Vrasja që tronditi Vlorën në korrik të këtij viti, ku një 35-vjeçar u ekzekutua në Lungomare, është kthyer në vëmëndje të emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’. Entela Çaushaj rrëfen sot detaje nga vrasja e vëllait të saj, atë të Renaldos 2 muaj më parë dhe të djalit, 2 vite më parë.
VRASJA E RENALDO OMERIT
Mbrëmjen e 30 korrikut qyteti bregdetar i Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë. Në zonën e Lungomares u qëlluar për vdekje 35-vjeçari Renaldo Omeri. Fill pas ngjarjes, vrasësi u largua në këmbë duke mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që policia ka gjetur vetëm një pistolete, e cila i përkiste viktimës. Forca të shumta policie janë vënë në kërkim, por emri i autorit mbetet ende i panjohur.
Sakaq, viktima njihej në qytet me nofken “Reni”, por kishte ndryshuar disa here identitetin. Vrasja e tij është ngjarja e dyte e rëndë në familje, pasi rreth 2 vite më parë në qytetin e Durrësit është ekzekutuar nipi i tij, Endri Caushaj 25 vjec.