Përgjatë lumit të Lanës, ka filluar vendosja e stolave të rinj duke u ardhur në ndihmë të gjithë grupmoshave.
Ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit të Tiranës, ka nisur punën për riparimin e stolave të dëmtuar si dhe vendosjen e atyre të rinj në vendet e pushimit për kalimtarët.
Siç mund të shihni edhe nga këto foto, fillimisht specialistët e DPN 2 kanë vendosur stola të kuq e të verdhë përgjatë lumit të Lanës, duke nisur nga shkolla “Ismail Qemali”, deri te Katedralja.
Ndërkohë Bashkia ka vijuar punën përgjatë lumit të Lanës për mbjelljet e reja si dhe për pastrimin e shtratit nga mbetjet.
…dhe kjo duhet reklamuar si habi-cudi apo pune kolosale e Bashkise???!!!
Cudi-habi eshte ky lloj lajm i e jo ajo qe Po bejne ato!
V endosja e ndenjesve neper lulishte eshte nji investim me vlere per cdo qytet , sepse ne to pushojne qytetare te te gjitha moshave; Por vendosja e ketyre ndenjesve ne te dy anet e perroit te lanes eshte ndoshta me e pa pershtateshme se cdo investim tjeter ; sepse era qe kundermon nga derdhjet e ujrave te zeza te ben te largohesh sa me pare nga lana dhe jo te pushosh aty dhe e dyta shikoni vendosjen e ndenjesve , eshte bere ne hapesiren per kembesore e bicikleta , te dyja keto hapesira do te ngushtohen dhe nuk mbeten as per njeren as per tjetren.
Përse të mos reklamohet kur ka diçka për tu reklamuar!Kur punohet ama vlerësohet, e nëse nuk punohet kritiko pa ndalim, por më parë konstato.