SHBA ‘hap dyert’ për shqiptarët me një tjetër aplikim

25 Shtator 2017, 18:57Sociale TEMA

Pak para se të fillojë aplikimi për lotarinë, Ambasada amerikane ka hapur një tjetër aplikim, atë  për punësim të përkohshëm. Në sitin e saj Ambasada ka  publikuar kriteret për të aplikuar për vizë të përkohshme.

Janë mbi 15 lloje programesh për viza përmes të cilave mund të punësoheni në SHBA. Konkretisht në një publikim të fundit thuhet se vizat e punës janë të specifikuara, ndaj ju duhet të jeni i kualifikuar për punën që doni të bëni. Ndërkohë punëdhënësi duhet t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar ai vjen në Ambasadë për shqyrtimin e vizës. “Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA”

Klasifikimet

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre kategorive janë të kufizuara nga një numër i caktuar në vit, të cilat do të vërehen në kllapa () si më poshtë:

Në mënyrë që të konsiderohet si një jo-emigrant, në klasifikimet e mësipërme, punonjësi ose agjenti i ardhshëm i aplikantit duhet të dorëzojë formularin I-129, Peticion për Punonjës të Përkohshëm, në Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (USCIS në Anglisht). Shënim i Rëndësishëm: Është shumë e rëndësishme për punëdhënësit e ardhshëm të dorëzojnë peticionin sa më shpejt të jetë e mundur (por jo më shumë se 6 muaj përpara se të fillojë puna e propozuar) për të dhënë më shumë kohë për procesimin e peticionit dhe pastaj të vizës. Nëse ju duhet një procesim më të shpejtë, lexoni Shërbimin e Procesimit Premium në faqen e Internetit të USCIS. Sapo të aprovohet, punonjësit apo agjentit i dërgohet një Akt Njoftim, formulari I-797, njoftimi për aprovimin e peticionit. Gjithsesi, formulari I-797 nuk nevojitet më kur të aplikoni për vizë, sepse aprovimi i peticionit verifikohet tashmë në sistemin e Departamentit Amerikan të Shtetit që quhet Shërbimi i Menaxhimit të Informacionit të Peticionit (PIMS në Anglisht). Në mënyrë që të verifikohet aprovimi i peticionit, neve do të na duhet numri i pranimit të peticionit tuaj të aprovuar, prandaj ju lutemi merrni masat të keni këtë numër kur aplikoni për vizë. Duhet pasur parasysh që aprovimi i peticionit nuk do t’i garantojë lëshimin e vizës një aplikanti që gjindet i papranueshëm nën parashikimet e Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë (INA në Anglisht).

Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Punonjësit e Përkohshëm”.

3 komente në “SHBA ‘hap dyert’ për shqiptarët me një tjetër aplikim”

  1. I pa pune 27 vjet says:

    VAZHDONI GJENOCIDIN E SHQIPETAREVE DHE POPULLOHENI KETE VEND ME MUXHAHEDINE SALISJANE ZOGISTE E ZOGOLJANE

  2. enter"" says:

    Llotaria amerikane eshte nje turp. E lane Shqiperine shterp, I hoqen gjithe njerezit me shpresen se ne Amerike do gjejne token e bekuar.
    Nje lesh shte, shkojne atje dhe gjenden me te vetmuar se kurre, me ilace, depression.

    Jo Jo,
    JO LLOTARISE AMERIKANE

    1. valer says:

      Po pse emigrimi ne Itali e Greqi mos eshte me i mire? Ne Amerike te pakten nuk diskriminohesh vetem se je shqiptar. Ce ke kete inat me Ameriken, se kuptoj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje