Ndjeheni gati për të punuar si drejtor? Ministria e Shëndetësisë hap garën...

22 Shtator 2017, 16:45Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale hap konkursin publik për drejtorët e spitaleve në gjithë vendin.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se shëndetësinë që meritojnë qytetarët do ta bëjmë duke zgjedhur në drejtim më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit.

Nisja e procesit për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të spitaleve vjen pas dorëheqjes së pjesës më të madhe të tyre, pas ultimatumit të kryeministrit Rama në muajin Korrik.

Rama deklaroi asokohe se në mandatin e dytë të gjitha emërimet do të behën përmes konkurseve publike.

Njoftimi për hapjen e konkurseve për drejtorët e spitaleve

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 7.3.2003, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit, VKM nr. 508, datë 13.09.2017, ”Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, Urdhërit nr. 364, datë 20.09.2017 “Për proçedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtuesve të spitaleve universitare dhe spitaleve rajonale”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm” të spitaleve universitare dhe “Drejtor” të spitaleve rajonale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje