Polica e Tiranës ka arrestur një tutore 60-vjeçare pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni duke vënë në dispozicion lokalin e saj në Vaqarr.
Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë, më datë 20.09.2017, arrestoi shtetasen : – Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i shtetases së mësipërme u krye pasi, , në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M., parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.
Po lërini ore njerzit të qihen
Me qe kjo qenka kaq histerike,çojeni ne burg me burrat,te nderzehet.