FOTO/ Presidenti gjerman duke pritur për të votuar

24 Shtator 2017, 14:12Bota TEMA
FOTO/ Presidenti gjerman duke pritur për të votuar

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier e ka quajtur pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare si njërën prej «obligimeve më fisnike të qytetarëve». Dhe si qytetar i vendit Steinmeier ka votuar të dielën në orën 12:35 në një shkollë fillore në Berlin.

Steinmeier erdhi në vendvotim bashkë me gruan e tij Elke Büdenbender, e cila me zgjedhjen e burrit të saj president e ka pezulluar punën e saj si gjykatëse. Në këtë fotografi të agjencisë së lajmeve DPA presidenti dhe zonja e parë gjermane shihen duke pritur me durim në radhë për të votuar.

Askund nuk shihet asnjë truprojë kokërruar apo shofer nervoz. Para çiftit presidencial shihet një familje me fëmijë. Steinmeier, i cili ka qenë ministër i Jashtëm nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SPD), tha se është i gëzuar mbi pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në zgjedhje.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 18:00. Në atë çast do të dalin edhe rezultatet e para. (dp)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje