Presidenti i Filipineve trondit sërish botën: Do të ha islamikët, kisha fajtore për sëmundje

24 Shtator 2017, 21:27Bota TEMA

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është i njohur për deklaratat e tij politikisht të pasakta.

Vetëm gjatë 6 muajve të fundit, ai ka marrë përsipër të flasë për çdo gjë, që nga SHBA-ja tek lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un që nga mediat e deri për ISIS-n. Ai kërcënuar familjen e tij dhe ka bërë shaka për përdhunimin.

Televizioni rus “RT” hedh një vështrim nga disa prej deklaratave më të egra gjatë muajve të fundit nga lideri i “zjarrtë” filipinas.

Duket se lufta e vazhdueshme e Duterte ndaj drogës nuk e përjashton familjen e tij, pas dyshimeve se edhe i biri është përfshirë në trafik droge me vlerë 125 milionë dollarë.

Presidenti tha se nuk do të nguronte të vriste edhe djalin e tij nëse kjo provohej. Ai shtoi se kështu do të “mbylleshin fjalët” për luftën e tij, ndërsa është zotuar se do të “mbrojë policët që vrasin të birin”.

A e di një baba të vërtetën e të birit?

Kur shefi i Komisionit për të Drejtat e Njeriut Chito Gascon, ngriti shqetësimet lidhur me viktimat në moshë të re gjatë luftës kundër përdoruesve të drogës, Duterte ka një përgjigje të shpejtë: “Gascon është i fiksuar pas meshkujve të rinj”.

Duterte pranon se e ka nënvlerësuar problemin e drogës dhe përsërit urdhrat për zbatimin e ligjit për të “shkatërruar” kriminelët që merren me lëndë narkotikë.

Edhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka ndier deklaratat e Duterte, duke e konsideruar liderin komunist një “budalla që luan me lodra të rrezikshme”, duke iu referuar ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut.

Nëse kryen një gabim, Lindja e Largët do të bëhet një vend i thatë. Kjo luftë bërthamore duhet të ndalet”, tha Duterte në gusht.

Ndërsa ligjvënësit amerikanë kundërshtonin çdo udhëtim të mundshëm të Duterte në Amerikë, udhëheqësi tha se nuk kishte ndërmend të vizitonte vendin “e keq”.

Ai bëri një paralajmërim të ashpër për militantët islamikë pjesë e një konflikti në ishullin jugor të Mindanaos.

“Do t’i ha atë para jush“, shtoi Duterte.

Ndërsa diskutoi ligjin ushtarak , Duterte u tha ushtarëve të tij se ata kanë të drejtë të vepronin si të mendonin ata në betejën kundër luftëtarëve Maute, të lidhur me Shtetin Islamik, madje duke bërë një shaka për përdhunimin.

“Duhet vetëm punë, nuk ka kthim mbrapa”, tha Duterte. “Unë do të jem me ju në të gjithë rrugën. Nëse shkoni poshtë, edhe unë shkoj poshtë, por për këtë ligj ushtarak do të jem unë përgjegjës”.

Pasi universiteti i njohur anglez tha se udhëheqësi kishte paguar “komente të rreme” në internet për të mbështetur fushatën e tij presidenciale, Duterte tha se Oksfordi ishte një universitet i mbushur me budallenj.

Gjatë një fjalimi në mars, duke akuzuar për mbulimin e medias ndaj tij, ai i ka quajtur gazetarët si “bij kurvash”.

“Unë nuk po i kërcënoj, por një ditë karma e tyre do të arrijë tek ta,” tha ai.

Në atë kohë, ai sulmoi edhe kishën katolike. “Këta priftërinj mendojnë më shumë për veten e tyre”,tha ai, duke shtuar se në vijim do të dilnin në dritë shumë nga abuzimet e priftërinjve dhe mbledhjes së parave në kishë. Duterte i përshkroi priftërinjtë si oligarkë dhe pretendoi se “Kisha Katolike duhet fajësuar për sëmundjet e vendit”.

1 komente në “Presidenti i Filipineve trondit sërish botën: Do të ha islamikët, kisha fajtore për sëmundje”

  1. Kombi says:

    TE GJITJA KRITIKAT QE BEN ,JANE 1000% TE VERTETA !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje