Irani provokon sërish SHBA-të, teston me sukses një raketë të re balistike

23 Shtator 2017, 11:01Bota TEMA

Irani testoi me sukses një raketë të re balistike, që mund të mbajë një arsenal armësh shpërthyese dhe që mund të arrijë deri në 2 000 kilometra, njoftoi sot media shtetërore e vendit.

Ky lëshim vjen pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump në OKB se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin ishte “një turp” dhe “një nga marrëveshjet më të këqija që kishte bërë ndonjëherë SHBA-ja”.

Presidenti iranian, Hassan Rowhani iu kundërpërgjigj homologut amerikan duke thënë se do të ishte një “fatkeqësi” nëse marrëveshja do të prishej “nga të ardhurit e rinj në botën e politikës”.

SHBA ka vendosur shumë sanksione kundër individëve, bizneseve dhe institucioneve iraniane si përgjigje ndaj testeve balistike të Teheranit.

Teherani thotë se këto teste janë vetëm për mbrojtje dhe se marrëveshja bërthamore e parashikon programin iranian të raketave.

1 komente në “Irani provokon sërish SHBA-të, teston me sukses një raketë të re balistike”

  1. ilir says:

    irani provokon ameriken, nord korea provokon usa,siria provokon usa , kina provokon usa , rusia prokon usa ,po kjo amerika u ka care k.. gjith botes nuke ka kuptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje