Pas ‘’Vjeshtë 2017’’, Policia gati për një megaoperacion në të gjithë vendin

26 Shtator 2017, 10:38Kronika TEMA

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Altin Qato i ftuar në emisionin Opinion paralajmëroi një aksion tjetër akoma më të madh.

Pa dhënë shumë detaje Qato theksoi se bëhet fjalë për një megaoperacion policor i cili do të shtrihet në të gjithë vendin. “Do përgatisim një operacion më të fuqishëm’’ tha Qato.

Ky aksion pritet të pasojë, operacionin ‘’Vjeshtë 2017’’ për bllokimin e pasurive kriminale ku fokusi i të cilit nuk ka qenë vetëm tek automjetet luksoze, por edhe tek pronat.

‘’ Po bëhet identifikimi i grupeve kriminale, i të gjithë grupeve që kanë aktivitet kriminal brenda territorit dhe ato grupe kriminale që mund të ketë aktivitet jashtë territorit të vendit por asetet kriminale i sjellin në Shqipëri.

Po bëhet identifikimi i të gjithë aseteve dhe këto nuk janë vetëm makina, por edhe prona, llogari bankare, çdo lloj aseti kriminal’’ shtoi ndër të tjera Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike.

1 komente në “Pas ‘’Vjeshtë 2017’’, Policia gati për një megaoperacion në të gjithë vendin”

  1. Keshilltari says:

    Po te ishte nje qytetar ” i thjeshte” ( sic jemi dhe ne) ai qe shtyti makinen e policise,sot do i mungonin ca dhembe e brinje.
    Mua kur me ndalojne( popull i thjesht) vetem arogancen shoh,per hir te vertetes jo keta te nderhyrjes se shpejte.Sidomos keta te rrugores dhe keta policat e thjeshte jane komplet jashte cdo lloj norme.
    Le qe kane shpikur dhe: sa te mbarojme me dokumentat mos leviz nga makina!
    Kush eshte gati te mbidhemi dhe kete” idotesi” ta shpiem ne kushtetusen…nuk ka te drejte asnje polic pa pasur masen e arresti te te thote” mos leviz nga sedilia”.
    Keshtu e thote ligji or polica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje