Detaje rrëqethëse nga ngjarja e trishtë ku një vajzë 1 vjeçe me origjinë shqiptare u sulmua për vdekje nga dy qen pitbull në banesën e saj në komunën e Flero, në Brescia të Italisë.
Gjatë një prononcimi për “Canale 5” dy policët Domenico Castello e Graziano Vincenzo kanë treguar se iu është dashur të vrasin me armë zjarri dy qentë për të ndërhyrë më pas.
“Qentë ishin egërsuar dhe rrotulloheshin vërdallë gjyshit që e mbronte vogëlushen me trupin e tij. Shiheshin këmbët e gjakosura të vajzës. Vendosëm të vrisnim me 3 plumba kafshët, situata ishte dramatike. Nuk po hapnim dot portën” kanë thënë policët.