Historia/ Djali: Mamaja po më ndan nga vajza që dua. Reagon nëna: Do më shohë në arkivol

25 Shtator 2017, 13:15Kronika TEMA

Dy të rinj nga qyteti i Elbasanit kanë zgjedhur emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 për të ndarë historinë e tyre. Aldo Sabriu 25 vjeç dhe bashkëshortja e tij minorene denoncon nënën se po i shkatërron historinë e dashurisë.

“Kisha hall se mos i hapja llafe gocës, ndaj i bona këto punët me familje. Po mami sa e solla në shtëpi e shante me llafe banale dhe një mashkulli i vjen turp me i thënë. Prej saj kam përfunduar në polici. Shefi më la pa ndjenja në tokë se më godiste pambarim. Ju lutem më ndihmoni”,- tha ai live në emision.

 BALKANWEB ZBARDH HISTORINE 

Historia e tyre ka nisur para pak kohësh, dy të rinjtë u njohën në qytetin e tyre, derisa një ditë vendosën të jetonin bashkë. 25-vjeçari pa miratimin e familjes së vajzës e rrëmben atë dhe e sjell në shtëpinë e tij. Nëna e Aldos, Rajmonda zbulon se vajza kishte qenë njëherë e fejuar dhe ka dalë kundër kësaj lidhje. Ajo nuk pranon këtë lidhje dhe është kundër kurorzimit të tyre. Madje ajo i ka nxjerrë nga banesa por dy të rinjtë vazhdojnë të qëndrojnë bashkë. Aldo tregon se konfliktin me nënën e tij i datojnë më herët pasi ai nuk ka qënë kurrë dakort me lidhjet jashtëmartesore që nëna e tij krijonte. Për tu hakmarrë nëna e ka denoncuar në polici duke e akuzuar për dhunë. Skandali shkon deri në atë pikë që Rajmonda sipas të birit, vetëvritet dhe shenjat në trup i shet si dhunë ndaj djalit.

Vetëm para pak ditëve, Aldo është arrestuar nga policia me akuzën e dhunës në familje dhe është lënë i lirë më pas, ndërsa nëna vazhdon të jetë me urdhër mbrojtje.

Dy prindërit e Aldos janë të divorcuar që në vitin 2009 dhe pse jetojnë në një banesë. Jeta e tij është kthyer në një ferr siç e përshkruan dhe ai vetë. Është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm të ruajë lidhjen që ka nisur.

“Dua të krijoj një familje, të jem i rregullt dhe jo shembull i prindërve”,- thotë ai.

Më pas nëna e tij mohon gjithçka dhe ndërhyn në studio me telefon.

Rajmonda Shaqiri, nëna e Aldos në një komunikim live në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 thotë se djali i tij është i dhunshëm, njësoj si ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka 10 vite e divorcuar.

 “Aldo ka sot e kaq vjet që më dhunon mua. Nuk është e vërtetë që s’më ka dhunuar, unë kam urdhër mbrojtje. Kam lanë burrin vetëm për dajakun, ai i ka ngjarë të atit të vetë. Kam 10 vjet që jam ndarë nga burri, prapë vazhdon im bir e më dhunon. Ai rri pa punë, s’ka punuar një ditë për nënën e vetë. Zihet me mua se i bërtas, i them s’mbahet shtëpia me punë të zeza, punën e nënës. Zihemi, grihemi se çdo gjë në shtëpi ai më vjedh”,- thotë Rajmonda.

E sa për lidhjen e dashurisë me Emanuelën, Rajmonda thotë se nuk ka qenë kundër.

“Unë nuk dija gjë fare që ka dash një gocë. Ai ka vetëm 1 javë që e ka njohur, nuk njihet për një javë goca, por prapë është puna e tij. Sa për dhunën të sjell unë foto e kam trupin me shenja. Ai do të më shohë në arkivol të vdekur”,- thotë e ëma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje