Punësimi te ALUIZNI, hapen konkurset

26 Shtator 2017, 17:54Sociale TEMA

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tashmë të interesuarit për punë në drejtoritë e legalizimeve do t’i nënshtrohen konkursit, bazuar në ligj dhe udhëzimet përkatëse. Konkretisht, sot Drejtoria e Përgjithshme e Legalizimeve ka shpallur kriteret, vendet vakante dhe procedurën që ndiqet për vlerësimin e konkurrentëve.

 “Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar VKM Nr.289, datë 17.5.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave/ndërtimeve informale (ALUIZNI), pika 7, shpallet konkurrimi për pozicione vakante  në Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t: Tiranë, Durrës, Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Sarandë, Shkodër, Vlorë”.

Sipas institucionit, vendet vakante janë hapur për  përgjegjës Sektori: Kategoria: IV-a, Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”;

-Specialist, kategoria: IV-b, Niveli minimal i diplomës “Bachelor”;

KUSHTET DHE KRITERET E KONKURIMIT

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

– Të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor” në profilet Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Urbanistikë, Gjeoinformatikë, Gjeodezi, Topografi).

– Për pozicionet Përgjegjës Sektori, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Master Shkencor” në profilet e mësipërme, si edhe Juridik. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

– Për pozicionet “Specialist” kandidatët duhet të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion.

Për pozicionet “Përgjegjës Sektori” kandidatët duhet të kenë të paktën 3 vite punë në profesion.

– Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore gjatë vitit të fundit.

– Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.

– Të kenë njohuri të gjuhës angleze, ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t ose në adresën elektronike të ALUIZNI-t [email protected]

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 02.10.2017.

FUSHAT E NJOHURIVE PER TESTIMIN ME SHKRIM

Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

– Ligji nr.9482, datë 16.2.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.

– Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”

– Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar (Dispozitat mbi pronësinë).

– Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

– Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

– Ligji nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar.

– Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar.

SHPALLJA E REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATURAVE

Në datën 09/10/2017, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike, për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, fazat e testimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.

 Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 30 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 40 pikë

Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë; Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.

 Shpallja e rezultateve të konkurrimit

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë, do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).

1 komente në “Punësimi te ALUIZNI, hapen konkurset”

  1. Bogonica says:

    Aplikimin bejeni “free”,dokumentat te fotokpojohen nga institucioni qe pranon dokumentat,origjinalet t’i mbeten aplikantit,pranimi i dokumentave te behet me skuader me tre vete,ku fotokopjuesi eshte pjese e skuadres,dokumentat e fotokopjuar firmosen nga skuadra dhe aplikanti ne momentin e paraqitjes.Ne kete menyre shmanget noterizimet dhe fetishizimi i notereve,shmangen shpenzimet e aplikimit.
    Dokumentat qe lidhen me shtetin aplikanti vetem se i deklaron,ato i siguron vete shteti.Keshtu nuk sorollaten njerzit nepr zyrat e shtetit.Vertetimi i saktesise se dokumentace te behet nga shteti,dhe te njoftohet aplikanti ne kohe reale me anen e e-amilit apo telefonit per cdo perplasje.Pasi te kualifikohen dokumentat fillon gara per kalimin e testeve.Gara te jete me teste kompjuterike me pike.Ne fund te testit kompjeteri te jape rezultatin e pikeve. Ende pa u larguar aplikanti nga tavolina, komisioni i vleresimit kontrollon ne vend,nje per nje te gjithe komjuterat, dhe nxjerr rezultatin permbledhes per te gjithe aplikantet.
    Disa pyetje te rendesishme te testit duhet te jene per nivelin e pervetesimit te gjuhes shqipe nepermjet shembujve ushtrimore. etj
    Pas nxjerrjes se rezulateteve behen intervistat(kur kane fituar me shume se nje person numur te barabarte pikesh),per te vedodur perfundimisht kandidatin fitues.Keshtu shmanget korrupsioni dhe vendoset besimi ndja administrates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje