E pazakontë në Tiranë: Drejtuesi i mjetit hedh në koshin e plehrave një fëmijë rom, pse i kërkoi lëmoshë. Policia Bashkiake e shpëton

22 Shtator 2017, 18:31Kronika TEMA

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur ditën e sotme në fillim të rrugës “Mylsym Shyri” në kryeqytet e cila ka habitur jo pak banorët e zonës.

Një fëmijë 10-vjeçar nga komuniteti rom, teksa po kërkonte lëmoshë, është përballur me dhunën e  një prej drejtuesve të automjeteve.

Pasi e ka ofenduar fillimisht të miturin, drejtuesi ka dalë nga makina dhe me forcë e ka hedhur dhe më pas mbyllur atë, në një prej kazanëve të destinuar për hedhjen e mbeturinave.

Menjëherë me marrjen e njoftimit nga banorët, në vendngjarje mbërritën me shpejtësi punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët bënë të mundur nxjerrjen dhe dërgimin e fëmijës në Komisariatin Nr.2 të Policisë së Shtetit.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike si pasojë e dhunës së ushtruar, u lajmërua edhe psikologu, ndërkohë që ka nisur puna për sekuestrimin e pamjeve filmike të cilat do të lehtësojnë identifikimin e autorit dhe vënien e tij para drejtësisë.

Krahas mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të bashkisë, janë të shumta rastet kur punonjësit e Policisë Bashkiake u është dashur që të ndërhyjnë për garantimin dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.

4 komente në “E pazakontë në Tiranë: Drejtuesi i mjetit hedh në koshin e plehrave një fëmijë rom, pse i kërkoi lëmoshë. Policia Bashkiake e shpëton”

  1. artan says:

    Bravo Brace, Por Rama per fat te keq nuk te ka vleresuar.

    1. Ervini says:

      O shoku ke ngaterruar lajm, eshte per Lali Erin e Tiranes ky, ai tjetri eshte per Lali Erin e Lushnjes

  2. Kombi says:

    CDO DITE DEGJOJME NGJARJE SI NE ASNJE VEND TJETER .
    KY POPULL ESHTE I DEGRADUAR TOTALISHT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje