ANALIZA/ Askush në Lindjen e Mesme, nuk do një shtet kurd

19 Shtator 2017, 14:10Bota TEMA

Të dobishëm dhe të duartrokitur kur luftojnë në fushëbetejë kundër xhihadistëve, kurdët brengosin pjesën tjetër të botës kur mendojnë për veten e tyre, aq më shumë që, kanë mësuar nga historia, të mos i besojnë më askujt dhe të mos jenë të gatshëm për bisedime tryezash. Kjo histori është po aq serioze, sa edhe kriza katalanase dhe ajo e Koresë së Veriut

Nga Bernard Guetta

Më 25 shtator, kurdët irakianë, 5.5 milionë njerëz, do të duhej të shpallnin pavarësinë e tyre përmes një referendumi. Parlamenti i tyre e konfirmoi këtë gjë më 15 shtator, por më 18 shtator, Gjykata e Lartë Federale e Irakut urdhëroi pezullimin e referendumit për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e tij.

Lindja e Mesme dhe pjesa tjetër e botës janë absolutisht kundër këtij votimi. Irani, Siria dhe sidomos Turqia, por natyrisht Iraku, shumëfishuan paralajmërimet, sepse secili prej këtyre vendeve, ku jetojnë pakica kurde, nuk duan të humbin një pjesë të territorit të vet, përmes shkëputjeve që mund të kthehet në një ortek.

Nëse Kurdistani i Irakut i bërë gjithnjë e më i pavarur pas luftës së parë në Irak në vitin 1991, do të shpallte pavarësinë e tij, ai do të nxiste ambiciet e kurdëve siriane, të cilët Damasku nuk i kontrollon më. Nëse kurdët sirianë zgjedhin pavarësinë, duke krijuar shtetin e tyre përgjatë kufirit turk, kurdët turq do të rifillonin të ëndërronin për shkëputjen, dhe kurdët irakianë nuk do të rrinin gjatë duke vështruar, përpara kësaj rilindjeje kombëtare, të cilën të gjithë kurdët e aspirojnë prej një kohe të gjatë.

Çështja kurde nuk ka pushuar kurrë së “persekutuari” Lindjen e Mesme, që kur fituesit e Luftës së Parë Botërore, ua rfuzuan kurdëve shtetin-komb që u kishin premtuar. Problemi ka shqetësuar prej një kohe të gjatë Irakun dhe veçanërisht Turqinë, të cilën kurdët e kanë shtyrë drejt luftës civile duke marrë armët. Përtej konflikteve të tyre, pra, ekziston një lloj bashkimi i shenjtë mes shteteve të Lindjes së Mesme kundër irredentizmit kurd, të cilit i kundërvihen edhe fuqitë e mëdha, me në krye SHBA.

Lidhja e shenjtë e Lindjes së Mesme

Evropianët dhe amerikanët duan të përqëndrohen në ofensivën e tyre kundër Shtetit Islamik dhe vazhdojnë të mbështeten tek luftëtarët kurdë. Gjëja e fundit që ata duan është të përballen me një konflikt të hapur midis turqve dhe kurdëve. Rusët duan të konsolidojnë regjimin e Damaskut dhe nuk duan ta mbrojnë atë, nga kërcënimi i ndarjes kurde. Të dobishëm dhe të duartrokitur kur luftojnë në fushëbetejë kundër xhihadistëve, kurdët brengosin pjesën tjetër të botës kur mendojnë për veten e tyre, aq më shumë që, kanë mësuar nga historia, të mos i besojnë më askujt dhe të mos jenë të gatshëm për bisedime tryezash.

OKB u ka premtuar kurdëve irakianë që t’i ndihmojnë të fitojnë një pavarësi edhe më të madhe nga Bagdadi, nëse heqin dorë nga referendumi, por përgjigja ishte një “jo” e fortë. Kurdët duan të shpallin pavarësinë dhe pastaj të negociojnë në një pozicion force. Kjo histori është po aq serioze, sa edhe kriza katalanase dhe ajo e Koresë së Veriut. / France Inter – Bota.al

8 komente në “ANALIZA/ Askush në Lindjen e Mesme, nuk do një shtet kurd”

  1. Lorenc says:

    40 milione kurde te coptuar dhe te shtypur ne 4 shtete…..dhe bota cfare ben,jo vetem nuk i mbeshtet por per interesa i del dhe kunder! A nuk ju kujton kjo Shqiperine? Bote e ndyre.

  2. Fiamuri Arberit says:

    Kurdet e meritojne shtetin!

  3. Nikollaq Nerenxa says:

    Wowww E mbeshtesim fort deshiren e popudhit kurde per pavaresi

  4. Fotaqi says:

    Rofte Republicca e Kurdistanit,rofte populli vella kurd !!

  5. WEB says:

    Po kush po pyet per lidhjen e shenjte e truthareve te lindjes se mesme ,kudet jane treguar aleati me i besueshem i perendimit ,nje lloj mirenjohjeje nga ana europiane, dhe amerikane duke u njohur te drejten si shtet do ishte nje fitore e madhe per ta .Te mendosh sot se perendimi ka aleate te cmuar ne lindjen e mesme eshte budallallek ,sidomos kur behet fjale per tre shtete te falimentuara qe zihen per copa shkretetirash

  6. zhaku I pamposhtur says:

    Τaqi nuk të heq asnjë presje…I the të gjitha…fiks kurdët dhe ju grekët e sotëm të Greqisë jeni e njëjta rracë e meritoni republikën..

  7. Koco Koqedhima says:

    Nga Kurdistani ka origjinen dhe Helena dhe per rjedhoje gjithe bastardet heladhjot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje