Zgjedhjet në Gjermani: Merkel sërish e para, por me një fitore të hidhur

24 Shtator 2017, 18:17Bota TEMA
Zgjedhjet në Gjermani: Merkel sërish e para, por me një fitore

Në zgjedhjet e së dielës partia e kancelares Angela Merkel ka dalë e para, por ka marrë më pak vota se më 2013. Por, hyrja në parlament e partisë raciste Alternativa për Gjermaninë dhe përkrahja e dobët për socialdemokratët e bën të zbehtë fitoren Merkelit.

Në orën 18:00 në Gjermani janë mbyllur vendvotimet. Sipas parashikimeve të para (të bëra në bazë të metodës exit polls) CDU e Merkel ka fituar 32,5 për qind të votave, dukshëm më pak se para katër viteve.

Socialdemokratët mezi kanë arritur në 20 për qind – dhe kjo është një ditë e zezë për këtë parti, e cila në legjislaturën e deritanishme ka qeverisur bashkë me Merkelin. Në parlament ka hyrë edhe partia Alternativa për Gjermaninë (13,5 për qind). Mediat gjermane kanë theksuar se prania e kësaj partie në parlament paraqet një tërmet në skenën politike gjermane. Alternativa për Gjermaninë është kundërshtare e ashpër e politikave liberale të kancelares Merkel dhe ka provokuar vazhdimisht opinionin me deklarata raciste. Në parlament kanë hyrë edhe Liberalët, të Gjelbërit dhe partia Die Linke (E majta).

Sipas televizionit publik ARD socialdemokratët janë tronditur nga rezultati dhe kanë vendosur të shkojnë në opozitë. Vendimi është konfirmuar edhe nga shefi i grupit parlamentar të SPD-së. Me përjashtimin e një koalicioni të serishëm me konservatorët e Merkelit, kancelares së deritanishme i mbetet si opsion një aleancë me Liberalët (FDP) dhe me Partinë e Gjelbër.(DP)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje