Fëmijëve dhe të moshuarve të Tiranës u është rikthyer edhe një tjetër hapësirë publike për lojëra dhe çlodhje. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Raiffaisen Bank, përfundoi ndërtimin nga e para të këndit të lojërave dhe sheshit rekreativ që gjendet pranë Piramidës, i cili do të shërbejë jo vetëm si kënd lojërash për fëmijët, por edhe si një vend ku të moshuarit mund të kalojnë kohën e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e kryera, ndërsa theksoi ky është këndi i 24 dhe një nga më të bukurit që është realizuar në këto dy vite nga Bashkia e Tiranës.
“Kemi përuruar disa nga këndet e lodrave që kemi bërë nëpër Tiranë, por ky është pa dyshim një nga më të bukurit. Ndodhet në pjesën më të rëndësishme të qytetit, mbrapa Piramidës, një ndërtesë ikonë e Tiranës. Por, harrojmë se përveç bankës, Piramidës, qeverisë, këtu ka edhe banorë, edhe njerëz të grupmoshave të ndryshme, por sidomos fëmijët që nuk janë në marrëdhënie pune as në bankë, as në qeveri, as tek piramida apo të moshuarit që janë në pension, nuk e kanë hapësirën e tyre në këtë komunitet që ka kaq shumë jetë. Ndaj më në fund edhe kjo pjesë e komunitetit që nuk është në punë, pra fëmijët dhe pensionistët, kanë një ambient fantastik”, u shpreh Veliaj.
Ai theksoi se falë vizionit dhe punës së Bashkisë së Tiranës, por edhe bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm, një hapësirë krejtësisht e degraduar është kthyer në një mjedis miqësor për fëmijët dhe gjyshërit e tyre. Kryebashkiaku u shpreh se ky kënd është dëshmia se kur ka vullnet mund të bëhen punë të mira. “Kemi transformuar një ferrishte, një zonë totalisht të zaptuar nga mbeturinat duke e kthyer në një xhevahir urban të qytetit të Tiranës. Ku ka vullnet edhe nga “ferrat mund të dalin trëndafila”. Ky është rasti tipik se nga një ferrë e madhe ka dalë kjo lule e bukur urbane e qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.
Ai bëri të ditur se ky është vetëm projekti i parë i ndërhyrjeve në zonën e Piramidës, pasi Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe një sërë ndërhyrjesh të tjera që synojnë ta kthejnë atë në një qendër të kulturës dhe për të rinjtë. “Kemi filluar ndërhyrjet nga jashtë për ta transformuar Piramidën edhe nga brenda në një qendër të madhe kulturore, kryesisht me fokus të rinjtë, për ata që duan të merren me teknologjinë e informacionit, që duan të merren me art, me libra, kinematografi, teatër”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se transformimi i Piramidës do të fillojë brenda këtij viti, ndërsa arkitektë të njohur vendas dhe të huaj po punojnë për projektin. “Arkitekti i njohur Ëiny Maas, i cili ka bërë disa nga kryevepra në botë, i është bashkuar ekipit tonë për ta sjellë në platformën finale propozimin për transformimin e Piramidës. Nga një “vrimë e zezë” si nga jashtë edhe nga brenda, Piramida do të kthehet në një burim energjie”, tha ai.
Teksa falenderoi Raiffeisen Bank për kontributin, Veliaj ftoi banorët e zonës, por edhe të gjithë qytetarët që do e frekuentojnë këtë hapësirë të rinovuar, ta mirëmbajnë investimin për të garantuar jetëgjatësinë e tij. “Është shumë e rëndësishme që Raiffeisen, Bashkia e Tiranës investojnë, është 10 herë më e rëndësishme t’i mirëmbajmë ato. Duke i mirëmbajtur sigurohemi që pas këtij investimi shkojmë në një investim tjetër. Ky është këndi ynë i 24-t, mund të bëjmë edhe 24 të tjerë nëse vazhdojmë dhe mirëmbajmë këto që kemi bërë. Nëse këto vandalizohen kthehemi mbrapsht, sigurisht humbasim shpejtësi nga ritmi i ndryshimit të gjërave në Tiranë”, tha kreu i Bashkisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris duke falenderuar Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin, theksoi se është në politikat sociale të bankës përfshirja në të tilla projekte. “Dëshiroj shumë që të falenderoj Bashkinë e Tiranës për këtë nismë. Nuk është e para, sigurisht që kemi bashkëpunuar shumë me Bashkinë e Tiranës. Është bukur të jesh Kryetar i Bashkisë ose drejtor i Përgjithshëm i një banke, por faktikisht punën e vërtetë e bëjnë punonjësit, ndaj dëshiroj të falënderoj punonjësit e bashkisë, gjithashtu edhe ata të Raiffeisen Bank, të cilët kanë bashkëpunuar në këtë projekt. Sigurisht, ky projekt vjen edhe si rezultat i rëndësisë që banka i jep përgjegjësisë sociale të korporatës”, tha Canacaris.
Jetëzimi i këtij sheshi me kënd rekreativ dhe lodrash është bërë i mundur nga Bashkia Tiranë dhe Raiffeisen Bank. Në këtë shesh është ndjekur e njëjta mendësi dhe standard, të gjitha materialet e përdorura janë të certifikuara sipas standardeve të BE-së. Gjithashtu përveç rikualifikimit estetik të zonës së banuar nëpërmjet planifikimit dhe shtimin të gjelbërimit, një tjetër element i rëndësishëm është ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur.
Te lumte o lal Eric lumte TIRANA qe te ka
Ju lumte Erjon per punen e mire ne Tieane . Ne jemi te kenaqur
Bravo moderatori,qe si jenicer i Erion Veliajt nuk lejon kritika ndaj tij!
Dhe thone se jane gazete e pavarur!
Pse i censuroni komentet kritike?
Bravo
Është në vete ky krietari more, pse mes baltës do lozin fëmijët? Shikoni si është tani që e inaguroi, mendoni si do jetë pas shiut të parë. Të paktën mbusheni me rërë si bëjnë në Gjermani
Erion,shume mire je duke punuar dhe ndryshuar per mire Tiranen,keshtu duhet vazhduar ne bashkepunim me qeverine.Por une kam mendimin se puna te nxjerr vete ne pah dhe nuk ka nevoje te evidentohesh kaq shume personalisht nepermjet fotografive.Kete here nga tete fotografi te publikuara ne kater ke dale vete!.A e kupton se kjo gje me shume mund te te prishe pune se sa te te ndreqe?Edhe nje gje te lutem : mos e perdor aq dendur ate termin “fantastike” jo vetem sepse eshte pergjithesisht nje teprim ,por edhe nje fjale e huaj !Pune te mbare per te miren e Tiranes dhe gjithe Shqiperise!
Po ke te drejte!!!!
Kjo gjeja ne foto eshte vertet e bukur per mos te thene shume e bukur.
Vetem e shemton ky gjeja qe na eshte bere si kim kardashian. Me ndryshimin e vetem se ajo edhe bythet edhe leket i ka te vetat.
cdo te thote “rekreativ”?
Nuk tingellon si shqip
O Veliaj, thuaji keyetarit te Himares qe edhe aty ka femije, ne behar vijne me qinra femije qe nuk kane nje kend lojerash as ne qeparo as ne himare e as me dhermi, ndonse jane dhene fonde kolosale!
Nuk ka dite mos te dal ky njeri ne tv, sigurisht me “paret” e popullit !…
“Skenar” i PS-se per pas Rames !
Natyrisht qe do te behej nje kend lojrash aty, pasi egzistuesi “kendi i lojrave 7 xhuxhat” do te zhduket per ti hapur vendin kulles 138 metroshe sikurse u paraqit dje ne te njejten gazete (http://www.gazetatema.net/2017/09/22/downtown-albania-dta-vjen-ne-tirane-projekti-me-madheshtor-dhe-modern-nga-grupi-balfin-dhe-kastrati-group/)
Te lumte z.Veliaj!
Te punojme,se vetem nepermjet punes jo lloqeve,arrihet perparimi dhe mireqenia e vendit.
Te lumte z.Veliaj!
Te punojme,se vetem nepermjet punes,jo me lloqe pazari,arrihet perparimi dhe mireqenia e vendit.
dil o kryetar dil para dite dhe mbasdite kur ben gjera te bukura pse jo,
Do te ishte mire qe te mirembahej ky lloj kendi zbavitjesh sepse nuk bedoje qe do t’i rrezistoje gjate cedukates qytetare. Do e shkaterrojne vrenda muajit nese nuk ka sistem vezhgimi
Si peshkohen ne Shqiperi. Po mire o njerez, nuk e kuptoni qe ky po hap sheshe ndertimi me pretekstin e kendeve per femije. Prisni e do ta shikoni se si ato kende do kthehen ne sheshe ndertimi pas disa kohesh.
dikur n monozem komunistet puro enverista genjenin gjith popullin.
tash socjalistet,kta komunista te vegjel,genjejn kalamajt dhe pleqt.
me ndonje karramele cokollat apo shesh me rer…
@ kasneci. shuqur patem PD te na thote e beje te verteten ?
Po pse nuk i leshon komentet o shoku moderator. O Mero me qafsh, sa te paguan Linda Rama per reklamen e bankes se saj ne krye te faqes. A ja vlen?
Z. Velia kemi një shqetpsim ne banorët e njësisë 9 në rrugën “Don Bisco”. Para zghedhheve filloi nga puna një skuadër për rregullimin e sheshit në mes të banesave që ndodhen mbrapa furrës së bukës . Vazhdoi ajo pune edhe disa ditë.mbas zgjedhjeve, bile në një nga ato ditë erdhët dhe ju.për të parë ecurinë e punimeve. Vërtet na u bë zemra mal. Por
një javë mbas ardhjes tuaj puna u nderpre dhe shirat mbeturinat parkimi i makinave etj janë bërë shqetësuese dhe stresuese për banorët. Jeni i lutur ta verifikoni mbasi mesa duket disa shoqerues që ju keni nuk janë të vëmëndshëm për ndjekjen e zbatimit të.potosive tuaja. Pa paragjykime partiake, por ka nga banorët që mendojnë se për mbarimin e këtij sheshi do të priten zgjedhjet lokale që të rikërkohen votat. Unë dhe shumica eëbanorëve të Tiranës kemi krijuar besim në angazhimet tuaja.
Xyz