FOTOT/ Historiku i veçantë i Urës së Mesit në Shkodër dhe arsyeja pse është “bekim” për çiftet e reja

12 Shtator 2017, 13:04Turizëm TEMA
FOTOT/ Historiku i veçantë i Urës së Mesit në

Nga Besar Bajraktaraj

Ura e Mesit, monument kulture dhe simbol i qytetërimit të lashtë, është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj. Turistët e huaj që zgjedhin të vzitojnë Shkodrën, është e pamundur të mos kalojnë dhe të vizitojnë Urën e Mesit.

Një atraksion i veçantë është kthyer edhe për turistët vendas dhe sigurisht shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës.

“Bekim” për çiftet e reja

Pa frikë mund të thuhet se kjo urë është kthyer në një “bekim” dhe për çiftet e reja, ku të shumtë janë ato që zgjedhin të kalojnë mbi këtë urë. Ky fakt konfirmohet dhe nga fotografi dhe kameramani, Ilirjan Kallaj i cili pohon se janë të shumtë çiftet që zgjedhin Urën e Mesit me rastin e martesës së tyre.

Sipas tij deri më tani kanë qënë të shumtë banorët e zonës të cilën e kanë frekuentuar këtë urë, por tashmë interesi është rritur për ta frekuentuar nga çiftet e reja, nga jashtë zonës. Çiftet që e frekuentojnë janë nga rrethinat e qytetit të Shkodrës, por edhe qytetet e tjera.

“Gjatë vitit numri i çifteve të reja që vendosin të vizitojnë Urën e Mesit, me rastin e martesës së tyre, shkon mbi 50”, thotë Kallaj.

Ura e mesit është një ambient pikturesk për zhvillimin e videoklipeve të ndryshme, jo vetëm për dasma.

Atraksion për turistët e huaj

Ura e Mesit është kthyer dhe në një pikë tërheqëse për turistët e huaj që përzgjedhin të vizitojnë qytetin e Shkodrës.

Për të huajt, artitektura e urës mbi lumin Kir është intriguese: e gjitha me gurë të latuar dhe pllaka guri.

Gjatë bisedave me banorë të zonës lidhur me frekuentimin nga turistët e huaj, mësojmë se më të shumtit që e vizitojnë janë nga vendet e lindjes, por edhe nga evropianët. Turistët janë kryesisht nga Rusia, Çekia, Polonia, Austria, Gjermania, Anglia, etj.

Gjatë një viti Urën e Mesit e vizitojnë më shumë se 3 mijë turistë të huaj, shifër kjo që pritet të rritet nga viti në vit.

Të dhëna mbi urën

Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë . Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

Në bazë shikohet qartë se nuk është lineare. Por merr një anim prej 14° drejt anës së ulët rreth 5 m në të djathtë të harkut të madh. E detyruar nga shkëmbijt e shtratit të lumit. Mund të shohim prej teknikave të ndërtimit se Ura e Mesit ka dy faza ndërtimi. Faza e parë pau ndërtimin e harkut qëndror dhe 3 tjerëve pranë, dy në të majtë e një në të djathtë.

Në fazën e dytë të ndërtimit, Kiri mbuloj urën dhe si pasojë u ndërtuan harqet e vogla si ndihmesë në secilin skaj. Sot ura ka 13 harqe. Më i madhi në qendër, ka një pasqyrë prej 21.5 m, i mbajtur nga brinjë dyfishe me gjërësi 1,08 m. Ura ka pësuar shumë dëme nga koha, moti dhe vërshimet e lumit[1], por në Maj 2010 u mundësua përfundimi i rinkonstriksionit të urës dhe përshtatja për këmbësorët. Ura e mesit është ura më e gjatë e ndërtuar nga osmanët në Shqipëri, me gjatësi prej 108 metrash.

Legjenda e ‘ Urës së Mesit’

Një tregtar turk në ndihmë të disa banorëve të zonës hapi disa gropa për të shuar gëlqeren.  Për gati 20 vite fshatarët e priten tregtarin për të ndërtuar urën. Më në fund ai erdhi, mblodhi banorët, e fillio ndërtimin e urës. Gëlqerja, që kishte qëndruar për 20 vite në gropa, kishte një fortësi të tillë sa i lidhi mjaft mirë gurët e urës. Sipas legjendës, kjo urë është ndërtuar me gur dhe gëlqere të shuar, pa cimento e hekur.

Rama: Ura e Mesit në Shkodër, e përfshirë në programin e restaurimit, IPA 2017

Ura e Mesit në Shkodër është një monument i rrallë për teknikën e ndërtimit dhe vlerat arkitektonike, ndërtuar në vitin 1768.

Kryeministri Edi Rama në muajin Maj ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook”, një imazh spektakolar të Urës së Mesit, monument i përfshirë në projektet e programit IPA 2017 për restaurim.

“Ky monument është përfshirë në projektet e programit IPA 2017 për restaurimin e plotë të 13 harqeve elegante të urës, rehabilitimin e peizazhit të mrekullueshëm të rrethinave të lumit Kir dhe për restaurimin e Kalasë së Drishtit”, shkruante Kryeministri Rama./

8 komente në “FOTOT/ Historiku i veçantë i Urës së Mesit në Shkodër dhe arsyeja pse është “bekim” për çiftet e reja”

  1. kanina says:

    Ura e Mesit, monument “lashtësie” e ndërtuar më 1768 (??!!)… Ura e Mesit, monument kulture i shqipove, por… e ndërtuar nga Turqit…(???!!!) Shqipëria ka plot monumente, të lashta, mesjetare dhe të mëvonëshme, por asnjë (absolutisht asnjë) prej tyre “NUK FLET SHQIP”… Ky është një fakt, që ftoj Xhufin (si historian i madh) të ma shpjegojë…dhe jam gati “të kthej mëndje”…

    1. Arrza says:

      Me kete idiotllik qe the, me kujtove nje miken time greke qe kur po ndertoheshin stadiumet per Olimpiaden ne Greqi tha ” ..kot mburremi. per te ndertuar stadiumet na i ndertuan shqiptaret, arkitektet i kemi hollandez, parat na i dhane gjermanet, vetem emrin ja vume ne”. Ja dhe kjo puna e ketyre. Mos po mendon zotrote se erdhen mongolet qe nga anadolli e ndertonin ura? Stili i urave eshte Osman ( jo turk sic gabimisht thua, se turk si koncept perfshinte nje sere etnish myslymane, perfshi dhe greket e konvertuar ne myslyman) kurse ndertuesit jane fare mire zanatcinj shqiptar. Meqe e paske njohurin e limituar, zanatcinjt shqiptar per punim guri ishin me fame ne Perandori Osmane, ashtu sic dhe arkitekt. Tani se cfare quan ti arkitekture ” qe s’flet shqip”, sigurisht eshte mendim prej nje injoranti 20 karatsh, pasi Shqiperia ka qene ne sundime perandorish dhe sigurisht do kete stilin e perandorive qe kane kaluar. Por kjo s’thote asnje gje per popullin e nje vendi, perkundrazi eshte vlere qe duhet ruajtur.

  2. buxhingla says:

    @ Kanina

    Ky artikull eshte pak konfuz – kartikull shkruesi thote:
    1) Ura u ndertua nga Mehmet Pashe Bushati ( ky nuk eshte Turk) keto jane bushatllinjt e Shkodres.
    2) pastaj sipas legjendes- ura u ndertua nga nje turk.
    Spiegimi i kesaj qe shkruan kartikull shkruesi mund te jete qe Mehmet Pashe Bushati (Shqiptar i mutslimanizuar) ka punesuar nje turk te beje Uren.

    Persa i perket pyetjes qe i drejton ti Xhufit – fatkeqesia qe asgje nuk flet shqip pervec banoreve te ketij trualli eshte fakti qe kemi qene te pushtuar gjate gjithe historise –
    1) Te pushtuar nga Roma qe solli krishterimin ne Trojet Shqipfolese – dhe duke qene te pushtuar me shekuj te tere , kuptohet qe eshte pushtuesi ai qe nderton dhe jo i pushtuari.
    2) Te pushtuar nga Turqit – qe sollen Mutslimanizmin ne Trojet Shqipfolese – dhe ky ka qene pushtimi me cnjerezor qe kemi kaluar (por prape jemi ketu) Ishte pushtimi turk qe shkaterroi/dogji/ rrafshoi gjithcka (tamam ashtu sic ben ISIS sot), ndryshoi edhe njeriun duke i ndryshuar fene por nje gje qe nuk mundi ta ndryshoje eshte GJuha Shqipe.
    Perdori te gjitha menyrat per te shuar nje komb te tere e nje gjuhe te vjeter duke mos lejuar shkolla ne gjuhen shqipe (tamam si lartshkerdhatesia e tij janullatos)……… Prandaj i dashur/ e dashur Kanina pushtimi yne gjate gjithe historise qe njohim nuk ka lejuar qe monumentet te flisnin shqip pasi pushtimi na ka lene te burgosur / te prapambetur….. te jesh i prapambetur pasi ke qene gjithe jeten i burgosur nuk eshte mekat, eshte fatkeqesi.

    1. Arrza says:

      Shume dakort me komentin tend.

  3. Arrza says:

    Po na i nxirni komente qe i kemi bere ketij presorit anonim z. Kanina. Te pakten na thoni qe te mos harxhojme kohe here tjeter.

  4. nord.al says:

    NJi mut kane ndertuar turqit. Ate e kane ndertuar venecianet qe ne shekullin e 14-te. Ajo sherbente per te lidhur Shkodren me Drishtin, qytet qe turqit e zhgaterruan plotesisht qe ne shekullin e 15-te sic zhgaterruan cdo shenj qyteterimi ne Shqiperi

  5. vang says:

    Qe URA E MESIT eshte nje objekt me vlera arkitektonike nuk e ve njeri ne dyshim por dy gjera na ”habisin”.Se pari ajo (ura) nuk eshte e lashte ashtu sic e komenton gazetari ,sepse ai/ajo nuk e ka te qarte si ndahen epokat.Ajo eshte ndertuar para 245 vjetesh dhe jo para 24.ooo vjet.Keto mesohen sic thoshim ne”7 vjecare”.Dhe e dyta qe dikush mund te mendoje se e embelson shkrimin me ”gojdhanen” per mbaresine e te porsa martuarve duke kaluar mbi ure, na” perforcon” vlerat e verteta qe ajo ka .

  6. XX says:

    sipas titullit,pyes: Perse eshte bekim per ciftet e reja ???? Nuk na e thate|

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje