtat meenveristët tanë, sipas postulatit të mësipërm: “Enveri vdiq, si trup fizik, por rron gjallë trupi i tij politik, enverizmi, i cili duhetreanimuar”. Prandaj, për këtë qëllim, nuk duhen kursyer të gjitha mjetetnë lojë. Kjo dëshirë e shtyn “natyrshëm” profesorin të thërrasë “jallan shahit” Europën, për të ilustruar simulimet e tij imagjinare e kriminale. Por në realitet, pikërisht ballafaqimi me Europën për këtoçështje të kujtesës ia heq profesorit kallajin dhe maskën. Le t’i renditim disa fakte kokëforta.

Komisioni Evropian në Dhjetor 2010 ka përgatitur një raport përParlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës, me temën e sipërcituar .Në këtë raport, ndër të tjera, citohet: “Drejtësia për viktimat është erëndësishme për tranzicion të suksesshëm nga totalitarizmi nëdemokraci”. “Gjykimet e autorëve, mekanizmat e kërkimit të së vërtetës, hapja e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimi dhe kompensimi i viktimave dhe kthimi i pronave të konfiskuara, janë ndër mjetet kryesore për arritjen e këtij objektivi”. “Katër shtete anëtare të BE-së kanë legjislacionin kombëtar kundër mohimit të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, i cili përfshin në mënyrë eksplicite krimet ekryera nga regjimet totalitare komuniste:

– Në Republikën Çeke: kodi penal përmban një vepër të veçantë për një person, i cili publikisht mohon, vë në dyshim, miraton ose përpiqet për të justifikuar gjenocidin fashist, komunist apo krime të tjera të nazistëve apo komunistëve kundër njerëzimit.

– Në Poloni: mohimi publik dhe kundërfaktual për krimet naziste, krimet e komunizmit dhe krimet e tjera kundër paqes dhe njerëzimit ose krimet e luftës është një vepër penale.

– Në Hungari: refuzimin publik, vënia në dyshim ose degradimi i faktit të genocidit dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit, të kryera nga regjimet kombëtare socialiste dhe komuniste – është një vepër penale.

– Në Lituani: lejimi publikisht, mohimi apo vënia në dyshim e krimeve ndërkombëtare dhe krimeve të kryera nga BRSS (Bashkimi Sovjetik), oseGjermania naziste kundër Republikës së Lituanisë apo banorëve të saj, është një vepër penale”. Ka disa aspekte mbi të cilat po punohet, e që janë:

Në raport gjithashtu citohet: “Më 16 qershor 2009, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miratoi konkluzionet, duke deklaruar se: “Për të forcuarvetëdijen Evropiane të krimeve të kryera nga regjimet totalitare,kujtimi i të kaluarës së trazuar të Evropës duhet të ruhet, pasi pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”.

Ky pra, është qëndrimi i Europës reale dhe vendeve ish-komuniste të BE, dhe jo ashtu siç mashtron apo siç do t’i vinte për hosh profesoritmashtrues e nostalgjik. Në akord me ligjet europiane mbi kujtesën, i takon, deduktivishit, që z. Servet Pëllumbi duhet të ndiqet penalisht. Z. Servet Pëllumbi të na ndjejë, por është tej të pamundurës, që të kyçen dhjetramijëra familje në amnezinë e propozuar prej tij. Është enevojshme, madje pa asnjë spekulim filozofiko-ideologjik, që profesori dhe simahorët e diktaturës të çarmatosen për pak nga paja ideologjike e nostalgjia enveriste, të bëhen thjesht njerëz, në vetë të parë, taimagjinojnë për një grimë veten në vendin e atyre dhjetramijëra fëmijëve, të cilët u rritën jetimë e në internim, pasi terrori komunist ua pushkatoi prindërit, pa u lënë as edhe një vend ku të gjenin eshtrat.

Unë nuk besoj se ish-komunistët si z. Servet Pëllumbi janë krejtësisht të privuar nga ndjenjat e parëlindura prindërore të rracës njerëzore, sa të mos mund të rrokin me mend e, ndoshta, edhe me zemër, pasojat e këtij pengu të përjetshëm, të pangushëllim. Dhë nëse Europa me përvojën e sajna mëson, se “pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”, z. Pëllumbi duhet të thellohet më mirë në “habinë filozofike”, se sa viktima tëpafajshme ka shkaktuar terrori komunist? Përse, me cilën të drejtëtokësore a hyjnore u pushkatuan ata në kohë paqjeje? Ku i kanë varret mbi njëmbëdhjetë mijë qytetarë (aq sa ka mundur të evidentojë me emra e data gazeta “Liria” e ish-të përsekutuarve politikë deri në momentin e ndërprerjes – pranverë 1997)? Çfarë kemi bërë ne për ta, për t’ua kthyer eshtrat familjeve? Çfarë masash kemi ndërmarrë ne si shtet për fashitjen dhe rehabilitimin e kësaj traume kombëtare? Këto, sa për fillim, pa u shtyrë më tej në malin e morekujesë me pyetje të pafundme.

Por z. Servet Pëllumbi nuk do. Dhe jo vetëm nuk do, por mashtron. Dhe jo vetëm mashtron, por përfshin në mashtrimin e tij Europën dhe BE-në. Ç’na mbetet të bëjmë atëherë? A ka njerëz të besueshëm profesori, miq e tëafërt, shokë e dashamirë, që t’i pëshpërisin butësisht në vesh, pa ia vrarë ëndërritjen me sy hapur të pleqërisë: “boll more burrë, se le nam!

Turp me rrejt…”!?

Në mbyllje po i kujtoj profesorit të filozofisë m-l, se filozofët e vjetër grekë, sofistët, e shumëzonin defenitivisht me zero bashkëbiseduesin, sapo e kapnin në kontradiktë flagrante me veten e vet.

 

45 komente në “Agron Tufa: Servet Pëllumbi të ndiqet penalisht…”

  1. shtroheni menjiher ne spitalin psiqiatrik ,
    pa humbur kohe kte pseudon me ze kurve demokratike ,
    sterr-sterr-in e nastradinos pi pishkopie

    1. korçari says:

      Z.Tufa jeni nje kungull i papjekur ne hije dhe duhet t’a kuptosh se ne demokraci ti mund te derdellitesh sa te duash por duhet dikush te te degjoje dhe ne kete rast ti po flet me vehten dhe dihet se kush flet me vhten eshte nje i r……dhe boll ne prishe humorin qe ne mengjez.

      1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

        Agron Tufa osht nga prejardhja nji BIRBO KOLABROCIONISTESH qe mbas Luftes se dyte Botnore sabotonin dhe bashkpunonin me Forcat e huaja serbo sllave qi donin te shkatrronin Shqypnin.Agroni dhe pse osht i talentu si Shkrimtar ne politik ka mbet nji SHURRAQ ZOGIST.
        Profesor SERVET PELLUMBI mbetet IKONA e SOCIALISTVE per nji shoqeri te drejte dhe te barabarte.
        Ik Goni i Saliut dhe gjith Hajdutave qi e shkatrrun vendin e shqiptarve.Dhe mos na permend Lituanin e venet Baltike se asnji prej ktyne nuk shkatrroi ato gjona qe u ndertuan ne Komunizem.
        Ik Gono dhe thyfsh katine me gjith kaçurrelat

    2. antifashisti says:

      “Kryengritja” e Postribes!? Kryengritja e kurves qe lindi Tufistet, kete race te felliqur antishqiptare kolaboracioniste ? Kriminelet e Postribes moren ate qe meritonin, pas krimeve te pashembullta qe kishin bere ata kolaboracioniste te fashizmit ndaj ushtrise shqiptare nacionalclirimtare!
      VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT
      Keshtu ka qene dhe keshtu do jete gjithmone !!!

  2. timo says:

    Po në Kinë, o Agron djali,ka ndonjë ligj të tillë? Një miliard e katërqind milion… që të mbysin me një pështymë.

  3. vera e nxehte says:

    Zoti kryeminister, perse e mbani kete mut muti dhe i jepni parate nga taksat e popullit?! Ky ngeli duke birbiluar vetem kunder njerezve te thjeshte dhe pastaj na filozofon per filozofet. Shkrijini ato administrata se ka kaluar koha, jane nje çerek shekulli qe shoqata e administrata hane buke kot dhe jo vetem kaq: jane kthyer ca nga keta njerez ne shkaterrimtare te shpirtrave njerezor. Propagandat e Agron Tufes do degjojme çdo dite? Ngelet nja nga zagaret e pandreqshem qe lehe tere diten. Secili te shkoje te punoje sot per te nxjerre buken. Jemi ne kapitalizem prej nje çerek shekulli dhe ca mbeturina vazhdojne te hane ne kurriz te popullit me institute e shoqata. Deri kur do vazhdojne keta te hane keshtu? Apo deri sa vete natyra te beje punen e saj.

  4. Shefi says:

    Po te behej kodi penal sipas oreksit te Tufes me siguri do te fillonte nje gjueti e re, lufte klasash me kah te kundert me ate te monizmit. Komunizmi si ideologji e aplikuar ne Shqiperi dhe vendet lindore praktikisht ka rene (ka 26 vjet pluralizem ne shqiperi dhe 31 vjet ne vendet e tjera lindore te Europes) dhe mllefet e Tufes me shoke nuk mund te diktojne zhvillimin e shoqerise (kjo nuk perjashton rilindjen e kesaj ideologjie ne kushte te tjera shoqerore per deri sa parimi baze i saj eshte drejtesia shoqerore). Gjithe filosofia e tij eshte per ta kaluar pushtetin ne duart e nje grushti njerezish afer mentalitetit te tij. Dmth, pavaresisht se votohet dikush per te qene ne parlament, po nuk pati votebesimin e Tufes ai eshte i detyruar te terhiqet. Te gjitha keto jane vetem guricka ne rroten e shoqerise qe do ece si do shumica e cila nuk mund te projektoje te ardhmen e vet me metrin e Tufes dhe hallet e te presekutuarve per te cilat megjithate shoqeria duuhet te jete shume e ndjeshme.
    Komunizmi si ideologji ka si baze pronen shoqerore mbi mjetet e prodhimit dhe presupozon shperndarje te barabarte midis njerezve, sigurisht shume larg modelit “krijues” te aplikuar ne Shqiperi qe faktikisht u perdor ideologjia komuniste per te perjetesuar sundimin e nje pakice-por duhet thene se ky zhvillim “krijues” nuk ka asnje lidhje modelin e komunizmit sic u krijua nga Marks dhe Engels (perkatesisht filosof gjerman dhe anglez). Aktualisht kjo ideologji eshte ne kuota shume te pakta ne bote, ekonomia e tregut dhe globalizimi jane ne plan te pare, me modele nordike – europiane-amerikane-aziatike-afrikane- por as varferia ne bote eshte zhdukur dhe as luftrat jane pakesur nga kapitalizmi i sotem, dhe pabarazia po rritet ne nivele te frikeshme.

  5. Rita says:

    Te votohet neni i ngjashem i Polonise ,Hungarise ,Cekise etj ,qe te pushojne qente te lehin ,me Doke,Servet,Milo etj,Te ndalohet menjehere helmimi qe po i behet rinise shqiptare me krahasimet idioteste e komike per heronj te vertete kombetare e per xhahilet e historise komuniste !! Pa kete ligj shtypi yne do te vazhdoje te na serviri perdite “thesare ” europiane e jo pak energji ,kohe e nervozitet jepet e humbet ne debate te tilla ne shtyp,e konferenca !! Po kujt t”ja kerkosh nje ligj te tille ???? Rames qe eshte gati dhe baben e vet ta shpalle hero te popullit apo Lulit qe i intereson vetem posti i kryetarit te partise anti-opozitare e jo te beje opozite por marreveshje me maxhorancen !! E ,,ai s”ka dhe shume faj se keshtu e gjeti ,keshtu e ashtu i thane te sillesh e keshtu do te vazhdoje derisa te hype ne kale nje here ,vetem nje here ,,ta marre historia !!! Kjo rruge na con drejt Rusise e Kines !!

    1. vera e nxehte says:

      O Rita, do te lutesha te kuptoje se helmin rinise shqiptare ja dha droga, prostitucioni , vjedhja, kriminaliteti, liria pa kufi duke shtypur njerezit e ndershem ne Shqiperi. Kjo u shumefishua sidomos pas viteve 1990 dhe sot eshte ngangrena e pasherueshme. Kuptoje te lutem, me urtesi ne qoftese do, ndryshe nuk te kufizon njeri te shprehesh mendimin tend qendron apo nuk qendron. Mellefet leri se te bejne dem. Njerezit kane sy te shikojne dhe me e keqja po e heqin ne kurriz ate.

  6. the punisher says:

    Mark Zuckerberg i FB pasi te lexoje postimin e ketij qytykut do kontaktoje direkt kryeprokuror Llallen.

  7. Perit says:

    Agron Tu fa nje i rjedhur……

  8. Veterineri says:

    Dulla me gjithë regjimin e tij iku e vate o bythqira. Po ju te gjithe aty i kini rrënjët e nuk harroni dot edhe pas gati 30 vjetëve

  9. kanina says:

    Nuk e di çfarë “shkrimtari” është ky Tufa, por nga shkrimi më duket një zero “me tufë” (xhufkë) dhe i pjerdhur nga mëndja… Nuk e kam idenë se ç’është ky njeri, por fakti se nuk e shqetëson Sali shpellari (por e adhuron), komunist dhe shërbëtor i flaktë i regjimit enverian, por e shqetëson Servet Pëllumbi, tregon shumë gjera… Nuk di asgjë për të kaluarën e këtij njeriu, por zakonisht pjesa më e madhe që hiqen sot si të “përndjekur” dhe kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës, kanë qënë sahanlëpirës dhe spiunë të atij regjimi…

  10. Opa says:

    Fuck you. ..kurve pd-je. .

  11. albani says:

    Ky zoti Tufa ka marre deren ne krahe, sic thote nje fjale e popullit. Ku ishte ky kur Servet Pellumbi qe ne vitin 1990 i shkruante Ramiz Alise te lejonte pluralizmin? Zoteria eshte aq i lexuar sa ta dije, me se paku, kete. Sic absolutisht qe e di mire ne c’kontekst e tha z. Perllumbi ate fjali qe tha. Halli i tij (z.Tufa) eshte t’u thote mbeturinave te ish- bashkepunetoreve te pushtuesve dhe pasardhesve te tyre qe organizuan “kryengrijtjen” e Postribes se ai e meriton te jete ne krye te nje instituti qe falsifikon cdo dite te kaluaren per te rritur lavdine e te mjereve koloboracioniste.

  12. fredi says:

    DOLEN kto kurvat kelyshet e traradhtarve u zgjuan ,deri die ne sistemin e shkuar ishin te kamufluar dhe bashkepunonin me sigurimin e shtetit ne at koh dhe fusnin neper burgje seren e tyre per perfitime personale , moren dhe shkolla te larta si shperblim kurse sot kerkojn hakun e gjysherve qe kan bashkepunuar me nazifashistet kunde vendit te tyre , se mendojn qe po qe tradhtar agjent i sherbimeve te huaja kunder vendit tend je demokrat i flakt e lufton per te miren e kapitalizmit , ngaqe ka 25 vjet qe i thuret lavdi tradhtarve e ish agjenteve te sherbimeve te huaja , kujtojn se u be deti kos , por dhe pasardhesit e patriotve dhe atyre qe kan luftuar e kan dhen jeten per lirin e kti vendi , turp te ken se jan felliqsira qe harrojn gjakun e teparve te tyre qe kan qen njerez te lavdishem e do te jen per kte vend , nuk i mbyllin gojen ktyre kelyshve te kolaboracionisteve , ne franc soit te ktyre i ka humbur vula dhe as qe e mendojn ti thurin lavdi te parve te tyre bashkepuntor me nazizmin , se te mbysin te ter per patrin e tyre , kta halet familjet e te renve per lirin e kti vendi fshihen sikur kan ber faj , nuk meret vesh ne kte vend vlersohet antivlera dhe perçudnohet vlera , ndaj vuajm si qent te ter se kemi shkelur mbi gjakun e atyre qe u vran nga gjyshi tufes me shok ,rrespekte SEVET PELLUMBI TE PAçIM SA MALET.

    1. Lugati says:

      cfare tradhtaresh e ke fjalen mer plere komuniste serbe…kur flisni dhe ju komunistat per tradhti..xhins kurvash….edhe ktu nuk bohet fjale kush eshte tufa….por enveristi gjakatar kriminel servet serb pllumbi

  13. arben says:

    Kush është ky Tufa që po na kërkoka sot në 2017 të rikthehet diktatura që dënon lirinë e të menduarit e të shprehurit ndryshe.A ka vend të lirë në spitalin psikiatrik për ta dërguar nja 5 vite me pushime.Sa për dijeni po i kujtoj këtij bastardi që ka lirinë për të përkujtuar të rënët që u vranë në luftë si bashkëpuntorët e pushtuesve apo dhe gjithë atyre të tjerëve që u vranë si diversantë apo gjatë revoltës së armatosur për të përmbysur me dhunë shtetin ligjor të zgjedhur nga vetë populli se lirinë që kemi sot e solli gjithë populli e jo ai di një grusht bashibozukësh siç kërkon të marë meritat.Përmbysja e sistemit ishte një fenomen shoqëror i përbotshëm se po të ishte për Tufat as për 1000 vjet nuk binte sistemi.

  14. Drejtesia says:

    Ik or pirdhu Ti.

  15. Novruz says:

    Rita te pershendes, eshte e kote te shkruash, te kuqet keshtu kane per te vdekur. Dardha bie nen dardhe, Edi homua nuk ndahet dot nga eterit e tij, dhendri i Lenka Cukos, ambasador emeruar nga homua me mbiemrin Bushati. Tani kemi edhe mbesen e ketij, ministre te mbrojtjes, u dhjevshe Shqiperi me keq sec je dhjere.

  16. BE says:

    “Profesor” Tufes i intereson gogoli tashme i vdekur komunist, formule e sterfolur 27 vjet, mqs nuk ka argumenta te tjera , ndoshta i tille eshte misioni i ngarkuar i tij , per te pasur nje kauze duke luajtur me plaget e shpirtit qe shkaktoi ai sistem e qe patet rastin ti lehtesonit per 27 vjet dhe jo te talleshit,. Edhe Kaubojsi i nderuar aspak profesor , eshte shume me lart dhe realist , kur shkruan:
    ” Politika shqiptare ne keto 20 vjet ka lundruar ne ujera me te rrezikshme se sa komunizmi, ne ujerat e tradhetise, trafiqeve dhe krimeve me prapavije politike.
    20 vite do te ishin te mjaftueshme qe Shqiperia ta harronte komunizmin, por keta te sotmit jane aq shume me zi, sapo kthejne tek qytetaret si nostalgji periudhen e erret te histories tone , pikerisht regjimin mizor.”
    Profesor , po konsumohesh kot.

  17. fieraku NGA ferrasi says:

    Mero Ca ben o burre
    25%kunder kishte ne kohe te Dulles
    Jo ne portalin tend
    Kontrolloi pak ushtrine e te punesuarve
    Jo per gje po’ vete pjerdhin vete i marrin ere
    Me gjithe respekti Zoti tufa po’ nuk e kuptoj pse lodhet kot
    Ti je edhe njeri i shkolluar
    A nuk e kupton se situata eshte identike si ne ’45?
    Tani ai treni iku dhe nuk kapet me.
    Mos e qaj kot
    Nuk ndryshon asgje.

  18. Mëno says:

    Zoti Tufa eshte nje bishte i kolaboracionisteve te luftes se dyte boterore. Ky idjot duhet te dije se kryengritja e Postribes u pegatit, organizua, u dreitua dhe u udhehoq nga oficer te UDBs me synim qe te pushtonin Shkodren. Por ky bene vetem propogande. Nderkohe qe marrja dhe mbajtje ne pune te ketyre kontigjenteve eshte nje tradheti nda popullit. Tufa ka disa shkrime te tilla pa as nje senc qe provokojne nje mase te gjere njerzish. Nese eshte i paguar nga Beogradi, duhet ti nderperitet pagesa nga shteti shqiptar, si nje trim pas beteje. Liria e tij kur prek lirine e te tjerve mund ti kushtoi keti horri injorant nje dite.

  19. tomorri says:

    Me e pakta mund ti them ketij kokerr gomari se: Nuk njeh asnje ligj apo norme te sistemit pluralist ne bote dhe pastaj tek ne ketu ne shqiperi. Turpe qe nje zagar si ti akoma ushqehet me mberturina te sajuara nga pseudo demokracia akoma ekzistente ne vendin tone.Turp se nuk kam se çfar te mesoj nga ai shkrim veç disa fjale qe ne popull perdoren me rralle dhe ky na i fut ne dije dhe njohuri .Shkurt nuk ja vlen fare te merresh me keto vemje qe per fat te keq ne shqiperi ka me bollek.

    1. rruspija ripjelljes says:

      na paskan dale komunistat e temes duke bo si patriota..hahaahahhaha

  20. alphade says:

    Vetem dy fjale , nuk meriton me shume ky Tufa : thjeshte nje
    bajge dhe asgje me teper ! Nje fashist kemishzi !!! E perse u
    dashka ndjekur penalisht ,Profesori i nderuar Servet Pullum-
    bi ? Ore Fashisti Tufa, ende nuk e ke mesuar se ne demokraci
    sundon mendimi i lire ,ndersa Ti qe na flet per “demokracine” ,
    je nje “diktator” i vogel por nuk ke kellqe,se po te kishe dicka
    pushtet ne dore do te ngrije getitnsi Hitleri ne mes te sheshit
    Skenderbe ! Pfttuuuuu race e ndyre ..,,!

  21. edmond says:

    Zoti Tufa,
    Z Pellumbi, me te gjitha ato çka shkruar, ka dashur te thote: krimet e komunizmit duhen denuar, por demokracia nuk eshte vetem antikomunizem! Dhe kur shqiptaret te kuptojne kete do te jete shume vone!

  22. xhemal says:

    te gjtha shtetet qe permed Tufa jane vene ne vezhgim nga europa ,pikerisht per lirine e fjales ,te shprehje ,te levizjes,e mos te harrojme qe ne keto vende drejtojne nacionalistet si streha e fundit e maskarenjeve

  23. vezhguesi says:

    Per dijenine tuaj zoti Tufa ne kohen e Monizmit Servet Pellumbi ka qene ne Komitetin Qendror te Partise e kane hequr dhe gati nuk e perjashtuan nga Prtia me veshtiresi e caktuan pedagog ne Fakulitetin e Ekonomise sepse Fakuliteti i Drejtesise nuk e pranoi.Profesor Servetin e kam njohur nga afer kur ishte pedagog ne Fakulitetin e Ekonomise per ide liberale Gramos Pashko Genc Ruli dhe te tjere qe sot jane ne Partine Demokratike kane qene xero me xhufke para Profesor Pellumbit.Prandaj zoti Tufa me mire heshtni sepse ato qe thoni jane broxhkolla

    1. Besniku says:

      Po kjo llogjike qendron!!??
      Paskan qene gati ta perjashtonin Pellumbin nga Partia, por per denim e bene profesor ekonomie se ne fakultetin juridik nuk pranoi. Pra ishte kaq ne teh te thikes , sa kishte dhe lluksin te zgjidhte!!
      Hajde rezik ,hajde

  24. fieraku NGA ferrasi says:

    Lugati miku im respekte
    Kur i turren Tufes keta qe po’ shqyrton
    Kapaket e dosjeve è Kane nji hall te Madh
    Copen e bukes.

  25. vetem kermat jane motra e kufomave
    edhe zonja tufa o kerma qe fle e frymezohet nga kufomat

  26. BUJARI JU DEGJON says:

    Servet Pellumbit do t’i rruash pellumbin, tufa – tufa,o Agron Tufa…

  27. Faro says:

    Ky dukej qe ne fillim qe ishte i dale nga trute, por me keto tjerrje pa fund, duhet te biem edhe ne ne nivelin e tij, qe te arrrijme ta lexojme deri ne fund

  28. lugati says:

    lugati o llapazon o karagjoz po ku ishe ne kohen e komunizmit o qerrata apo ke qen sekretar rinie , prse dje rrinit si legena spiunonet njeri tjetrin tek sigurimi shtetit , njeri tjetrin keni futur neper burgje ju qafiret e persekutum , po ku ishe o trim ne at koh , apo beje paralele per te vrar ENVER HOXHEN , o kakrrat e zorraxhive kur nuk kishe byth atehere mbylle at hale se behesh qesharak komunizmi iku se deshte te ikte per ju zhulca jetonte 1000 vjet , ju po bisht qeni do ngeleni sado sisteme qe te nderrohen ,te kan len xhaxhi saliun tashme ti lepini bythen se edhe ai ju njef mir se komunist ka qen, 30 vjet ka qe ka ikur ai sistem lugati tufa dhe shoket e vet akoma me lepur ne bark shofin endrra me ENVERIN akoma ,prit te bej hajer ky ven me ksi idjotesh.

  29. lugati says:

    lugati o llapazon o karagjoz po ku ishe ne kohen e komunizmit o qerrata apo ke qen sekretar rinie , prse dje rrinit si legena spiunonet njeri tjetrin tek sigurimi shtetit , njeri tjetrin keni futur neper burgje ju qafiret e persekutum , po ku ishe o trim ne at koh , apo beje paralele per te vrar ENVER HOXHEN , o kakrrat e zorraxhive kur nuk kishe byth atehere mbylle at hale se behesh qesharak komunizmi iku se deshte te ikte , per ju zhulca jetonte 1000 vjet , ju po bisht qeni do ngeleni sado sisteme qe te nderrohen , te kan len xhaxhi saliun tashme ti lepini bythen se edhe ai ju njef mir se komunist ka qen, 30 vjet ka qe ka ikur ai sistem lugati tufa dhe shoket e vet akoma me lepur ne bark shofin endrra me ENVERIN akoma ,prit te bej hajer ky ven me ksi idjotesh.

    1. Lugati orgjinal says:

      ngjo ktu ti lugat fallco..ngjo ktu buce sigurims…shpija ime ka bo burg..dhe ka jetu ne kome para shoqnise civile…ty dhe te tjereve ju djeg ..sepse keni jetu ne gjunje ne jeten e juj anonime qu u perbe me spiunlliqe..maskaralliqe..kurvlliqe..dhe imorale..more vesh plere serbe komuniste……tashi nje pershndetje mikut tim firakut nga ferrasi mos u acaro miku im se nuk ja vlen me plera si servet pellumbi..dhe te gjithe meren me tufen..por asnji nuk permend cfare krimesh ka bere serveti dhe vellai vet hetus ne durres…komunistat po ishin burra duhet ti kerkojne ndjese kombit shqiptar…per krimet ndaj ketij populli

  30. Thanas Mustaqi says:

    Zotëri Agron Tufa, sot, në një regjim demokratik, kërkon futjen e një neni për agjitacion e propagandë kundër një plaku që nuk ka pasur asnjë funksion në komunizëm.
    Aq më keq, kur këtë gjë e kërkon z. Tufa, që është shkrimtar, studiues dhe pedagog jo pa vlera.

  31. emigrante says:

    Po je lodhur kot mor mik, qenke shqetesuar per Pellumbin .shqetesohu per shqipet qe po e grabisin ate vend

  32. Plaku Xhuxhumaku says:

    Shume kopila keta komunistat, deri dje te fusnin ne burg per nje llaf goje me 55n. Tashti qe jemi ne demokraci, bertasin se cenohet liria e fjales po te kerkosh futjen ne burg te komunisteve se bejne propagande komuniste, dmth kthimin perseri atje ku ishim. Dhe po, Enver Bytho Gjirokastra, vajti ne te s’emes, historia e hodhi ne kosh te plehrave, po kane mbetur keta zagaret qe i paguan celula e komunisteve te TEMAs. Te Premten te gjithe ju bytheqiret nostalgjike ne format e edukimit te stanet e Linosit, te diskutojme pallavrat e profesorit prej leshi Servet Koqe Pellumbi.

  33. shvejk says:

    Te kerkosh ndjekje penale per dike qe mendon ndryshe, ky po qe eshte enverizem, o shkrimtari qe nuk te lexon njeri.

  34. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Agron Tufa osht nga prejardhja nji BIRBO KOLABROCIONISTESH qe mbas Luftes se dyte Botnore sabotonin dhe bashkpunonin me Forcat e huaja serbo sllave qi donin te shkatrronin Shqypnin.Agroni dhe pse osht i talentu si Shkrimtar ne politik ka mbet nji SHURRAQ ZOGIST.
    Profesor SERVET PELLUMBI mbetet IKONA e SOCIALISTVE per nji shoqeri te drejte dhe te barabarte.
    Ik Goni i Saliut dhe gjith Hajdutave qi e shkatrrun vendin e shqiptarve.Dhe mos na permend Lituanin e venet Baltike se asnji prej ktyne nuk shkatrroi ato gjona qe u ndertuan ne Komunizem.
    Ik Gono dhe thyfsh katine me gjith kaçurrelat

  35. Mili says:

    Me keto qe thote ky Tufa tregohet qarte qe enveri paska pasur te drejte qe I futi ne burg e I vrau mire e mire. Po cfare shkrimtar leshi qenka ky. Ne France mbas luftes se II boterore DeGol vravi me shume se 1600 persona . Shikoje ne histori. Te njejten gje do kishte bere krahu tjeter nqs nuk do te kishte fituar Partia Komuniste.

  36. taraboshi says:

    O palo shkrimtar .Po e filloj me testimin qe 49% e shqiptareve kerkon sistemin socjalist . Mos u habisni qe per 4 apo 5 vjetet e ardheshme kjo mund te shkoje mbi 70%. Arsyet jane: 1-Popujt e botes dhe ky shqipetare po e shohin perdite se me sa shpejtesi po pasurohen kapitalistat shqipetare e te huaj ne korriz te popujve te tyre te varfer duke i shfrytezuar dhe rjepur deri ne palce .A po sheh qe 10%(keto kapitalista) kane pasuri sa 90 % e popullsise te cdo vendi kapitalist sa qe nuk dine me se cfare qefi u ka mbetur pa provuar ndersa familjaret e ketij 90% te popullsise mendojne me se te ushqejne familjen diten e neserme.Por ju nuk e paskeni problem sepse qenkeni majmur mire edhe ju.Pasurimi shume i shpejte i ketyre pak shqiptareve u be duke vjedhùr pasurine kombetare pra ajo qe i takonte popullit .SA PER LEVIZJEN E POSTRIBES SE SHKODRES PO TE PYES TY SI SHKRIMTAR (deshtak)QE JE TA MERR MENDJA QE POPULLI I ASAJ ANE FILL PAS CLIRIMIT DINTE GJE CESHTE KOMUNIZMI .JO OR MJERAN KETE E DIN GJITHE POPULLI SOT QE ATA KAN QENE TE GENJYER NGA NJEREZ QE ISHIN NE SHERBIM TE U.D.B.se JUGOSLLAVE QE ATA TE TREMBUR NGA LIGJET E SHTETIT I TRADHETUAN DHE ATA SI KOPE BAGETISHE ERDHEN DUKE U SHPREHE QE DO TI BIEM SHKODRES DHE VRANE DISA USHTARE TE PAFAJSHEM QE NE VEND QE TE DENOHET EDHE SOT KY VEPRIM I TYRE MERRÈT SI POZITIVE NGA DISA POLITIKAN ANTIKOMBETARE DHE PJESTARE I FAMILJEVE QE BASHKEPUNUAN ME PUSHTUSAT.Ju pyes ju si merret pushteti me arme apo me vote

  37. ore njerez ! ore shqiptar ! nguleni ne koke mire; “demokratet” shqiptar, nuk kishin lind para komunizmit . para komunizmit, kishim feudalizem turk, me pak shpresa per t’u bere…. feudal shqiptar . mos u keqkuptoni me identitein…. e naimin, çajupit, migjenit, pashko vases e ismail qemalit ATA ISHIN THJESHT PATRIOOOOT…… DHE KANE VLERE TE PA IMAGJINUESHME PER SHQIPERINE, por sot, duhen DEMOKRATE dhe demokratet, linden, ne fundin e epokes se enverit, kur dhe ne usa edhe europe, si rezultat i presionit te komunizmit, lindi, KARTA E TE DREJTAVE TE NJERIUT, qe ndryshoi demokracine borgjeze, ne demokraci sociale . dhe jo e jo, anadollako-feudale, si ne kohen e ahmet zogut . Pikerisht feudalo-anadollak, jane “DEMOKRATET” e sali berishes dhe bamir topit . MLIDHENI MENDJEN . nuk ka demokrate ,ne SHQIPERI . ka vetem anti-komnist, qe se njohin kurre demokracine . bejne pak perjashtim, SOCIALISTET, qe trashogojne pak DEMOKRACI, nga komunizmi, prandaj keto plehra tufa o tufza e i gjithe lloji e sorollopi i tyre jane kazani i psiqikes; otomano-feudale, qe duhen fshire nga faqja e dheut …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje