Një shqiptar është kthyer në hero në Itali, teksa ka shpëtuar jetën e katër qytetarëve. Mediat italianeraportojnë se një makinë ka marrë flakë në ecje, duke bllokuar brenda katër të rinj italianë.
Shoferë të shumtë kanë parë makinën në zjarr, por kanë ndaluar vetëm për të bërë foto. Ka qenë një qytetar i ri shqiptar, i cili ka ndaluar dhe i është afruar makinës në flakë, duke nxjerrë prej saj një vajzë dhe tre djem.
“E pashë veturën në zjarr dhe u ndala. Ishin 4 të rinj brenda, një vajzë dhe tre djem, të cilët dukeshin të tronditur, ndoshta nga tymi. I tërhoqa ata nga makina. Ishte e vetmja gjë që duhet të bëja”, tha i riu shqiptar për mediat e vendit fqinj.
Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, pas një përplasjeje mes dy mjeteve, Fiat Punto dhe Peugeot, ku kjo e dyta mori flakë, në zonën e San Martino di Trecate.
Lëre çe pyet
Te lumt.Ke bere nje xhest human.Ke shpetuar kater jete njerzish.Meriton lavderime dhe respekt.
Bravo!
www
.”..Nje i ri shqiptar..,,”po ky hero kishte emer!?per; rastet e tjera; droge , vjedhje e lloj lloj krimesh te tjera mediat japin menjihere emrin dhe kombesine por tashti pse nuk e thone emrin ne menyre qe ne ti shkruanim direkt ketij njeriu te mire , qe bashke me shume te tjere bashkombas te tij qe punojne me ndershmeri e nuk u ndihet zeri sepse shikojne punen e tyre dhe nuk ndjekin gazetaret per intervista , e lartesojne figuren e tyre dhe ne krenohemi me ta .
Te lumte o njeri i mire…. ke nderuar veten tende duke rrezikuar jeten .