Frika se në kamionët që nisen nga porti i Durrësit drejt porteve italiane, mund të fshihet drogë, ka bërë që policia e portit të Durrësit në mes të ditës të organizojë shërbime të posaçme për kontrollin fizik të tyre.
Policia ka bërë jo vetëm kontroll fizik të kabinave të kamionëve por edhe të rimorkiove, ndërsa kontrollit fizik trupor u janë nënshtruar edhe shoferët apo kushdo që është gjetur në kabinë me shoferin e kamionit. Në disa raste, shoferët janë mbajtur larg automjeteve që ngasin.