Operacion i fuqishëm në Elbasan, Forcat speciale mësyjnë nëpër lagje. Disa arrestime dhe...

21 Shtator 2017, 12:20Kronika TEMA

Forcat speciale  kanë ndërmarrë një aksion të gjerë pas vajtjes në një takim të Drejtorit të Policisë Haki Çako me krerët e policisë në Elbasan.

Nga të dhënat e para nga reporterët mësohet se janë vënë në pranga disa persona , pas zhvillimit të operacionit në disa prej lagjeve të Elbasanit.

Panorama shkruan se Drejtori i Policisë Çako ka mbërritur që prej orës 6 të mëngjesit në zyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit.

Takimi nuk ka përfunduar ende, ndërsa mësohet se nga aksioni i ndërmarrë në disa lagje për arrestimin e personave të ndryshëm me precedentë penalë janë vënë në pranga disa persona.

E ndërsa aksioni është në vazhdim nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia për arrestimet e kryera.

3 komente në “Operacion i fuqishëm në Elbasan, Forcat speciale mësyjnë nëpër lagje. Disa arrestime dhe…”

  1. Drejtësia says:

    Bëjuni nënat!

  2. Nipi i Shyretes says:

    E keqja e Elbasanit lidhet vetem me nje emer: Qazim Sejdini.

  3. zambi says:

    u kthyem ne kronikat e 97, policia ka ndlauar viktimen dhe po ndjek kemba kembes kriminelet ne drejtim te paditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje