Edhe pse ka deklaruar se është shkeputur nga politika, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duket se nuk është ende gati për të ndërmarrë një hap të tillë.
Përmes një reagimi, Manjani tregon se puna e ministrit të shtetit për diasporën nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë sa duket.
Duke vënë në pah njohuritë e shqiptarëve në gjuhët e huaja, por që përsëri kërkojnë azil atje, Manjani shprehet se është detyra e ministrit të kujdeset për ata që nuk dinë.
“Një formular azil-kërkuesi në Gjermani shfaqet, ndër të tjera, me këto të dhëna:
Nationality: Albanian
Born: yes
Sex: Yes please
…………………………………………….
Zoti Majko ka detyrë të kujdeset për të, madje t’i garantojë edhe të drejtën e votës…
Suksese!”, shkruan Manjani.
Per te mos me paragjykuar, une punoj dhe jetoj prej 22 vjetesh ne Amerike. Nuk kam asnje preference partiake por duke jetuar ne nje system sy ky mendoj se idete e djathta progresiste jane me bashkekohore per mirqenien dhe prosperitet, per te gjitha shtresat shoqerore.
Kam lexuar dhe degjuar per kete “figure” dhe (jashte fjalorit dhe edukates time) e quaj me perbuzje BASTARD. Po cili eshte ai shtet ne bote qe edukon njerizit e tij kur ata kane emigruar? Ky koment I tij eshte sarkastik, denigrues dhe dashakeqes. Turp per Shqiperine qe ka pasur minister nje KARIKATURE si ky.
Fatkeqsisht atje nuk eshte turp se si ky ka me shumice.
Nuk shkruhet sex ne formular por “Gender”, keshtu qe dhe kjo eshte nje shpifje e Manjanit. E ngatron me ndonje vend tjeter ku pyetet per sex dhe ai e di mire pergjigjen.