Zbardhet raporti britanik/ Universiteti i Tiranës më i dobëti, kurrikula të vjetra e plagjiaturë

23 Shtator 2017, 18:46Sociale TEMA

Vendimi është marrë tashmë. Universiteti i Tiranës është më “i dobëti”. Këtë nuk e themi ne, por ekspertët e agjencisë britanike të sigurimit të cilësisë, të cilët kanë përpiluar një raport të gjatë lidhur me plotësimin e pesë standardeve kryesore për një universitet.

MANGËSITË

Bordi i Akreditimit ka marrë dje vendimin përfundimtar për të gjitha universitetet, duke i akredituar ato me kushtin që në krye të një ose disa viteve të plotësonin kriteret e parashtruara në raport. “Panorama” zbardh listën e mangësive të universitetit që mori notën më të ulët. Programet e vjetra mësimore, proces i mangët, vlerësim i pasaktë i studentëve, mungesë në tekste shkollore apo aksesi në biblioteka dhe burime të pamjaftueshme për kërkimin shkencor, janë disa nga mangësitë më flagrante që luajnë rol parësor në nxjerrjen e brezave të rinj. Nisur nga kjo, bordi i akreditimit i ka lënë disa “detyra shtëpie” Universitetit të Tiranës, të cilat duhet t’i kryejë brenda këtij viti akademik. Ato lidhen kryesisht me përmirësimin e kurrikulave, të të dhënave mësimore e deri te hartimi i politikave për plagjiaturën dhe shkeljet akademike, si dhe vlerësime periodike të stafit. “Universiteti duhet të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme dhe të dokumentuar për vlerësimet periodike të performancës dhe aftësive të stafit, si dhe të rishikojë të dhënat e programeve të studimit për të siguruar që është aktual, korrekt dhe në përputhje me kërkesat ligjore”, citohet në faqen 6 të raportit. Mungesa e misionit dhe objektivave të qarta janë vënë në pah si dobësi dhe rekomandohet të përmbushet në kohë rekord. Niveli i ulët i performancës së universitetit ka shkaktuar zemërimin edhe të një grup studentësh kanë vënë një banderolë në hyrje të rektoratit të UT-së me mbishkrimin: Ulu 4, turp!”.

EKIPI I KONTROLLIT GJETI DOBËSITË E MËPOSHTME

Mungesën e një deklarate të qartë të misionit të Universitetit dhe objektivave në Statut, të miratuara në 2009 dhe vonesa në zhvillimin e një Statuti të rishikuar, që merr parasysh ligjin për një edukim më të lartë të vitit 2015.

Mungesën e zhvillimit të një strategjie aktuale, të kohëve të fundit dhe të plotë Një raport vjetor nuk i është paraqitur ministrisë për vitin 2016

Mungesa e një tregu kërkimor të nivelit institucional, për të përforcuar misionin dhe qëllimin e Universitetit.

Mungesa e provave për një qasje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të dokumentuar për vlerësimet periodike të performancës dhe aftësive të stafit.

Përmbajtje kontradiktore të uebsajtit, stilit dhe formatit, mungesën e zhvillimit të sektorëve kryesorë dhe sigurinë në shqip. Presion i vazhdueshëm në ambientin dhe infrastrukturën për performancën shkencore dhe akademike.

Të dhënat e programeve të studimit janë të vjetra, përmbajnë kopje dhe mungesën e dokumentacionit ligjor Lëvizshmëri e ulët e studentëve nëpër programe europiane.

Mungesa e një sistemi moderimi të qartë dhe prova me dokumente, që do të siguronte aksionerët se proceset e vlerësimit janë të vlefshme, të sakta dhe të drejta.

Mungesa e një politike formale mbi plagjiaturën dhe shkelje të tjera akademike Mungesa e një politike të qartë dhe dokumentuar të Universitetit mbi garancinë e cilësisë së programeve të studimit.

Mungesa e një strategjie formale kërkimore për të drejtuar prioritetet Sigurim dhe akses i pamjaftueshëm si në tekste librash, ashtu edhe në materiale online.

Mungesa e një politike të qartë për të ushtruar qasje parandaluese dhe kuruese për të përmirësuar shëndetin e studentëve Nuk janë mbajtur të dhëna statistikore mbi punësimin e të gjithë të diplomuarve.

Panorama

7 komente në “Zbardhet raporti britanik/ Universiteti i Tiranës më i dobëti, kurrikula të vjetra e plagjiaturë”

  1. Sali Berisha says:

    Mos!! Kjo nuk haaaaaaahahaha…

  2. Tarrasi says:

    Keta te Panorames mos jane gjë aksionere te Universitetit “Luarasi” ?
    Keta te privati ja qepin dokumantat si ti doje ky anglezi !

  3. gjuhtar karvarkari says:

    kurse in kam zbardh fajlet e CIAs amerikane kur behet fjal per shqipnin,sepse jam perkthyes I CIAs
    ja cfar shkruajn:
    shteti shqiptar me I dobti.
    jan shtet mashtrues.
    jan komb shkerdhatash.
    jan politikane bythqima.
    kopjojn cdo gje dhe e degjenerojn .
    femna qe pallohen qysh n djep dhe deklamohen virgjnesha shekullore.
    meshkuj qe han hajdar me dhemb dhe krenohen se thyejn hekrin me dhemb.
    shtet qe edhe nje afrikan do ta percmonte
    komb qe edhe nje majmun do ta perbuzte
    njers qe edhe nje antikapat do ti perballonte
    e ca dreq gjeje esht ajo qe ka emrin shqipni?!
    kjo esht shkrujt ke tabletat skedina te CIAs per shqipnin

  4. Lani says:

    Obobo, tani qe doli dobet ky ku do shkojne studentet? I mban dot Cili pastaJ valle??

  5. Zike Koromani says:

    Hahaha. Me I miri Universiteti Mesdhetar te bossit Angjeli me pedagoge pleq e pijanece dhe me student qe ne mesim pallohen e drogohen. Turp per MAS per sa lejon.

  6. j says:

    Pse si ju kishin thene ne shqiperi,
    “qe eshte uninersitet i nivelit evropian edhe me i larte” ?
    Jeni te mbaruar por ju a fshehin.Ju e dini por beni sikur nuk eshte e vertete.
    Sistemi Universitar ne shqiperi eshte nje lloj “Sude”iluzionesh per rinine
    dhe per ti marre leket ne menyre legale.Asgje me shume.
    Por iluzionet nuk zgjasin shume.

  7. Gurakuqi says:

    Me i dobeti ku? Ne Shqiperi? Se ne Europe e besojme qe mund te jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje