FOTOT/ Skafistët nga Vlora "bien" në rrjetën e policisë, i sekuestrohet 1 ton drogë në velierë

20 Shtator 2017, 11:16Kronika TEMA
FOTOT/ Skafistët nga Vlora "bien" në rrjetën e

Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës.  Policia e Vlorës sqaron se janë “kapur rreth 1 ton kanabis në një velierë Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.”

Sipas policisë skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det, ndërsa policia është duke rikuperuar lëndën narkotike.

“Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar”, informon policia. Ndërsa skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Në operacioni për kapjen e drogës u angazhuan  Policia Kufitare Vlorë,  Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje