Dy të rinj nga Cërriku bëjnë për spital xhaxhain e tyre: E rrahëm për pronën

19 Shtator 2017, 14:19Kronika TEMA

Një konflikt pronësie ka sjellë arrestimin e dy vëllezërve në Cërrik. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, specialistët për krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë ndalimin e shtetasve Denis Dybeli, 22 vjeç dhe Gerald Dybeli, 20 vjeç të dy banues në fshatin Xherije.

Ndalimi i tyre, u bë pasi dy ditë më parë, në rrugën e fshatit Xherije, gjatë një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tyre, shtetasit A.D., 40 vjeç duke i shkaktuar lëndime të shumta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje, kryer në bashkëpunim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje