FOTOT/ Vogëlushja shqiptare e shqyer nga pitbullët, nën hetim gjyshi i saj: Vrasje e qëllimshme për moszbatim të kujdestarisë

19 Shtator 2017, 12:19Kronika TEMA
FOTOT/ Vogëlushja shqiptare e shqyer nga pitbullët, nën hetim

“Vrasje e qëllimshme për moszbatim të kujdestarisë”.

Kjo është akuza e prokurorisë italiane e cila ka vënë nën hetim gjyshin shqiptar 63 vjeçar  të vogëlushes Victoria Zikaj 13 muajshe, e cila u bë viktimë e dy qenve të shtëpisë, të racës pitbull.

Në momentin e  ngjarjes vogëlushja ishte nën kujdestarinë e gjyshit të saj i cili dhe pse u përpoq ta mbronte nuk mundi t’i shpëtojë jetën.

63 vjeçari ndodhet ende i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra në këmbë e në krah.

Autoritetet italiane presin ta marrin në pyetje sapo gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.

Gjyshi 63 vjeçar i vënë nën hetim është i ati i Egi Zekaj, babait shqiptar të vogëlushes, i cili ndodhej prej pak kohësh në emigrim në Gjermani.

Momentalisht vogëlushja jetonte me nënën e saj italiane Olga De Luca 22 vjeç e gjyshin e saj.

Prindërit e vajzës janë rikthyer sot në banesë në pritje të zhvillimit të ceremonisë mortore.

Trupi nuk do t’i nënshtrohet autopsisë spitalore e prej ditës së sotme është në dispozicion të familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje