Një tjetër ngjarje e rëndë vjen nga Roskoveci, ku një grua ndodhet në gjendje të rëndë, pasi është qëlluar me thikë nga bashkëshorti i saj.
Sipas burimeve të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në lagjen Nr.2 Roskovec, ku shtetasi Shefit H., 56 vjeç, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij shtetasen L.H, 53 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasi Shefit H. ndodhet në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale për arrestimin në flagrancë të tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.