Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e hapur e demarkacionit, do të marrë së shpejti një drejtim dhe kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në një takim që ka pasur të shtunën me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, Haradinaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë, OKB, NATO dhe BE, është i një rëndësie të veçantë.
“Puna në thellimin e reformave të agjendës evropiane dhe të marrëdhënies kontraktuale me BE-në, me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, po përshpejtohet dhe Kosova do t’i zbatojë të gjitha kriteret e përcaktuara me qëllim të përafrimit me BE-në”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Në anën tjetër, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe theksoi se “ Kroacia do të vazhdojë ta mbështes aspiratën e Kosovës dhe njëkohësisht edhe të rajonit të Ballkanit për integrime euro-atlantike” .
Mbasi “gjeneral” Haradinaj tha se nuk ka fakte qe ministri i tij serb Rikallo ka torturuar shqiptar, dhe mbasi prostidenti Taqi tha se pergojimi i serbeve eshte racizem, doli vet ministri Rikallo dhe deklaroi se eshte e vertete qe ka rrahur shqiptar dhe kete e ka bere me urdhera te “qlirimtarit” Gani Koci, tashme anetar i larte i PyDyKy-se dhe i veshur me poste te larta shteterore. Kjo eshte thjesht marri e shekullit, por ntu Kosov* sot per sot ky eshte nje delikt “kalorsiak”.