Reforma zgjedhore, Basha i "shtrin" dorën Ramës: Jemi të vendosur, duam votim elektronik

18 Shtator 2017, 12:41Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalie për media ka apeluar që reforma zgjedhore është një hap i domosdoshëm për garantimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Basha thotë se Partia Demokratike është e vendosur për të kërkuar votim dhe numërim elektronik.

Lideri i opozitës sjell në vëmendje edhe votën e emigrantëve ku thotë se kjo është një iniciativë e demokratëve.

Më tej ai thekson se do të përpiqemi për vullnetin e popullit ku gjykon se është e nevojshme reformimi i politikës.

Tre kushtet e Bashës për reformën zgjedhore:

1-Votimin dhe numërimin elektronik
2-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces
3-Ti japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën përfaqësimit të tyre në parlament dhe në organet e tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje