Mustafa Nano: Myslimanët shqiptarë duhet t'i kthehen Islamit tonë të traditës, që ka qenë patriotik, laik, proeuropian

12 Shtator 2017, 21:40Sociale TEMA

Publicisti dhe gazetari Mustafa Nano ishte i ftuar në Forumet UET, në një debat me pedagogët dhe studentët e Universitetit Europian të Tiranës mbi tezat e tij për fenë dhe identitetin kombëtar, që kanë ngjallur debat publik

Islami nuk duhet të jetë një temë tabu për debatin publik në vend. Mustafa Nano, gazetar, publicist dhe autor i disa librave që kanë ngjallur debat, beson se liria e fjalës duhet të zbatohet edhe kur vjen fjala për tema të ndjeshme, siç janë ato fetare. Ai e sheh debatin e hapur si mënyrën më të mirë për t’u përballur me sfidën e marrëdhënieve mes feve.

Pas publikimit të një analize të gjatë në gazetën Mapo me titull: “Politically incorrect: Çfarë nuk shkon sot me Islamin shqiptar?” Nano e preku sërish temën në një debat me studentët dhe pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës të martën në mbrëmje i ftuar në formatin e Forumeve UET me temë “Reformizmi vs Populizmi”.

Sipas tij nuk duhet të ketë temë tabu. Ashtu siç është folur mbi krishtërimin, Jezu Krishtin, ashtu siç janë bërë për këta me dhjetra libra kritikë, ashtu duhet të flitet e debatohet, madje dhe të bëhet humor edhe me islamin dhe profetin Muhamed. Sipas Nanos, Europa është dorëzuar përballë islamit dhe rrezikon t’i bëjë varrin vetes, qytetërimit të saj në të ardhmen.

“Konvertimi në fenë islame është proçka më e madhe që kanë bërë shqiptarët në historinë e tyre”, pohon Nano. “Po kësaj gjëje nuk kemi se ç’t’i bëjmë tanimë. Myslimanët janë këtu, janë tanët, janë shqiptarë me titull të plotë, dhe këtu kanë për të qenë jetë e mot, derisa të ekzistojë Shqipëria”, saktësoi ai.  Më tej ai thekson se tradita islame që kanë shqiptarët ka një dimension properëndimor që duhet ruajtur.

“Europa dhe sidomos establishmentet politike janë duke u dorëzuar përballë presionit që vjen nga muslimanët, të cilët sigurisht, janë duke kërkuar të drejtën  e tyre për të jetuar në bazën e traditës që kanë. Këtu kemi arritur në një pikë, që ti për jezu krishtin mund të thuash cfarë të duash, mund të përdorësh termat më të rëndë, janë bërë dhe libra.. kritikë, fyes, skualifikues për për profetin e të krishterëve, për Krishtërimin, ndërsa për islamin ti nuk thua dot gjë. Askush nuk thotë dot gjë. Të gjithë janë dorëzuar në këtë klimë. Dhe po të thuash diçka, të thonë islamofob. Ose të thonë “pse po na ofendoni?”. Të vjen t’u thuash: ‘Po ofendoheni? Ok, shumë mirë, ofendohuni, punë e madhe. Ju duhet të mësoheni të ofendoheni, ashtu si janë mësuar edhe të krishterët’. Dhe këtu intelektualët europianë të së majtës, janë bashkuar, ka një lloj solidariteti me të gjithë atë pjesë muslimane që shfaqet lëkurëhollë në këto rrethana, dhe unë këtë lloj asimetrie nuk e kuptoj dhe kjo lloj asimetrie, nëse lejohet të vazhdojë kështu, do të ndryshojë Europën. Unë mendoj që njerëzit kanë të drejtë ta thonë atë që mendojnë për Krishtërimin, por kanë edhe të drejtë ta thonë atë që mendojnë për islamin.”- theksoi ndër të tjera Nano.

A ka nevojë islami shqiptar për reformim? Kjo pyetje sipas Nanos nuk qëndron nëse do ta krahasonim me reformimin që ndodhi me Krishtërimin.

“Reformimi, kjo është një gjë që që po diskutohet, reformimi i botës islame, sepse bota islame është në një krizë, ka probleme. Ka shumë intelektualë, klerikë e teologë të Islamit që janë në krahun reformator. Mirëpo ka një problem, sepse shpesh herë i referohemi reformacioni europian, dhe themi: pse s’po del një Martin Luter në botën islame? Harrojmë se është një situatë krejt tjetër. Martin Luteri dhe gjithë reformatorët e tjerë të shek. 16 dhe 17 dolën, duke thënë se ‘të krishterët i kanë ikur mesazhit burimor, mësimeve të Krishtit, prandaj duhet të kthehemi atje, në burim’. Ndërsa tek bota islame ëshstë sfida e kundërt. Myslimanët nuk është se i kanë ikur burimit. Ata po insistojnë të rrinë te versioni burimor i Islamit, dhe në këto rrethana reformim i Islamit do të thotë t’i ikësh burimit, t’i ikësh shekullit VII e të vish në shekullin XXI. Praandaj, nuk mendoj se ka nevojë për një Martin Luter, nuk mendoj se ëhstë kjo ajo që i duhet Islamit. Prandaj, jam një çik pesimist për reformën e islamit në botë. Ndërsa në Shqipëri, zgjidhjen e shoh  shumë të qartë, islami shqiptar është islam i vjetër. Ne duhet të mësojmë nga Europa sepse jemi axhaminj, duhet të marrim prej saj demokracinë, kulturë politike, e mjaft gjëra të tjera, por përsa i takon Islamit nuk kemi se ç’të mëspjmë. Ne jemi më ustallarë se ata në këtë pikë, pasi islamin e kemi tonin, e kemi të vjetrë, e kemi 500 vjecar. Kemi një islami tonin, të markës shqiptare me të gjitha tiparet që ka. Këtu vetë komuniteti duhet t’i dalë për zot kësaj tradite. Madje, këtu e shoh zgjidhjen e problemit fetar në Shqipëri:”Myslimanët duhet të rekuperojnë traditën e tyre të Islamit, që është laik, properëndimor, atdhetar”.

Nëna e Skënderbeut, “shoqëria u mbyt në një pikë ujë”

Debati më i nxehtë i verës në media ka qenë padyshim deklarimi i Nanos se nëna e Skënderbeut, Vojsava Tribalta, ka qenë sllave”, por autori i thënies beson se debati që lindi prej kësaj thënieje times, e që zgjati disa javë rresht, e që u zhvillua me tone të nxehta, “tregoi se shoqëria shqiptare mbytet me një pikë ujë. As që ishte nevoja e atij debati; unë mendoj se ai debat, i ngritur mbi një çikërrimë, madje mbi asgjë, na turpëron të gjithëve”.

Pastaj vijoi: “Unë bëra një gabim, gjatë bisedës me studentët në Vlorë u shpreha “ajo ishte serbe”, në një kohë që në kokë e kisha “sllave”, por reagimi erdhi në të nxehtë dhe shumë nervoz. Mua më shokoi reagimi dhe paniku akademik, i natyrës “ca thotë ky”, a thua se unë po thoja që nëna e Skënderbeut  është gamile apo xhirafë. Ndërkohë që thashë është sllave.  Martesa mes sllavëve dhe shqiptarëve ka qenë diçka rutinore, diçka që ndodhte shumë më shopesh se saa e mendojmë sot. Kështu që ky lloj  paniku akademik m’u duk shenjë e faktit që shoqëria jonë mbytet me një pikë ujë. Nuk kishtë asnjë arsye për të bërë gjithë këtë debat, edhe sikur ta merrnim për  një sajesë timen, provokacion timin, apo për një gjë të thënë nën motivime të liga, që unë u shërbej sllavëve apo grekëve, edhe sikur ta merrnim kështu, nuk është se thashë ndonjë gjë që do trondiste në themele kombin shqiptar. Thashë një gjë që në atë periudhë mund të ndodhte fare mirë, siç i ndodhi vëllezërve dhe motrave të Skënderbeut, që u martuan me sllavë”- komentoi Nano.

Akademia, në gjumë, e izoluar, pa asnjë ndikim

I përfshirë në debatin për reformimin e Akademisë e Shkencave pas denoncimit publik të profesor Artan Fugës se ishte kërcënuar, Mustafa Nano, tha kritikoi mendësinë e “heshtjes” e të “izolimit” së akademikëve, por e cilësoi Fugën të “llastuar”.

“Në lidhje me Artan Fugën më bëri përshtypje një eksitim i tij, në momentin që Sali Berisha u shfaq solidar me të, në momentin që ky i fundit e ushqeu sendërgjinë e kërcënimit që medemek i ishte bërë Fugës. Zhurma lidhur me kërcënimin ishte një llastim i pakuptueshëm i Fugës. Dhe Fuga, në vend që ta prapësonte solidaritetin e Berishës, në vend që t’i thoshte se “nuk ëhstë nevoja, nuk ka nevojë ta teprojmë”, e përshëndeti me shumë ngazëllim. Në një kohë që Berisha kish thënë se “kërcënimin e kish bërë Noriega i Shqipërisë”. Ky lloj eksitimi i Artan Fugës në këtë rrethanë më bëri shumë përshtypje. Sigurisht e mbështes  atë në lidhje me kauzën që po përfaqëson, më vjen mirë që kauza e tij ka fituar terren, sepse më duket që ka të drejtë, akademia e shkencave është një gjë e antrofizuar, sipas meje”- u shpreh Nano.

Ndërsa akademinë ai e cilësoi “një institucion akademik të izoluar”. “Akademikët kanë krijuar një kullë të fildishtë, nuk marrin pjesë në asnjë lloj  debati që bëhet, të natyrës publike, gjithë bota po zien nga debati për  fetë, nga debatet mbi konfliktin e qytetërimeve, në Shqipëri gjithashtu ky debat është i kohës, dhe do të jetë gjinjë i kohës. Mirëpo akademikët heshtin, nuk ndihen”, tha Nano, duke shtuar se ka përjashtime, megjithatë, me akademikë që përfshihen realisht në debate.

15 komente në “Mustafa Nano: Myslimanët shqiptarë duhet t’i kthehen Islamit tonë të traditës, që ka qenë patriotik, laik, proeuropian”

  1. Anastas Prodani says:

    E leshove prape o Muçi

    1. ay qy says:

      Muc Muc, dalngadale po terhiqesh o kokbole. Nga “serbe” na e mesatarizove ne “sllave” ate Vojsaven ? Dalngadale do e cosh ne “provosllavna”, pra qe thjesht i perkiste kishes sllavone (kisha kristiane qe perdorte gjuhen sllave si gjuhe liturgjie) ? Pastaj do thuash qe ishte shqiptare e kishes sllavone (sic jane shqiptaret orthodhokse te Rekes, se Dibres se Madhe ne Pollog) ? Pastaj do thuash se ishte shqiptare e mos na cani koken ?
      O Muc o katunar, ti te nderrosh 7 lekure qytetar nuk behesh kurre ? ? ?

    2. me thene te drejten says:

      ISLAMI ESHTE ANTISHQIPTARIZEM!
      Ne fakt islami eshte antishqiptarizmi me i rrezikshem! Te gjithe duhet ta dine se ne islam nuk ka atdhe dhe komb! Atdheu dhe kombi ne islam quhet pikerisht vendi dhe populli qe eshte nen islam,pra s’ka rendesi origjina e popujve! Nese dikush eshte ne islam,atdheu dhe kombi i tij eshte njesoj me atdheun dhe kombin e dikujt tjeter qe eshte po ne islam,pavaresisht se origjina dhe vend-ardhja mund te jene krejt te ndryshme! Pra nje shqiptar ne islam eshte vella me nje sllav ne islam,me nje arab ne islam,me nje afrikan ne islam,me nje kinez ne islam,me nje afgan ne islam … e keshtu me rradhe,por nuk eshte vella me nje shqiptar jashte islamit (qofte ky ateist,agnostik apo besimtar i cdo feje tjeter)!!! Islami pra ka karakter perjashtues! Eshte kjo arsyeja qe islamistet shqipfoles shkojne dhe luftojne ne Siri,apo mbrojne dhe perkrahin terroristet arabo-palestineze! Sepse islamistet konsiderojne atdhe dhe komb te tyrin vendin dhe popullin ku sundon islami,jo Shqiperine dhe shqiptaret! Te qenit islamist do te thote antishqiptar,ky eshte detyrim i fese islame! Kjo eshte e njejte edhe per gjithe anti-kombtarizmat e tjere,jo vetem per anti-shqiptarine.Islami nuk njeh komb dhe atdhe!
      Islamizmi eshte antishqiptarizmi me i neveritshem dhe me i shemtuar!
      ISLAMI ESHTE ANTIHUMANIZEM!
      Islami “fe paqesore”!? Ja pjese (ajete) nga Kurani qe deshmojne te kunderten :
      1. “Luftoni ata derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve (politeistëve) dhe derisa të aplikohet vetëm feja për All-llahun…” [2:193 ]

      Komenti:
      Ky është urdhër i Muhametit i vitit 624, kur sapo ka filluar sulmet kundër arabëve të besimit politeist (idhujtarëve), Pra, Muhameti urdhëron bandat e tij të sapoformuara për t’i luftuar bashkëvendasit e tyre “deri sa të aplikohet vetëm feja e All’llahut” – Islami.

      2.“Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten, të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Ky është poshtërim i tyre në këtë Bote. Në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” [5:33]

      Komenti:
      Përcaktim konkret, tepër kriminal, i Muhametit, se si duhet të dënohen ata që e kundërshtojnë ate, i cili në këtë rast është maskuar si “i dërguar i All’llahut”..

      3.“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, derisa ta pagojne taksen (xhizjen) në dorë, e duke qenë të mposhtur.” [9:29]
      Komenti:
      Urdhër tepër konkret i Muhametit. Në këtë urdhëresë u është lënë një alternativë jo-myslimanëve të mbijetojnë duke pranuar që të japin haraç bandave kriminale, të komanduara nga Muhameti.

      4.“O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre…” [9:123]
      Komenti:
      Muhameti thërret / urdhëron besimtarët e tij (myslimanët) që t’i luftojnë fqinjët e tyre.

    3. .. says:

      Thenie e mencur….”procka me e madhe Historike e Shqipetreve ishte konvertimi ne Islam”
      Filozofia sipas Platonit i takon Elitave (sepse ata kan interes), kurse mileti do Peralla z. Nano.
      Kete thenie e perjetoj dhe vet Krishti prandaj mileti e kryqezoj dhe Elitat mendore e ben Profet.

  2. e di sa te shara, ha per ty, une mustafa ? myslyman laik dhe pro…stitute te moralshme ….nuk ka . dmth u trembe, nga “presioni” i botes se turmes edhe ti ???

  3. tepeleku says:

    Muslimanet e Shqiperise, qe e ndjejne vehten shqiptare do ishte me mire te konvertoheshin ne te krishtere, ashtu sic kane qene para pushtimit.

  4. bregu says:

    C`eshte ky idjot me emrin muc-nano ??????????????
    Nuk e kuptoj si i jepet kaq hapsir ktij far sharlatani ….

  5. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    gjithe tradhetaret,antishqiptaret,antigjitone e antievropiane kane qene nder shekuj vec ………….sumqire muslimone!

  6. Projekti says:

    Dakort jam por do shtoja te rikthehet edhe taksa e xhizjes per qafiret.

  7. Ateist says:

    Jo ata duhen te behen xhuxhe gjigand !!! Bjerini mbas ferres. Ata duhet te lene fene.

  8. Julian says:

    O Mustafa……… Islami Shqiptar ka qene qe te mos paguanin taksa ne kohen e Turqise dhe qe te merrnin ndonje Lek ne kohen e Demokracise. Keta Docat nga Lindja e Mesme qe martohen me Kushurirat e Para ua shpelane Trurin. Lexo ndonje liber nga Evropa te mesosh historine e Islamisteve Shqiptare.

  9. astrit says:

    Ky s’mush! o bela me keta provincialet kur kendojne solo!

  10. shvejk says:

    Islam laik??? Mbase nje kurve pa p.. dh do gjendej me kollaj.

  11. dorian says:

    E frikshme çka po ndodh ne shqiperi sot! Ne tlevizionet me plublik te gjere na paraqesin nji satanist françez qe jav fut ne b.the çdo nate vajzave shqiptare ne te njejtin shtrat dhe e i thone publikut shqiptar se kjo esht nji gje konstruktive dhe e mire. Kjo gje mund te ndodh vetem me bekimin e satanistit edi rama, dhe qeveris se tij. Dhe dalin do flliqesira si ky nano dhe propagandojn se feja islame qenka nji problem ne shqiperi!!! Ky duket nji skenar i organizuar per te fut shqiperin ne lufte ndermjet ne njeren ane besmitareve musliman dhe te krishter kunder satanistave te edi rames.

  12. Pellazgos says:

    Pyetja eshte,me Rilindjen Evropiane qe nuk u konsolidua kurre ,apo me Dogmat.
    Filosofia,shkenca ,llogjika e njeriut nuk e pranon Krishterimin dhe Krishtin Zot nga budallenjte dhe atyre qe po e perdorin per budallenjte.
    Zoti eshte Nje thone te gjitha Fete.
    Atehere pse urrejme,luftojme,vrasim njeri tjetrin kur kemi te njejtin Zot?
    Kush beson ne Zot nuk i del perpara Atij,por e le Ate te “vendose” Drejtesi,Hakmarrje,Qetesi.
    Dogmat nuk kane asgje te perbashket me “Zotin” por jane te bazuara ne disa perralla qe te paraplanisin njerezit,duke ofenduar edhe vete Zotin qe eshte thjesht Njeriu.
    Dikush ka thene qe,ne qofte se nje njeri e dije mesatare pasqyron Zotin,atehere Aristoteli eshte me i Madh dhe me i dobishem se Zoti.
    Mos me thoni qe injoranca,idiotlleku nuk ka egzistuar dhe egziston.
    Larg duart nga Dogmat e injoranteve dhe idioteve,se po shkaterrojme kete bote te bukur dhe ta bejme jeten me te mire dhe me te bukur e vetmja Fuqi e Natyres njerezore qe ndryshon njeriun dhe Boten eshte Filosofia,prandaj Greket e Lashte nuk mund te gabonin edhe ne konceptin per Zotin.
    Kur themi Athina themi Sofine,Dijen qe pa ato nuk mund te kete Drejtesi,mos prisni nga Qie.li,Zoti eshte brenda nesh.
    Sejcili nga ne ka nje Zot,si ai i cmendur,femije qe nuk dine akoma cfare eshte Zoti,por nuk mund te kemi nje Zot me kriminelet,hajdutiet,servilat qe duhen denuar dhe reabilituar dhe jerezit e mire,te ndershem,te sinqerte.
    Ne fund te fundit,une nuk di ne asnje vend te botes qe Feja nuk ka lidhje me Politiken,hajdutet e popullit.
    Ne qofte se Zoti eshte edhe Politikane kete nuk e dija.
    Feja nuk mund te mbijetoje pa politiken eshte si peshku pa uje,kete e tregon edhe Feja Myslimane e Turkut ne Shqiperi!
    Kjo ka qene “deshira” e Allahut te vije nga pushtuesit turq?
    Zoti Mustafa,nuk ka Fe moderne,radikale,emancipuar etj,eshte si femra,ose eshte me barre ose jo,keshtu edhe me Fete ose beson ne ate qe shkenca,jeta,llogjika nuk e pranon qe Krishti nuk eshte Zot dhe nuk ngjallet ose e besin dhe ne te semes marredhenit njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje