Lulzim Basha, një i tepërt në politikë që nuk mund të shpëtohet nga vetvetja

14 Shtator 2017, 09:15Politika TEMA

Lulzim Basha është i detyruar të pranojë se partia që ai drejton është në krizë të rëndë.

Jo përmes një deklarimi të vet, pasi duket se nuk e disponon këtë stof lidershipi, as përmes Edmond Spahos, i vetëstërvitur për skriptet politike të kryetarit.

Por përmes faktit se qëndrimet e djeshme të Sali Berishës, janë në thelb arsyetimi dhe apologjia e munguar për situatën e krijuar.

Ish-kryetari i PD-së ka bërë atë që duhet të bënte kryetari, duke kredituar nga autoriteti i vet një lutje në formën e analizës autokritike, në emër të së cilës u kërkohet demokratëve të qetësohen dhe të lënë një shans të fundit për Lulzim Bashën.

“Unë nuk paragjykoj asnjë njeri. PD-ja ka pësuar një humbje të hidhur shumë. Unë besoj se Lulzim Basha ka të gjitha mundësitë të studiojë për të fituar, të studiojë gjithçka. Solli këtë humbje dhe të adaptojë një model që të çon drejt fitores. A e përjashtoj unë këtë, jo, nuk e përjashtoj. Sepse mundësia e ndryshimit është e çdo drejtuesi dhe se ndryshimi gjithmonë ka dhënë. A do ti realizojë këto Lulzim Basha është në dorën e tij”, tha Berisha.

Ai po kërkon kohë dhe mundësinë e fundit për pasardhëin e tij politik në kushtet e një degradimi dhe kaosi të brendshëm të cilin e ka krijuar po vetë zotëria që sot mban vulën e kryetarit.

Berisha ka bërë të qartë se kërkes për rikthimin e tij është e papranueshme dhe në fakt do të ishte dënimi kapital për këtë forcë politike.

Por kjo kërkesë iracionale sqaron tensionin dhe dëshpërimin që dominon sot në PD përballë një kryetari që humbi me autogol dhe pabesi zgjedhjet e përgjithshme dhe humbi partinë duke vjedhur zgjedhjet brenda saj.

Në intervistë Berisha ka lënë të kuptohet se të përjashtuarit e Lulzim Bashës mund të rikthehen në lista, teksa e ka cilësuar listën si personale të kryetarit aktual dhe jo të partisë.

Kjo kërkon edhe përgjegjësinë e madhe të kryetarit, të cilën Berisha e ka vënë në dukje, por pa bindur kënd se Basha në fakt po e njeh dhe po e pranon këtë përgjegjësi.

1 komente në “Lulzim Basha, një i tepërt në politikë që nuk mund të shpëtohet nga vetvetja”

  1. Sulo Manalati says:

    Të drejtojë Partinë një individ i mbushur me urrejtje për këdo që nuk mendon si ai, një individ që vuan nga paranoja se duan ta largojnë na drejtimi i Partisë, një individ i gatshëm të përjashtojë këdo që i duket si kundërshtar, i cili nuk mund ta konceptojë të bashkëjetoj me të kundërt nën një çati dhe të presësh që të fitojë, kjo është thjesht shaka. Është e çuditëshme, por në zakone dhe sjellje ai më tepër kërkon ti ngjasojë diktatorit Hoxha se sa të tregojë që për model ka drejtuesit e botës së qytetëruar. Është shumë e shëmtuar të bësh diktatorin në kushtet e një jete në liri, këtë mundohet të bëjë Basha dhe, natyrisht, shumë shpejt kjo do ta bëjë atë krejtësisht të padobishëm në PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje