Azilantët, Franca ia "mbledh" Shqipërisë

12 Shtator 2017, 19:53Sociale TEMA

Qeveria franceze i ka ngarkuar disa detyra autoriteteve shqiptare për të frenuar fenomenin e azilkërkimit.

Top Channel zbardh pikat e marrëveshjes së arritur në muajin korrik në Paris, gjatë takimit të Ditmir Bushatit dhe Fatmir Xhafajt me ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb.

Në planin e veprimit parashikohet që Policia e Shtetit t’u kërkojë homologëve malazezë, atyre kosovarë dhe të Maqedonisë të intervistojnë çdo qytetar shqiptar që viziton një vend anëtar të BE-së përmes territorit të tyre.

Autoritetet franceze kërkojnë që në Shqipëri të zhvillohet edhe një fushatë sensibilizuese mbi penalitetet dhe dëmet që i shkaktohen vendit nga ky fenomen.

Në planin e veprimit kërkohet që në sistemin TIMS të lëshohet një alarm për të rriturit që kthehen në Shqipëri vetëm, kur kanë shoqëruar një të mitur në zonën Shengen.

Një nga pikat që parashikohet në planin e veprimit dhe që është përmbushur nga policia është edhe identifikimi i personave në gjakmarrje, për të cilën tashmë është ngritur baza kombëtare e të dhënave.

Franca do të mbështesë nga ana logjistike policinë e kufirit, ndërkohë që do të ngrihet edhe një grup pune i përhershëm nën drejtimin e zëvendësministrave përkatës të Brendshëm. Vetë ministri francez Gerard Collomb ka deklaruar se do të vizitojë Tiranën për të parë ecurinë e marrëveshjes.

Pak ditë më parë Top Channel raportoi se në Shqipëri, përveç një oficeri francez ka mbërritur edhe një oficer britanik dhe një italian që po monitorojnë masat anti-azil.

4 komente në “Azilantët, Franca ia “mbledh” Shqipërisë”

  1. Jak Boston says:

    Sa shume ka perparuar Shqiperia si me qene ne kohen e luftes se dyte boterore.

  2. Lili says:

    Eshte vetem fillim se collomb- it ,si kryetar komune te qytetit Lyon shqiptaret ne maje te hundes i kane pas ardhur..

  3. loni says:

    Teli me gjemba i Enverit u ngrit perseri.

  4. Toni says:

    Ca te bejne te shkretet shqipetare. Ja kane bo jeten sketerre keto politikane pisa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje