Policia e Tirnës ka arrestuar 2 shtetas për kontrabandë medikamentesh farmaceutike.
Në zbatim të Planit të masave “Pangea X”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale për produktet farmaceutike të falsifikuara”, në kuadër të operacionit policor “Pangea X”, Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E.XH, 31 vjeç, banues në Tiranë.
– K.Y, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u krye pasi, këta shtetas ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin.
Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 90 medikamente farmaceutike kontrabandë :
– 42 medikamente farmaceutike të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasi E.XH.
– 48 medikamente farmaceutike kontrabandë të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasia K.Y.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande”, “Fshehje të ardhurave dhe Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.