Revolucioni i punës me orar të pjesshëm dhe ideja utopike për fundjavën 3-ditore

23 Shtator 2017, 17:18Sociale TEMA

Nga mjekët, mësuesit, milenianët e deri tek gratë në moshë, më shumë se gjysma prej nesh tani punojnë me orar të pjesshëm. Por a është kjo një zgjedhje jetese, apo një mënyrë për t’u përballur me stresin?! The Guardian sjell një analizë të fenomenit të ri të punësimit dhe idenë utopike për fundjavën 3-ditore.

Andrew Stone punon katër ditë në javë, duke dhënë mësime historie në jug të Londrës. Ose, për të qenë i saktë, ai paguhet për të punuar katër ditë në javë; por ajo që ndodh ditën e pestë është më shumë një zonë gri.

Ai së pari kërkoi të punonte me kohë të pjesshme kur i lindi djali dhe fillimisht dita e tij u shpenzua me fëmijën. Por tani që djali i tij është tre vjeç, Stone zakonisht e dërgon atë në çerdhe në mëngjes, pastaj kthehet në shtëpi për të shpenzuar pjesën tjetër të ditës duke shënuar ose planifikuar mësimet.

Është një punë për të cilën ai nuk paguhet në mënyrë efektive, por të paktën në këtë mënyrë puna nuk i merr kohë edhe në fundjavë, ashtu siç ndodhte kur ai punonte me kohë të plotë. “Unë e kuptoj se ka vende të tjera pune, ku nuk e shihni punën e padukshme që vazhdon pas largimit nga zyra,” thotë Stone. “Por pabarazia midis realitetit dhe perceptimit në jetën e punës së mësuesve është shumë më e madhe”.

Për të, orët e reduktuara nuk janë më një mënyrë për të balancuar punën dhe jetën familjare, por për të menaxhuar vetë punën.

Ka shumë të tjerë që bëjnë të njëjtën gjë. Vitin e kaluar, Shoqata e Mësuesve në Angli paralajmëroi për një përkeqësim të stafit duke zvogëluar orët e tyre si një protestë e heshtur kundër ngarkesës së punës, dhe jo të gjithë ata janë prindër. Niamh Sweeney, nënkryetari i shoqatës, thotë se punon me kohë të pjesshme si mësues, një vendim që ajo e mori gjashtë vjet më parë, kur ishte e vetme dhe nuk kishte përgjegjësi familjare.  “Kjo më bëri një mësuese më të mirë “, një mësuese që nuk ka pse të shpenzojë gjithë fundjavat në punë.

Por puna me kohë të pjesshme nuk kërkohet vetëm nga mësuesit. Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare 1 në 10 britanikë e klasifikon si të tepërt kohën e kaluar në punë, që do të thotë se ata punojnë më shumë orë sesa duan dhe janë gati të pranojnë ulje page për të punuar më pak. (Njerëzit që duan më shumë orë dhe nuk mund t’i marrin ato e kalojnë numrin e të papunëve.)

E vërteta themelore është se për shumë prej nesh, puna thjesht nuk i përshtatet ditës zyrtare të punës. Më shumë se 5 milionë britanikë punojnë jashtë orarit të rregullt, punë të papaguar, në një mesatare prej 7.7 orë në javë, sipas TUC, dhe kjo është puna e fshehur, duke qëndruar vonë në zyrë ose duke punuar përsëri në shtëpi në mbrëmje. Nëse llogaritet numri i orëve të tepërta të papaguara, një në katër londinezë punon më shumë se 48 orë në javë, me punonjësit e financave dhe mësuesit mes profesioneve më të goditura.

Të jesh shumë i zënë është bërë zakoni i ri. Nuk është çudi që ka një uri në rritje për më shumë kohë për të marrë frymë, edhe nëse buxhetet e shtrënguara e bëjnë të pamundur për shumë njerëz. Instituti për zhvillimin e Burimeve Njerëzore vlerëson se më shumë se gjysma e fuqisë punëtore tani punon në mënyrë fleksibile në një farë mënyre, që nga punët e rastësishme, punë që bëhen nga shtëpia ose punë me tre ditë në javë.

Por ndërsa puna me kohë të pjesshme mbetet rruga për një jetë më të relaksuar për shumë njerëz, ajo mund të ketë një anë të errët. Nëse funksionon si një valvul sigurie, duke lejuar disa njerëz të mbështeten në punët që i duan kur presioni mbi ta rritet, kjo mund të jetë një zgjidhje praktike për individët. Por a mund të maskojë kjo një problem themelor të shumë pak njerëzve që luftojnë me të punuarit shumë, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë as një punë të mjaftueshme?

E drejta për të kërkuar orë të reduktuara u prezantua fillimisht nga qeveria e Tony Blair në vitin 2002, për të ndihmuar prindërit e fëmijëve të vegjël të menaxhonin punën dhe familjen. Por që nga ajo kohë është zgjeruar gradualisht, dhe në vitin 2014 është hapur për këdo që punon në të njëjtën kompani për gjashtë muaj, prindër apo jo (punëdhënësit mund të refuzojnë nëse është e dëmshme për biznesin). Për disa, ky revolucion i qetë ka patur padyshim ndryshime në jetë.

Agjencia e rekrutimit me kohë të pjesshme, Timewise,  thotë se punëdhënësit e mirë mund të jenë gjithnjë e më të gatshëm për të akomoduar stafin që ata nuk duan të humbasin, por kur ata rekrutojnë të rinj, kanë tendencë të kërkojnë angazhim me kohë të plotë: e hënë – e premte, 40 orë në javë. Pak vende pune shpallen haptazi si kohë të pjesshme, që do të thotë se kushdo që ngurron të punojë me orë konvencionale, mund të rrezikojë karrierën ose të ndërrojë punë.

Ideja se teknologjia mund të ishte një mundësi, më shumë se sa një kërcënim, duke u dhënë njerëzve më shumë kohë për t’u çlodhur dhe të shijonin jetën, ndërsa robotët bëjnë punët e rënda, është padyshim në modë në qarqet e teknologjisë,  vetëm si një mënyrë për të zbutur reagimin kundër aplikacioneve që do të “shkatërronin” vendet e punës

Jack Ma, themeluesi i gjigantit kinez të tregtisë së internetit, Alibaba, ka parashikuar se brenda 30 vjetësh mund të punojmë më pak se 16 orë në javë. Mark Zuckerberg i Facebook ka sugjeruar se SHBA do të lëvizë drejt një të ardhure universale bazë të paguar nga shteti për ata individë që  puna e tyre do të tkurret ose zhduket. Madje edhe gjigandët e Silicon Valley, që janë të famshëm për punën e tyre, janë duke eksperimentuar me javë të shkurtuara pune.

Është interesante se disa kompani në sektorin privat, të tilla si Google dhe Amazon, tani po i ofrojnë stafit të tyre, një në katër fundjava, një fundjavë të gjatë.

Ideja e një manifesti të ri pune, aq bujar sa për të subvencionuar një fundjavë tre-ditore për të gjithë duket pothuajse “çmendurisht optimist”. Gjithsesi idetë radikale gjithmonë duken të pamundura derisa papritur nuk janë. Kur fundjava u zgjat dy ditë [nga një], njerëzit thanë se nuk mund të ndodhte. E njëjta gjë thuhej një herë për pushimin e lindjes dhe pagën minimale. Është pjesë e një debati më të gjerë për të ardhmen e punës.

Por, ndërkohë që debati i vogël utopik bëhet, duket se shumë britanikë po e gjejnë zgjidhjen vetë. Ata po shkurtojnë orët kur munden, dhe çuditërisht duke kuptuar se ajo që ata mendonin se ishte një ndalesë e përkohshme, si për shembull, sa të rriten fëmijët, është bërë tashmë një mënyrë jetese.

Siç thuhej, se puna shtohet për të plotësuar kohën në dispozicion. Por jeta ka zakonin të bëjë të njëjtën gjë, dhe kjo është arsyeja pse javët 4-ditore mund të kthehen në varësi; pasi e shijon luksin e një kohe shtesë për veten është e vështirë të heqësh dorë.

Për Stone, alternativa për shkurtimin e orëve të tij të punës erdhi pasi po mendonte të mos jepte më fare mësim. “Stresi me të vërtetë ju mbyt. Ju shkoni si një mësues i ri i mbushur me entuziazëm dhe përkushtim, duke punuar gjatë gjithë mbrëmjeve të gjata dhe fundjavave, por njerëzit duan të kenë një familje, ose duan të kenë një jetë shoqërore. Ata nuk duan të jenë në prag të një shkatërrimi nervor”.

Statistikat tregojnë se gjithnjë e më shumë britanikët po kërkojnë të punojnë me kohë të pjesshme.

Meshkujt të moshës 25 deri 55 vjeç, të cilët ishin në kuotën më të ulët të pagave për orë, kishin katër herë më shumë gjasa të punonin me kohë të pjesshme se sa do të kishin 20 vjet më parë.

CEO-t (drejtorët e kompanive) që punojnë me kohë të pjesshme mund të jenë ende një rracë e rrallë, por ato janë në rritje. Numri i njerëzve që punojnë me kohë të pjesshme në role të larta u rrit me 5.7% vitin e kaluar.

Po ashtu të rinjtë, milenianët, kanë më shumë propabilitet që të pranojnë punë fleksibile. (Tesheshi.com)

1 komente në “Revolucioni i punës me orar të pjesshëm dhe ideja utopike për fundjavën 3-ditore”

  1. goni says:

    Ky artikull nuk ka emer,dhe keshtu behet jo i besueshem.Por tja veme emrin artikullshkruajtesit,psh.Shemsedin!Shemsedini,koncemntrohet vetem ne Britani,dhe keshtu behet jo i besueshem,sepse ne kete Bote te madhe Britanija eshte Shum e vogel!Pra shemsedini,i Cili nuk ka turp,dhe konsideroj dhe besoj se ky artikull shkrues,eshte jo adekuat.Pse?Sepse,Shemsedini,te shkruaj ne rradhe te pare per borgjet e panumerta te Shqiperise,Vendit gte Tije(ne qofte se akoma e ko nsideron si vendi e Tije).Pra nuk po zgjatem Shum tek Shqiperija,sepse eshte vend i vogel,dhe dihet se ka borgje qe as qe mund te enderroheshin.Por Shemsedini,mjnd te shkruaj dhe te jap sqarime,se sa borgje kane vendet e medhenje,si pershembull Gjermanija(sepse konsideroj se Shemsedini eshte simpatizant i Gjermanise,por i Gjermanise pa Gjerman!)Pra sa borgje ka Gjermanija,nje vend me toka pjellore,sa ka Franca gjithashtu nje Vend me toka pjellore,dhe shume Vende qe nuk po jau permend Emrin!Turpi ka kaluar qdo kufi,dhe kur kerkohet ndreqje gabimesh,pengesat nuk mund te ndalohen.Pse?Sepse Korrupsijoni,nuk eshte vetem nalt Shemsedin,por eshte edhe aty ku nuk besohet,tek simpatizantet e Shemsedinit.Shemsedin,Ju po kerkoni,te beni sqarime,ju keni harruar mesuesit,ju tashme jeni kunder mesuesve Tuaj,dhe po tju jipet rasti,edhe me gryken e pushkes jeni gati per lufte.Por Mesuesit Tuaj jane specie te vjetra,kur bota u shua,nga goditja e qiellit,dinosauret u shuan,por nuk u shuan plotesisht,dhe nga kjo Jet kan prejardhjen mesuesit e Juaj.Sot kur Bota gjindet ne prag te luftes Berthamore,Shemsedini,sqaron se sa ore duhet te punoje Britaniku!Por goditja berthamore eshte e pashmangshme Shemsedin,por kjo nuk don te thote se do te shuhet jeta,jeta do te rifilloj.Pra Shemsedin,ti ke perparuar,dhe mendihmen e mesuesit,ece para,por mesuesi nuk ngeli ne vend eci edhe ai para,pra eshte prap para teje,qe don te thote,rrespekt,per mesuesin,dhe mos vill diturine,qe e bemn tash e 6-7000 vjet,sepse vjedhjea eshte vjedhje dhe keshtu denohet,sepse ti e vjedh diturine pa pyetur,dhe keshtu me dituri te vjedhur kerkon qe te behesh Shef,qe don te thote se shefi i vertete eshte i detyruar te mbrohet,qe don te thote lufte,qe sot don te thote lufte berthamore,qe siq edhe e thashe me larte,prap jeta nuk do te shuhet,dhe shpirtat,e shejte shikojne nga lartesite e qiellit,me lejen e qiellit,dhe nuk mund te ndalin luften Berthamore!Pra Shemsedin,edhe shpirtat e sojit tend qe nga qielli u shejterun,sepse qielli,i sheh punet pa mbajtje krahu,pra ka edhe nga soji Juaj shpirta te shejte,qe shohin nga qielli,dhe me lejen e qiellit,se qpo ndodh,dhe i shohin gabimet por nuk mund te nderhyjne sepse qielli,eshte para ktyre shpirterave,dhe qielli,mund te godase,me Asteroid,por edhe mund te lejoje goditjen berthamore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje