Dy shkresa të firmosura brenda ditës, me distancë vetëm disa orëshe njëra nga tjetra, por… krejt të kundërta në kërkesën që përmbajnë.
Kanë të bëjnë me anijen Assad Al-Bahr dhe shkresat që mbajnë të dyja datën 27 shtator, janë firmosur nga Kapiteni i Portit të Shëngjinit.
Në shkresën e parë siç mund të lexohet në faksimilen e publikuar nga Dita, kapiteni është kategorik në kërkesat e tij.
Sipas shkresës së tij kjo anije “nuk duhet të hyjë për t’u përpunuar në portin e Shëngjinit, pasi nuk plotëson as kushtin më të vogël minimal teknik për të ushtruar aktivitet”.
Madje kapiteni i përmend degës së Doganës së Shëngjinit edhe urdhërin “për largimin e menjëhershëm të kësaj anijeje nga ujërat tona”.
Shkresa njofton gjithashtu me vendosmëri se “nuk do t’i ofrojmë asnjë lloj shërbimi kësaj anijeje”
Por disa orë më vonë kapiteni firmos një shkresë tjetër.
Dicka e ka bërë të ndryshojë krejtësisht mendje.
Pasi kërkon “mirëkuptim” për shkresën e parë, Kapiteni ikërkon doganës “legalizimin dhe futjen e kësaj anijeje në port”.
Për më tepër shihni shkresat.
Mbetet ende për t’u sqaruar çfarë magjie përdori anija në fjalë për ta bërë zyrtarin e Portit të ndryshonte mendim në mënyrë kaq të shpejtë.
Cfare jane keto NOjoFTIME