Vlora qyteti i pare me sistemin Multifunksional “Smart City”

22 Shtator 2017, 23:36Sociale TEMA

Nisur nga disa lajme te pasakta te perhapura ne rrjetet sociale dhe disa media, Bashkia Vlore deshiron te sqaroje si me poshte:
Projekti i iniciuar nga Bashkia Vlore quhet “Sistemi Multifunksional “Smart City” dhe ka nje vlere prej 52.891.000 lekesh. Ky projekt permban nje sisten multifunksional teknologjik që do të mundësojë një rrjet komunikimi të shpejtësisë së lartë i bazuar mbi fiber optike ne qytetin e Vlores , shërbim wi‐fi free ne te gjithe zonen e Lungomares, ne zonat me te frekuentuara te qytetit si dhe stola interaktive per banoret dhe turistet me shume sherbime te tjera. Per me teper ky sisten permban vendosjen e kamerave te sigurise pergjate te gjithe Lungomares, kryqezimet kryesore te qytetit dhe disa nga zonat me problematike. Kamerat e sigurise sherbejne per rritjen e sigurise ne qytetin tone per banoret, por eshe turistet e shume qe deshirojne te vizitojne Vloren.

Projekti ne fjale e kthen Vloren ne nje nga qytetet me te mbikeqyrura ne Shqiperi.

Ne kete projekt perfshihen mbi 8 km fibër optike, kamera outdoor per monitorim me rreze te gjate, stola inteligjentë, pajisje wireless, pajsije monitorimi ne godinën e Bashkisë dhe ne sallën e Policisë Bashkiake, pajisje kompjuterike, dhe një seri e gjithë me pajisje elektronike per funksionimin e plote te këtij sistemi. Stolat qe permendin individe te caktuar zene me pak se 5% te vleres se ketij projekti.

Policia Bashkiake do te mbikeqyre keto kamera 24 ore per te garantuar siguri maksimale per banoret dhe turistet.

Me gjithe sulmet dashakeqe nga individe te caktuar, Bashkia eshte e vendosur ta shnderroje Vloren ne qytetin me te sigurt te Shqiperise dhe nderkohe ta shnderroje ne qytetin me teknologjik ne Shqiperi me akses ne internet falas.

10 komente në “Vlora qyteti i pare me sistemin Multifunksional “Smart City””

  1. tfgs1 says:

    do te shkoi muti ne gju a i vrare……………………gjoxi i labit do te behet me grope,pasi do te mburret per ……..smart -city!!

    1. Boby says:

      A ta bëftë Labi në sumë

  2. Lloji says:

    Po Dibra mo Dibra qyreti i Peshkopise qe kurre nuk ndegjohet c’po ndodh me verilindjen Diber Kukes Tropoje Puke etj etj… Kur nje emer nuk permendet ose eshte shume mire ose eshte per t’e ardh keq, ja pra veri-lindja eshte zona me e varfer, imagjino Bulqizen qe i jep energji me nentoken e saj Shqiperise kur nuk ka ekzistuar e as do ekzistoje detrisa te manipulohen e te votojne (nuk ka rendesi cilin) Vereni doren ne zemer o derra se nuk eshte vetem Tirana, Shqiperia eshte jashte Tiranes ne tirane kene ngelur pak qytetare dhe nje miks i madh derrash nga e gjith Shqiperia

  3. Sirius says:

    Ore me ujin ca do behet ne Vlore, se 2 ore ne dite ka. Lerini stolat inteligjente e qiqrat ne hell, se qyteti ka emergjenca te infrastruktures minimale. E po kjo pune me keta, plaka ne buze te varrit e keta duan ta cojne te parukieria per extension.

  4. Lili says:

    Bashkia e Vlorës para se te harxhoje parat për teknologjine, qe une jame i bindur ska per te funksionuar, duhet te pastroje pusetat dhe t’u veri kapak, Vlora përmbytet me nje luge uje nga qe jame pusetat e bllokuara. Cilesia e punimeve te sapo bera eshte per faqen e zeze. Ne rruget e sapo asfaltuara ka filluar te buroje uje (rruga Miss Durham ne dy vende). Trotuari ne transballkanike buron uji. Ura e manastirit të Zvërnecit kane filluar t’i shqiten derrasat nga qe kane kursyer bullonat. Harxhohen parat me larjen rrugeve me autobot (nuk besoj qe te ketë ndonjë qytet tjetër ne bote qe te konsumojne ujin per te lare rruget, u ka ngelur qe nga koha e Enverit ose e bejne per t’i prishur sa me shpejt). Koshat e plehrave me te qelbur nuk i gjen vec ne Vlore, dhe kryetari i bashkisë mendon për teknologjinë?!! Nuk arrij t’i kuptojë por shpikin lloj lloj tjerash absurde per te shpenzuar paratë qe u bien ne dore.

  5. Alica says:

    SMART CITY- eshte nje eshte nje kendershtrim i bukur per hapjen e prespektives se Vlores ose me mire Qarkut te Vlores .Qark i cile defakto do te jete shpresa kryesore per krijimin e ekonomise reale Shqiptare te shendetshme dhe me ritje graduale te qenderushem per nje dekade dhe mbas saje ne boom ekonomik .
    Nuk duhet te keqkuptohet ky koncempt si lehtesi @ komunikimi edhe pse “tulla ” e ketije ndertimi eshte informacioni dhe po ashtu rol te rendesishem ka smartphoni .Ka nje eksperience botrore te shkelqyer per Smart city psh Koreja e Jugut ,India me dhjetra Spanje e Brazil e tje
    What is a smart city? | CNBC Explains

  6. Qytetar says:

    Ecni perpara mos u merrni me injorantet!

  7. Tarrasi says:

    E kane bere kastile ne forme simbolike Rama dhe Leli korrupsionin me Stolat.
    Keshtu ju vlonjatet do ti uleni siper “korrupsinit” dhe ta shtypni me bythe.

  8. Loni says:

    Fix fare ‘qytetari’, karavani te ece perpara

  9. Albi says:

    BRAVO.Tekonoligji dhe zhvillim, siguri publike por edhe qytetari .BRAVO.Veshtire do ta kene ca qe lehin neper portale po mos degjoni injorantet qe kan zbritur nga stanet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje