Zvicër/ Sherr me armë mes shqiptarëve, një i plagosur rëndë

24 Shtator 2017, 09:27Kronika TEMA

Një ditë më parë, një sëri të shtënash tronditën lagjen Charmilles të Gjenevës. Një person ka qëlluar në rrugë disa herë në drejtim të një njeriu i cili ka mbetur i plagosur rëndë, tha RTS (Radio televizioni zviceran) në faqen e vet të internetit të shtunën, shkruan albinfo.ch.

Sipas informatave, që të dy ishin kosovarë. Tribune de Genève shkruan se policia kishte marrë shumë thirrje për ngjarjen e ndodhur ne hapesirë publike.

Një i dyshuar u arrestua pas pak në zonë. Viktima, e prekur me plumb në gjoks, është dërguar në një gjendje të rëndë në spital, por jeta e tij nuk është në rrezik. “Një forcë e madhe policore është vendosur në zonë”, dëshmojnë edhe shumë qytetarë.

Sipas disa dëshmitarëve, mbajtësi i revoles një 52-vjeçar, synonte qartë viktimën që ishte 43 vjeç. Duket se të dy burrat kanë qenë në konflikt për një kohë të gjatë, sipas burimeve tona.

Për rastin në fjale është hapur një hetim, i cili i êshtë besuar Brigadës Penale, nën drejtimin e Prokurorit Publik

1 komente në “Zvicër/ Sherr me armë mes shqiptarëve, një i plagosur rëndë”

  1. floriri i Bençes says:

    Brigates Penale? Ha ha ha, hajde perkthim, hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje