Peshkopi/ Vritet një 42-vjeçar, qëllohet me një plumb në kraharor

22 Shtator 2017, 09:10Kronika TEMA

Një 42- vjecar është gjetur i vrarë rreth orës 3 të mëngjesit në qytetin e Peshkopisë.

Policia bën me dije se viiktima është dërguar në spital nga persona të paidentifikuar të cilët më pas janë larguar.

Sipas policisë viktima është Alban Kaloshi i cili rezulton se është goditur me një plumb në kraharor.

Njoftimi i Policisë

Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe ,Bashkia Dibër.

Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.

Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor.

Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme.

Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës .

Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje