Më shumë divorce se sa dasma, rritet numri i kërkesave në Kukës. Ekspertët: Shkak mendimet patriarkale

21 Shtator 2017, 16:53Sociale TEMA

Numri i kërkesave për zgjidhje martese në Kukës po rritet ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas avokates Aurora Guska,vetëm në muajin shtator të këtij viti janë depozituar 11 kërkesa në gjykatë për zgjidhje martese, numër ky  më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Guska, bën të ditur se kërkesat për zgjidhje martese tashmë nuk janë për shkaqe ekonomike dhe sociale.

Vura re qëndrime të kundërta të bashkëshortëve për mënyrën e jetesës. Nuk pajtohem në asnjë mënyrë me mënyrën e jetesës në lidhje me bindjet e familjes njëri nga tjetri, cka përbëjnë dhe kanë përbërë shkak për tu drejtuar gjykatës. Rastet janë fyerjet, mosrespektimi i njërës palë ndaj tjetrës, mosqëndrimi në një banesë të përbashkët. Janë edhe mendimet patriarkale pasi ka shumë kërkesë padi nga zonat rurale,” shprehet Aurora Guska.

Avokatja Guska, e cila përfaqëson mbron palët në proçeset gjyqësore për zgjidhje martese  pohon se divorcet viteteve të fundit janë kthyer në një shqetësim serioz që ka pasoja, sidomos për fëmijët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje