Propozimi që çuditi SHBA-të: Jo luftë me raketa! Hidhni 25 mln iPhone mbi Korenë e Veriut dhe Kim Jong Un bie

18 Shtator 2017, 12:00Bota TEMA

Në mesin e një debati dhe tensionesh të mëdha të Perëndimit me Korenë e Veriut dhe ku SHBA çdo ditë po përfocon qëndrimin se zgjidhja e krizë mund të vijë vetëm përmes ndërhyrjes ushtarake, një ish-marins amerikan ka gjetur çelësin e suksesit sesi mund të rrëzohet diktatori korean pa derdhur gjak.

Jocko Willink shkruan në Twitter se nuk është e nevojshme ndërhyrja ushtarake dhe as ndonjë operacion i fshehtë për të vrarë Kim Jong. Sipas tij, zgjidhja janë telefonat iPhone.

“Hidhni 25 milionë iPhone mbi Korenë e Veriut dhe lidhini me wireless përmes satelitëve”, ka thënë ish-marinsi.

Ai e mbështet teorinë e tij mbi faktin që shoqëria në shtetin komunist është e mbyllur dhe nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në botë.

“Kim Jong e kupton se në qoftë se shoqëria është e hapur dhe sapo njerëzit e Koresë së Veriut të kuptojnë se çfarë ndodh, regjimi diktatorial do të jetë i humbur, i paqëndrueshëm dhe do të përmbyset”, ka thënë Yun Sun, një ekspert për çështjet e Koresë së Veriut.

Ai e gjen me shumë vend propozimin e ish-marinsit amerikan dhe thotë se mund të funksionojë.

Ai sjell në kujtesë edhe një rast të tillë të ngjashëm para disa vitesh, kur Koreja e Jugut fluturoi balona mbi Korenë Veriore, duke lëshuar pamflete dhe DVD. Shteti komunist u përgjigj me manovra ushtarake pasi ndjeu dobësinë në krahasim me demokracinë.

Sipas ekspertëve, Kim Jong frikësohet nga reagimi i njerëzve të Koresë së Veriut nëse do të mësojnë se çfarë ndodh realisht në botë.

Për këtë arsye, e gjithë media në Korenë Veriore kontrollohet nga shteti dhe interneti nuk lejohet për qytetarët.

4 komente në “Propozimi që çuditi SHBA-të: Jo luftë me raketa! Hidhni 25 mln iPhone mbi Korenë e Veriut dhe Kim Jong Un bie”

  1. I says:

    Ca me ba se Amerikes i interreson lufta.

  2. Peço says:

    Më kujtohet, në ato vite të flamosura, një miku ynë familjar kishte ardhur për vizitë në shtëpi. Biseda midis tim’eti dhe mikut, kishte hyrë në të thella dhe puna kish shkuar deri aty, sa, ndonse asnjëri ekspert për punë ushtarake, kishin arritur të dy në përfundimin zyrtar, se ne ishim aq të fortë, sa, siç thosh edhe Partia, jemi në gjëndje të mundim jo vetëm një agresor, por edhe një koalicion agresorësh të marrë së bashku.

    Por miku ynë gjatë diskutimit pati një merak të madh dhe pyeti babanë tim: mirë mor ti i dashur , tha, edhe një koalicion agresorësh ne i mundim, këtë e marrë vesh unë, por kam një merak: Po sikur ata armiqtë të mbushin ballonat me çokollata dhe bam e bam të na bombardojnë me çokollata, qysh thua or të keqen, i bëjmë ballë dotë ne një sulmi kaq agersiv?
    Im’ atë u mendua pak dhe duket pasi e bloi mirë e mirë, arriti në përfundimin se kjo mund të jetë shumë e rrezikshme dhe diçka e paparashikuar në manualet e artit tonë ushtarak popullor.
    Ata vazhduan hidh e prit me njëri tjetrin duke tallur menderen me idiotizmat komuniste, por unë nuk po zgjatem…
    Tani, propozimi i marinsit është shumë i rrezikshëm dhe me propabilitet të mos ketë aspak sukses, për këto arsye:
    1. Materiali propagandistik, I-fone 8, vërtetë mund të bjerë përkohësisht në duart e popullit, për të realizuar njohjen e botës nëpërmjet internetit, por ai kërkon sadopak specializim për përdorim. Kush mendoni se mund të kujdeset për këtë fakt?
    2. I-foni nuk është material i ngrënshëm, gjëja më e domosdoshme për të cilën kanë më shumë nevojë koreano-veriorët.
    3. Propozimi ka një shkallë të lartë rreziku, pasi komunistët, si detyrë të parë primare kanë pasur dhe kanë ruajtjen e pushtetit nëpërmjet spiunimit. Ata do të spiunojnë cdo njeri që ka I-fone dhe burgosjet, internimet, deri dhe pushkatimet do të ishin kaq masive sa nuk mund të imagjinohen. Pra, shkurt, do të ishte një ndërmarje me shumë kosto njerëzore.
    Ndaj, mendoj, po të bëhej një llogaritje e thjeshtë, me një zgjidhje të njëjtë me atë që miku ynë propozonte rreth 40-50 vjet më parë, bilanci kish për të rezultuar më fitimprurës.

  3. Peço says:

    Bëra një koment për çfarë flitet në këtë shkrim. Nuk fyej askënd. Pse dreqin, më keni lënë përshtypjen, se po patë nickname-in tim ju as që denjoni ta botoni, për të mos thënë që e dërgoni direkt në kosh.

  4. taraboshi says:

    Jam dakort Amerikes i interesan lufta se don me shit armet qe ka gjendje dhe don me provu armet e reja dhe aq i behet se zhduk me miliona njerez te pafajshem vetem e vetem se eshte shtet komunist dhe pune e madhe se po mbysim komunista se nuk duhen gja ndersa njerezit e Korese jugut jane te mire se nuk na kundershtojne se i kemi kthyer demokrat e na vine sipas avazit tone HAJDE DEMOKRACI HAJDE HAJDE SHTET DEMOKRAT HAJDE QE KOKAT DREJTUSE SERVILA DUKE FILLUAR TEK NE E NE CDO CEP TE BOTES E KE MIRE ME AMERIKEN KUR I VJEN SIPAS AVAZIT POR ME DUKET SE KOREA E VERIUT DO JA BEJE VARRIN AMERIKES SE BOLL E KA MBULU BOTEN ME GJAK QE MBAS LUFTES 2 te BOTRORE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje