Deputetja e LSI-së: Rama po tallet me banorët e Shkozës. Prisni, prisni. Nuk keni parë asgjë akoma

16 Shtator 2017, 17:04Politika TEMA

Deputetja e LSI-së, Mehmetaj, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë në Shkozë ku qeveria dhe bashkia kanë vendosur prishjen e qindra shtëpive, duke hedhur banorët në rrugë.

Sipas Mehmetajt gjithçka po ndodh është një lojë me banorët e Shkozës dhe sipas saj Kryeministri Rama tani që mori timonin dhe tepsinë nuk ndjen asnjë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Mosrakordimi ndërmjet qëndrimeve të deputetes Elona Gjebrea dhe kryeministrit është thjeshtë mungesë komunikimi për të qartësuar gënjeshtrat e rradhës, apo zgjedhje me dashje për të vazhduar lojën me banorët e Shkozës

Ky grupi ndërinstitucional është thjesht fantazi e deputetes së pa mësuar ende me Kryeministrin që nuk do tja dijë për qytetarët Kur u kërkuan votën banorëve të Shkozës nuk e kishin të qartë Rama dhe njerëzit e tij se ndërtimet ishin të paligjshme

Ndoshta deputetja ndihet fajtore përballë premtimeve që u ka bërë qytetarëve, po ky kryeminstri që as skuqet, as zverdhet e as nuk mban përgjegjësi tani që e mori edhe timonin edhe tepsinë. 
Prisni, prisni! Nuk keni parë gjë akoma...”, shkruan ajo.

2 komente në “Deputetja e LSI-së: Rama po tallet me banorët e Shkozës. Prisni, prisni. Nuk keni parë asgjë akoma”

  1. bregdetari says:

    FOLI PRAPE KJO PILIVESA ???
    C’BERI ME PROVIMET KJO ? I MORI APO JO ?
    APO E NDIHMON AI “SHKOLLESHUMI” ?
    U PIKA QE SU BIE ME GJITHE LSI !

  2. Labi says:

    Ik moj shko pi qumesht se Te iku koha je e vogel,firmos ne bordero njehere pastaj jep mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje