I qëlluan me automatik banesën, reagon shefi i qarkullimit: Jam mirë, agresorët ngatërruan shënjestrën

23 Shtator 2017, 09:43Kronika TEMA

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma rreth orës 01:43  të mëngjesit të së shtunës (23 shtator).

I pyetur nga Ora News, Gjovalin Toma deklaron se “nuk ka konflikte”, ndërsa nënvizon se një mundësi është edhe “ngatërrimi i shënjestrës”.

Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, si dhe janë ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje