Vetëvritet autori i masakrës së Palasës, hidhet nga tarraca e katit të dytë në burgun e Krujës

27 Shtator 2017, 10:20Kronika TEMA

Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë në burgun e Krujës, ku një i dënuar për vrasje është hedhur nga tarraca e katit të dytë dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26.09.2017, në I.E.V.P. Krujë shtetasi J.Z. 31 vjeç, banues në Vlorë është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi I vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje