FOTOT/ E pazakontë, Miss Turqia veç për një ditë, organizatorët i heqin kurorën bukuroshes pasi panë postimin e saj në Twitter

23 Shtator 2017, 08:57Bota TEMA
FOTOT/ E pazakontë, Miss Turqia veç për një ditë,

Itir Esen, 18 vjeç, ishte vetëm për një ditë Miss Turqia, pasi organizatorët vendosin t’i heqin kurorën për një reagim në “Twitter” mbi grushtin e shtetit të 15 korrikut të një viti më parë.

18-vjeçarja u kurorëzua si vajza më e bukur në Turqi ditën e enjte, por një ditë më pas doli në dritë një postim i saj në “Twitter” mbi grushtin e shtetit. Esen krahasonte ciklin e saj menstrual me gjakun e derdhur të “martirëve”, siç i quan Erdogan viktimat që vdiqën duke i rezistuar grushtit të shtetit.

Organizatorët e konkursit reaguan duke thënë se postimi i vajzës ishte i papranueshëm dhe morën vendimin për heqjen e kurorës vetëm pak orë pasi ai u kurorëzua si Miss.

“Na vjen keq të themi se postimi i përket Itir Esen. Nuk është e mundur që Organizata e Miss Turqisë të promovojë një reagim të tillë dhe të konkurrojmë në botë me këtë imazh”, reaguan organizatorët.

Itir Esen reagoi nëpërmjet “Instagram”-it, duke thënë se postimi i saj nuk ishte aspak politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje