Parandjenja më thotë se ky nuk do jetë një nga ato shkrime që shoku ia përcjell shokut në Facebook. Veç pesimizmit që dikush sot më frenoi pothuaj, kur flisja për temën e 25 rreshtave, sipas të cilit, njerëzit nuk duan argumente. Për këtë nuk jam e bindur dhe rreshtat e sotëm përpiqen të heqin një cipë rreth një pyetjeje që më mundon: A mendojmë ne?
Tani drejt e në temë: Pse ne si shoqëri bëjmë sikur i dimë të gjitha?! Zakonisht edhe kur na pyesin e ke lexuar këtë libër, e ke parë këtë film, përgjigjemi “Po”. E kemi kompleks të themi: Jo, unë nuk e di këtë. Nuk e kam parë atë film, se kam lexuar atë libër…etj.
Ndoshta ka edhe që përgjigjen pa çarje koke por mbeten pak dhe jo tregues i stereotipit tonë shoqëror.
Një gjë të tillë e kemi treguar në disa momente për të cilat si gazetare i ruaj si dëshmi në memorien e punës.
Duke ndjekur turmën ose duke e kundërshtuar atë, shpesh rreshtohemi kundër një kauze ose pro saj pavarësisht bindjeve me një emërues të përbashkët. Asnjë palë nuk e ka opinionin në bazë të informacionit dhe dijës rreth!
Një shembull: Debati për amët kimike. Mediat morën flakë nga kundërshtitë në 2013. Shoqëria civile, media sociale, çerdhet, kopshtet, azilet, parukeritë madje u shqetësuan se boja nuk do merrte më mirë në flokë. Në ajër do kishte cifla armësh Afganistani, Irani, ISIS, Iraku, lloj-lloj fantazie zuri vend në opinion publik. Të gjithë emisionet u bënë sigurisht kundër, me përjashtim të dy a tre zërave që desh i hëngrën të gjallë sepse përpiqeshin të thoshin që nuk ishte tamam kështu. Tjetër çështje pse dështoi qeveria “Rama 1” në këtë histori. Ajo mori medemek vlerë se reflektoi para reaksionit popullor dhe sigurisht populli i pari.
Pas tërheqjes ra edhe vrulli, iku murlani. Jeta rifilloi ku e patëm lënë; krenarë para amerikanëve sesi një popull me karakter si ne, nuk lejuam të ndodhte hataja në vend. Për çudi u bënë emisione prapë. Të njëjtët njerëz që kishin marrë boritë kundër, bënë emisione për shansin e humbur dhe u shtuan aq shumë zërat se asgjë nuk do të ndodhte me armët kimike. Se gratë nuk do lindnin peshq-tigra. Në parukeri e kuqja do dilte e kuqe në flokë dhe e zeza e zezë. Në ajër do thithnim tymin e motorit të Dylit, komshiut përballë që nuk ka makinë se urren trafikun. Fëmijët e së ardhmes do ishin nga një vend aleat i Amerikës prej vërteti dhe jo prej kartoni, flisnin zemërthyer studiot televizive. Duke shfryrë gjithë zemërimin tek Kryeministri që nuk krijoi një grup informues, dhe këtu kishin absolutisht të drejtë. E gjithë tymnaja ndodhi në mungesë të dijes rreth asaj që do ndodhte. Por të shihje paradën e “kundrave” të shndërruar në “pro”, ishte gjithsesi një pamje pakëz groteske dhe nervoze.
Një tjetër moment qenë protestat për parkun e liqenit. Protesta mund të ishte edhe e drejtë, edhe bindëse nëse para mikrofonave do artikuloheshin argumente/fakte/prova. Kam intervistuar në atë kohë dy a tre protestues dhe kujtoj një vajzë që ishte goxha e nxehur me atë që po i bëhej ligjit. Tregoi si do e çonin çështjen në gjykatë, se ligji ligji ligji… E pyeta me kuriozitet të plotë dhe si një njeri që nuk e dinte ligjin se ku qe shkelur e çfarë duhej bërë? Protestuesja u gëlltit, me një zë të mekur dhe aspak revolucionar si para 1 minuti e gjysmë, filloi të kërkonte ndihmë nga një shok aty i cili gjithashtu nuk qulli gjë. Pra ata njerëzit që kacafyteshin me policinë ishin aty për të thënë “Jo”, për diçka që nuk e dinin pse ishte “Jo”. Thjesht bënin protestë! Për të ardhur keq!
Një çështje që ka qenë gjithmonë kështu janë Mbetjet ose Plehrat se as nuk e di si është kjo puna emrit se kush e sqaroi qoftë edhe një herë fiks. Një qeveri e miraton një tjetër e rrëzon. Rama thoshte në opozitë plehrat e Berishës, tani opozita thotë bëmë gabim, kujdes nga plehrat e Ramës. Njerëzit që lexojnë, ndjekin lajmet nëpër edicione televizive tremben dhe me të drejtë. Ata që dalin përdorin terma: kapacitetet logjistike, njerëzore, terma afatshkurtër, standarde si të BE, po thuaj o njeri si e bën bota. Çfarë është lista e gjelbër dhe çfarë janë plehrat. Çfarë riciklohet dhe ku? Pse importojmë ne dhe kush importon tjetër. A vdesim nga kjo gjë? A sëmuremi? Sa është përfitimi ekonomik? Po politik? Etj etj.
Pastaj i drejtohen njerëzit Facebook dhe aty bëhet bufi tigër, molla marmallatë dhe çdo gjë serioze përfundon në gallatë. Ndoshta është më argëtuese sesa argumenti. Këta po na e mëson çdo ditë edhe parlamenti. Sa keq!/Tiranapost
Face booku eshte vendi ku rri ma shume kryeministri jone… Galate edhe kjo!
Moj qenke fare tyryfycke nuk mund te thuash Jo se i ngjan gjyshes tende hipokrite qe per dy miq njeri i varfer tjetri i pasur perdor dy standarte
Per njerin kap pulen dhe per tjetrin trahanane.
Do te besh si è zgjuar po’ del AQ blepirese nga ato qe shkruan.
Zonja Mira, ju kritikoni njerzit , sidomos brezin e ri , qe dhe kur s’di , thote qe di.
Kete psikoze, semundje, ja keni ngjitur ju , gazetaret e rinj “demokratl
e”, qe flisni per çdo teme, ” se I dini te gjitha” .
Ju gazetaret, ne pergjithesi, jeni pasqyra me negative e moralit te sotem te brezit te ri.
Ju keni pafytyresime te drejtoheni me termin “turna” njerezve te thjeshte, se ju duket, si e ceket qe jeni, dhe pa base kulture familjare, qe popullit, I cili, ne momente te rendesishme, ka treguar pjekuri te admirueshme, ne marrjen e vendimeve, eshte porhuajse bageti.
Turma , bagetia, e vertete jeni ju, kazani mediatik, qe keni shitur shpirtin , trurin e trupin, ndaj kujdo qe ju paguan 5 aspra..
Deri kur do vazhdoni keshtu?! Do reflektoni apo doni te perfundini ne plehra , me permbysjen e kazanit?!
Po te keni pak tru, mund te reflektoni duke verejtur komentet, qe per ju duhet te vlejne sh me teper se perzgjedhja e fotove tuaja.
Mos u mundo se ske per te kuptuar kurre ndonje gje. Ke lindur dummy dhe kendon gjithe diten ..Quanta fava, quanta fava, ma perchè nessun mi chiava..
Mendojme apo nuk mendojme ne kjo eshte ceshtja, apo shkrimi apo dilema e gazetares dje ??!!!! Ambicja per profesion eshte —
Shume drejt i shtjellove Mira dhe te pergezoj por me ke te merresh se mos te quan neser komuniste se keshtu behet tek njerezit qe nuk kane force argumentuse .Ja p .sh nje ish presidenti bylmez B Nishani arrin dhe e con ne O .K .B ceshtjen e kendit te lojrave tek liqeni kjo eshte kuja e zeze per rrashten e tij (nuk kerkonte ne O .K .B ceshtjen e shtyrjex ne pamundesi te pranimit te shqiptareve ne B .E ) Por u merrte me parkun se e donte me bere pallate per interesave te veta dhe te qjyqtareve qe te pèrfitonte edhe gruaja e tij .
Bravo zonja Mira Kazhani! shume bukur.Ata dilni ne proteste dhe “nuk dini jo perse protestonin.Pra, “per te thene “jo” e per diçka qe nuk e dinin pse ishte “jo”.
Kur Te rritesh do i kuptoshe Te gjitha se akoma je e vogel!…….
Nje shkrim dinjitoz, por fatkeqesisht shqiptari mesatar nuk e kap dot fillin.
Keta qe protestojne nuk e kane hallin fare tek protesta, por te trimeria FB dhe Instagram.
Le pastaj per keto shoqerite hipokrite si Qytetaret per parkun….puuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu trishtim
NJE ANALIZE E SHKELQYER !
…. ose … ose … Gjithckaditesi eshte asgjeditesi !
Por per ke ?
Per ata 90 per qind te shqiptareve qe nuk dine
te lexojne?!
Nuk dine te lexojne sepse nuk kane nevoje te
lexojne!?
Nuk kane nevoje te lexojne sepse dine gjithcka
pa lexuar fare, pa shikuar fare, pa degjuar fare !!!
Pse !?
Sepse ata dine gjithcka !?
E ata qe dine gjithcka …. !!!???
Quhen ne spanjisht sabeletodo !?
E spanjollet, latinet… kinezet, qyteterimi me i lashte
Bote, mbi 5500 vjecar, kane nje shprehje filozofike
mendjearte!
Sabelotodo es sabelonada !
Ai qe di gjithcka nuk di asgje!
Ose… ose … shkurt fare ” Gjithckaditesi eshte asgjeditesi ” !