Me një sipërfaqe 6 herë më të madhe se Parku Rinia, Parku Qendror i Bulevardit të Ri do të jetë mushkëria e re e kryeqytetit. Pas sheshit “Skënderbej” dhe parqeve te Liqeni i Tiranës, në Farkë dhe Kashar, Parku Qendror do të jetë një nga pjesët më kreative të qytetit, i ngjashëm me parqet më moderne në vendet më të zhvilluara të Evropës.
Bashkia e Tiranës zhvilloi sot një dëgjesë publike për prezantimin e projektit dhe ku morën pjesë anëtarë të Këshillit Bashkiak, arkitektë, urbanistë, si dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se për herë të parë është gati një projekt i plotë jo vetëm për ndërtimin e Bulevardit të Ri, por edhe i zhvillimit të të gjithë zonës. Ai tha se është bërë një punë 2-vjeçare për studimin me detaje për përmirësimin dhe zhvillimin e zonës.
“Për herë të parë kemi jo vetëm projektin infrastrukturor të Bulevardit, por edhe të një lagjeje të tërë të Tiranës, që deri në përfundimin e saj do të ketë rreth 100 mijë banorë. Pyetja është: A do funksionojmë si qytet në kushte emergjence apo ndoshta duhet të mendojmë në terma afatgjatë?”, tha Veliaj, duke nënvizuar se ky projekt vjen si standard i një testamenti urban për qytetin dhe i planifikimit të çdo lagjeje, duke filluar nga vendodhja e çerdheve, kopshteve, shkollave, kanalizimet, uji, telefonia, interneti, si dhe gjithë infrastruktura mbështetëse si parqet apo këndet e lodrave.
Duke u ndalur në Planin Vendor për zhvillimin e zonës së re, kryebashkiaku shtoi se në mbledhjen më të parë të Këshillit Bashkiak do të miratohet edhe pjesa e fundit e tij, që është pikërisht projekti i Parkut Qendror. Duke e cilësuar një moment historik për Tiranën, Veliaj tha se puna do të vijojë pa humbur kohë me ritme të shpejta. “Jemi në një moment historik për Tiranën, ku për herë të parë kalojmë një plan të detajuar vendor për një mëhallë të tërë, e cila praktikisht do të bëhet nga fillimi. Në Bashkinë e Tiranës punojmë përditë sikur të jetë fushatë sepse në momentin e parë që humbasim ritmin e gjërave, atëherë edhe ky projekt do të bëhet si shumë të tjerë, që nuk mbarojnë kurrë”, theksoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se projekti i “Bulevardit të Ri” do të jetë një gjenerues të ardhurash për bashkinë. “Gjëja e parë që bëmë është 10-fishimi i taksës së ndërtimit. Ndërtuesit nuk janë të lumtur për këtë. Sot të bësh një pallat mesatar në Tiranë, duhet t’i paguash 1 milionë euro taksë bashkisë. Po si mendoni ju, me çfarë bëhen shkollat, kopshtet, çerdhet, me çfarë pastrohet Tirana, me çfarë mbillen pemët, me çfarë organizohet e gjithë infrastruktura e këtij qyteti, me çfarë lekësh ndërtohen të gjitha këto investime, nga Sheshi “Skënderbej” te ky bulevard, te rrugët, te këndet e lodrave, te çdo gjë që ne inaugurojmë përditë? Nga taksat. Dy mundësi janë, ose do taksosh ata që mund të mbajnë më shumë, që janë ndërtuesit, ose do taksosh ata që janë më pak, që marrin më pak, por që janë shumica e popullsisë, që janë familjarët”, theksoi Veliaj.
Ai tha se sipërmarrja do të kontribuojë jo vetëm për rritjen e të ardhurave të Bashkisë, të cilat do të përdoren për të mira publike, por njëkohësisht edhe për të gjeneruar punësim. Vetëm nga projektet e zhvillimit në bulevard, do të punësohen gjer në 30 mijë punonjës, duke dhënë një impakt pozitiv në ekonominë e qytetit. “Vetëm nga projektet e zhvillimit në Bulevard do të punësohen 30 mijë njerëz, që do punojnë vetëm për të ndërtuar këtë lagje të re të Tiranës. Janë 30 mijë rroga që shkojnë në shtëpi, janë 30 mijë sigurime shoqërore që paguhen, 30 mijë pensione nesër, fëmijë në shkollë. Kështu që, efekti ekonomik është po aq i rëndësishëm sa efekti urbanistik i qytetit tonë, efekti që sjell pastaj me punësimin, me zhvillimin, me vlerën e pronës, me gjithë bizneset që do të zhvillojnë”, u shpreh Veliaj.
Projekti i Bulevardit të ri do të rrisë jo vetëm gjelbërimin në kryeqytet, por njëkohësisht do të zgjidhë edhe disa çështje të strehimit në Tiranë. “Tirana është vend i mundësive. Ajo është e destinuar të rritet dhe kemi dy mundësi: të bëjmë sikur kjo nuk ekziston dhe sikur nuk e shikojmë ose ta pranojmë që ky është fakt, me të cilën duhet të përballemi dhe të planifikojmë”, tha ai. Vetëm me projektin e kredive të buta, në kryeqytet priten që të shiten rreth 1 mijë apartamente. Kryebashkiaku Veliaj tha se në ato zona ku Bashkia ka ndërhyrë për përmirësimin e infrastrukturës vlera e pronës është rritur, ndërsa për apartamentet e reja, pavarësisht taksës së vendosur për ndërtuesit, çmimi ka rënë.
E morem vesh qe do bohet, po ku do bohet se morem vesh ??
Do me thene,qe ne banoret e Tiranes,tani packa se prane pallateve tona nuk ka lulishte,peme,pasterti,kanalizime,trotuare te lira nga kafenete,qente rrugace dhe p-lehrat qe kuterbojne eren e qelbur,ketej e tutje duhet te mbushim “serbatoret” e mushkrive me oksigjen ne parkur e ri gjigand tek lumi i Tiranes!
Bravo ,lal Eri,se reklamen e ke te madhe per te huajt,por per ne shqiptaret je vetem nje i pa afte,bile me keq!
Sikur te ka nxjerre Rama prej hundesh,per reklamaxhi!
@antonio
Ti Antonio i ke mbushur “serbatoret” e mushkrive me eren e mutit dhe shurres qe derdhej ne Lane ne kohen e Salushe Qoftelargut prandaj ske nevoje per kete Park.
Ne Tirane nuk ka me papunesi se e zgjidhi problemin Lali Eri.Disa i punesoi tek Pazari Ri,disa tek parku Liqenit ndersa tani 30 mije vete ne Kashar,e filloi mbare kur protestoi me punonjesit e bashkise ne oborrin e gjykates Apeli kur zhvillohesh seanca per pallatin qe po e ben vete 24 kate.
Lum si NE o xha mero 30 mije ketu e 30 mije atje duhet te kerkojme ndime per fuqi puntore
Tamam si NE kohen e komunizmit nga fitorja NE fitorje (vetem me nje ndyshim se:Atere theshim edhe bar do hame dhe doren nuk ja shtrime armikut ndersa Tani Bar po hame. ne b….the do ta hame vetem partine ta kemi te Forte
@AZ… Po t prit o burr mos u merzit. Prit se do vije Luli e ta tregon ai pastaj se çfare puneson me kto fonde.
Ky lajm eshte nje tmerr i vertet per Loliten, Nismen Thurrje, dhe Qytetaret per Parkun.
Do bejne akoma gam gam neper facebook. Ajo u ka ngelur.
30 000 me te reja apo te vjetra?
Sa mijra nga keta do jene bahcevane ?
Dhe e fundit…cili gazetar e ka shkruar kete pacavure ?
Bravo lali Neperka. Bravo dhe lali Mero. Jeni te dy shembulli me i dobet per shqipetaret. Genjen lali neperka. Shumefishon genjeshtren lali Mero.
Do punësohen 30 000 persona ?!?!
Jo me jo se talleni
Aty nuk ka park. Te pakten nga keto foto. Beton kishte. Kjo eshte e sigurte.
Keshtu qe Parkut Rinia dhe Parkut te Liqenit vazhdoni t’ia rruni por fort.
vetem park nuk pash aty…shume beton dhe ca shkurre…dhe ndonje vije uji….mjaft bote pare me ato sheshet qe pikojne uje po burojne pare per disa…..dihet qe germimet dhe betonet burojne
….
Per ndertimin e nje meter katror, ndertuesi shpenzon rreth 250 euro dhe e shet minimumi 800 euro metrin katror, Fitime kolosale!.. per standartin e Shqiperise Shume pak eshte taksa 1 milion euro sepse jane pasuruar dhe pasurohen ne menyre te padrejte ndertuesit.
Erion Veliaj po nderton “Kombinatin Metalurgjik si veper te partise”,duke investuar ne lagje te reja gjigande,ku atje nuk banon asnje kembe njeriu sot per sot!
Ndersa ne Yzberish,ku banojne mbi 50 mije vete,nuk ka investuar asnje qindarke per rruget e pa shtruara,me pluhur e balte,per kopshtet e cerdhet shteterore ku mijra femije nuk kane ku te shkojne,nuk ka asnje lulishte,pa folur per kende lojrash etj,etj!
Ku i con dhjetra e qindra milione leket qe merr nga banoret e Yzberishit si taksa pastrimi,gjelberimi e arsimi,o zoti krye bashkiak?
A na quan edhe ne banore te Bashkise Tirane,apo na trajton si cecene?
Mos duhet qe te ftojme ndonje ambasador te huaj ne Tirane,per vizite ne Yzberish,qe t’u nxjerre kallajin puneve te tua prej show man-i?
Turpi ju mbulofte qe na trajtoni si dikur kosovaret nga serbet!
Opa do te plasin qoftet edhe andej. Lali Eri ne lufte me Lulin si kampione te genjeshtrave.
Mire, shume mire, shume shume mire. Vetem se une park nuk pashe. Pashe plot godina betoni, pashe siperfaqe te sheshta prape te betonizuara, pashe nja dy basene betoni te mbushura me uje, dhe tek tuk ndonje … peme.
Uroj te jem une gabim e te dalte per se mbari projekti.
Bravo, po e ndryshon ate qytet
O burra se na shpëtoi shurra urraaaaaaa
Po pse ore nuk e besoni nje here te vetme kete mashtruesin… jo vetem qe do hape vende pune por do mbjelle edhe 30000 rrenje fiq per ata qe nuk punojne. Keshtu edhe rrime exhe fiqte i hame pa leke se na i ka mbjelle xhaxhi Eri kalanderi. ?????