Forca të shumta ushtarake britanike dhe ato të Shqipërisë u dislokuan këto ditë në pika të ndryshme të vendit. Siç mund të shihni edhe nga këto foto, ushtarët britanikë dhe ata shqiptarë kanë qenë në një nga aeroportet e vendit për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe rreziqeve të tjera që paraqiten.
Drejtori i Ushtrimit dhe Zyrtari Komandues i Grupit 8 të Forcave të Mbrojtjes, komandanti i krahut Phil Hateley tha:
“Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar në NATO, dhe pavarësisht nga fakti që jemi jashtë Bashkimit Evropian, ne jemi ende të angazhuar për sigurinë evropiane, dhe vendosja e trupave tona në Shqipëri është një demonstrim i qartë i kësaj.
Ardhja në Shqipëri na ka dhënë shumë mundësi që ne kurrë nuk mund t’i realizojmë në Mbretërinë e Bashkuar. Liria për të qenë në gjendje të shkojmë dhe të kryejmë stërvitje ushtarake midis fshatrave, është shenjë dalluese. ”
sikur kallashnikovi ishte hequr apo ky eshte prej druri?