Burg për dhëndrin e tij? Çfarë vendimi do të marrë Donald Trump?

25 Shtator 2017, 09:38Bota TEMA

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, ka përdorur emalin privat për të kryer punë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, tha avokati i tij.

Avokati Abbe Lowell konfirmoi se Kushner, në periudhën janar-gusht, “ka pranuar ose ka kthyer më pak se 100 emaile te kolegët e Shtëpisë së Bardhë nga llogaria e tij personale”.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kritikuar vazhdmisht rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për përdorimin e emailit privat gjatë kohës së ka qenë sekretare e shtetit.

Trump ka thënë se do ta burgoste Clintonin nga shqetësimet se mund t’i ketë keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Hetimet për këtë çështje janë mbyllur pa akuza.

Rregulloret federale e specifikojnë se si duhet të mbahen shënimet lidhur me presidentin dhe aktivitetet e tjera të qeverisë.

Përdorimi i llogarive private mund t’i vendosë regjistrimet zyrtare përtej qasjes së gazetarëve, ligjvënësve dhe të tjerëve që kërkojnë informata të disponueshme për publikun. voa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje