Nga Elvi Fundo*
Një debat pro dhe kundër Bashës, vazhdon të jetë pjesë e konsumit ditor politik, por më shumë e përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike.
Le ta harrojmë kritikët e Bashës, le ti hedhim ata përtej, gjithçka që ata thonë dhe artikulojnë. Për një çast të rëndisim një histori të shkurtër politike dhe të shohim faktet, ato janë të vërteta kanë ndodhur, thjeshtë po i rendisim.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zgjedhur me 22 korrik 2013 kryetar partie pas një proçesi jo statuor të PD, urdhëruar nga lideri i saj historik Sali Berisha. Në statut kryetari zgjidhej nga Kuvendi Kombëtar, procesi u bë një anëtar-një votë, pati lista të kontestuara kudo në Shqipëri, mijëra demokratë që nuk figuronin fare në lista, fletëvotime me numër serie, Sali Berisha në krah të Lulzim Bashës, proçes i kontrolluar prej njerëzve të Bashës dhe në fund i ndjeri Sokol Olldashi mundi të merrte gati 20% të votave.
Basha pasi zgjidhet kryetar i duhet më shumë se një vit të bëjë zgjedhjet në parti, në shumë degë ka pasur përplasje të forta, Basha ndërhyri që të zgjidheshin ata që e kishin mbështetur në garën përballë Olldashit. Përplasjet kanë qënë aq të forta sa pasjojat e e ndarjes u reflektuan edhe në dy proçese të ardhshme zgjedhore si ato lokale dhe parlamentare.
Në Kuvendin Kombëtar që u mblosh pas më shumë se një viti nga zgjedhja e Bashës u zgjodh Këshilli Kombëtar. Ky këshill nuk u mblodh KURRË. një Këshill që ashtu siç e ka pranuar dhe vetë Basha ishte i dobët dhe i përzgjedhur prej tij me njerëz anonimë që nuk u thirrën kurrë përveçse në mbledhjen e parë. Tjetër listë zgjodhi Kuvendi Kombëtar e tjetër listë u shpall mbrëmje, nuk mungonin shumë emra që sot janë në krah të kryeministrit Rama apo janë zhdukur pa nam dhe nishan.
Ky Këshill, me propozimin e Lulzim Bashës zgjodhi departamentet dhe sekretariatet, shumica e tyre në katër vite kanë dështuan totalisht, shumë departamente nuk funsionojnë fare, disa sekretariate të zgjedhura nuk patën asnjë vlerë si riorganizimi dhe burime njerëzore. Këshilli u zhvlerësua kur Luli filloi dhe emëroi disa sekretarë dhe sheaf departamentesh, në shkelje të hapur të statutit, fakt që tregonte “vlerësimin” që kishte Basha për Këshillin Kombëtar të PD dhe vetë statutin e partisë.
Të gjithë i zgjodhi Lulzim Basha vetë. Vetëm Arben Ristani i doli nga kontrolli në postin e Sekretarit të Përgjithhëm, ketë të fundit e izoloi dhe keqpërdori, në zgjedhjet e 2017-ës e vleresoi më pak se Vangjel Dulen, pra numri dy i Partisë Demokratike nuk kishte as peshën e ish aleatit të ngushtë të Edi Ramës.
Organizatat partnere u anatemuan dhe u përccanë. Faktet janë të shumta.
Zgjedhjet në FRPD, përplasje, konflikte, perçarje e thellë që ended he sot është plagë që kruhet nga vetë Lulzim Basha.
LDG nuk u riorganizua dhe nuk ka zhvilluar zgjedhje që kurr nuk mbahet mend. Organizata e grave në PD ishte thjesht një shoë me disa veprime të Albana VOkshit që më shumë betejë beri e vetme kundër Ilir Beqes sesa me gratë kundër Ramës. JO për faj të saj kuptohet.
Degët janë një tjetër problematike. Shumë degë të PD janë të çorganizuara dhe në ndarje të thellë pas një tentative që Lulzim Basha bëri pas zgjedhjeve lokale. Nderhyrë në to rezultoi shkatërruese dhe përcarëse. Kjo erdhi pas humbjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Lulzim Basha braktisi reformën administrative, por hyri në zgjedhjet lokale, rezultati ishte shumë zhgënjyes.
Një riorganizim i degëve të PD pas zgjedhjeve lokale, solli një tjetër përçarje pas përpjalsjeve të forta brenda strukturave, diku të nënës dhe diku të njerkës. Në Korçë dega e PD-së ndahet në dysh, Korçë dhe Maliq. Tek e dyta ka zgjedhje, tek e para jo. Në Pogradec, PD fiton zgjedhjet lokale, kryetari i degës shkarkohet njësoj si kryetari i Durrësit apo Vlorës të cilët humbën. Në Vlorë ka riorganizim që u përkthye në një ndarje pa kthim. Në Durrës një nga bastionet dhe degët më të mëdha të PD, Lulzim Basha ende nuk ka mundur të zhvillojë zgjedhjen e kryetarit.Dega drejtohet nga një i komanduar.
Një tjetër fenomen është LSI dhe Ilir Meta. Në katër vite u hesht për Ilir Metën, pastaj u sulmua Ilir Meta, pastaj sërish dreka dhe darka për aleancë me Ilir Metën, pastaj sërish Ilir Meta u sulmua dhe dy ditë më parë Lulzim Basha përqafonte kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ka një aksion politik që është dekriminalizimi, por nuk është i filluar prej Lulzim Bashës. Kanë qënë të tjerë deputetë të opozitës në parlament, Jozefina Topalli dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishin ata që denoncuan krimin dhe bandat në vend.
Pati një denoncim dhe deri në ndërkombëtarizim të çështjes së drogës, por asnjëherë Basha vetë nuk shkoi së bashku me sekretarët e tij në një parcelë me drogë, gjithsesi kjo e fundit mund të quhet nje beteje e fituar ndoshta nga të vetmet e Bashes të cilat janë më pak se gishtat e një dore.
Me tej kemi bojotin e parlamentit. Disa muaj larg, pastaj rikthim. Kemi braktisjen e reformës administrative që përmendem më lart dhe tashmë është një dështim personal i kreut të PD thuajse i gjithëpranuar. Kemi skadalin e sjelljes politike me reformen në drejtësi e shumë veprime të tjera që nuk janë asgjë përpara çadrës dhe marrëveshjes me Edi Ramën.
Lulzim Basha futi demokratët në çadër, i mbajti tre muaj me turne 24 orë në ditë, firmosi një marrëveshje me Edi Ramën dhe mori një rezultat katastrofik në zgjedhje.
Shpalli një listë kandidatësh për deputetë totalisht personale, listë e akuzuar se kishte mandate të shitura, se kishte njerëz të akuzuar për korrupsion dhe pa peshë politike si Genc Pollo Tritan Shehu, Klevis Balliu, Valentina Duka etj.
Një listë që Basha e quajti krejtësisht personale, e cila vetëm pasoja personale nuk pati.
Në përfundim të zgjedhjeve nuk dha asnjë provë dhe denoncim për manipulim të zgjedhjeve, braktisi betejën zgjedhore dhe filloi garën brenda PD-së.
Republika e Re u mbyt bashkë me humbjen e PD në zgjedhje, Luli spati asnjë pasojë, megjithse sot bërtet unë kam përgjegjësinë, i njof përgjegjësitë e mia ai merr rrogën si kryetar i PD. Në fund iku Republika e Re e Lulit dhe ngeli vetëm Luli me vulën e PD-së që disa ditë e kishte çuar në shtëpi. .
Nuk dha dorëheqje, u vetëngri, gjeti një rival si Eduard Selami dhe në fund tha: megjithëse kam bërë gjithë këto zullumet e mësipërme me votojnë dhe më duan edhe më shumë.
Procesi i rizgjedhjes së Bashës në krye të PD u pa me zë dhe figurë që ishte i manipuluar dhe nuk kishte garë.
Të gjitha faktet që përmendem nga fillimi deri në fund kanë ndodhur, ka dhe shumë të tjera që ndoshta nuk janë përmendur, por për ata që duan Lulzim Bashën këto janë pa peshë, por në fakt tregojnë një të vërtetë të madhe, që Lulzim Basha ka qënë i papaftë për të drejtuar dhe menaxhuar Partinë Demokratike dhe së dyti gjithçka ka bërë ka qënë në funksion thjeshtë të emrit të tij, çdo veprim ka qënë personal për të ngritur emrin e Lulzim Bashës në PD.
Basha është një ish-ministër 6 vite i Sali Berishës i pasuar më shumë skandale. Basha është një ish-kryetar Bashkie i akuzuar se nuk bëri asgjë për Tiranën, nuk është i ri në PD, është ish-pushtetari me jëtë gjatë i PD pas Berishës.
Sot Lulzim Basha është kryetari i PD-së, fatkeqësisht i ri në moshë, me mbivlerësim për veten, me një paaftësi epike, ndoshta vuan nga deliri i madhështisë, pasi kurrë nuk u bë aq i madh sa çduhej një lider i ri për PD-në.
Faktet e mësipërme kanë ndodhur, ato i di Lulzim Basha, ato i dinë demokratët, ato i dinë të gjithë. Ata që e duan vërtet ndoshta i dinë më mirë këto që kanë ndodhur, por nuk kanë çfarë ti bëjnë dhe nuk mund ta korrigjojnë, por të paktën duhet të ulin kokën dhe të pranojnë publikisht para demokratëve se ky është Lulzim Basha i vertetë. Ka një ndryshim thelbësor midis atyre që duan Partinë Demokratike dhe atyre të duan Lulzim Bashën, të parët janë shpirti i PD, të dytët pasagjerë të përkohshëm.
Nuk është njeriu që gabon, por është njeriu i skandaleve që kërkon të ketë stanin e tij të rrethuar me një gardh ku del jashtë kushdo që e kundërshton dhe futet brenda cilido që e mbron në “çmendurinë” e tij politike. Kjo po çon në rrënimin e pandalshëm të Partisë Legjendare Demokratike që po kthehet në Partinë Lulzimore JO Demokratike.
*Citynews
BASHA ESHTE NJE PALO NJERI.
SI I TILLE SI MUND TE JETE POLITIKAN ?
KUR NUK MUND TE JETE POLITIKAN SI MUND TE JETE KRYETAR PARTIE ?
HEJ DEMOKRATE SHKUNDUNI ?
LLOGARITNI VETEM KETE : PER 4 VJET NE BASHKI BERI “KRYEVEPREN” ME RASTIN E 100 VJETORIT TE PAVARESISE SE VENDIT , SHTROI NJE TORTE TEK PALLATI I KULTURES DHE ME PAS NDOQI ” SHOW “-n QE GATOI VERE DUKE U TALLUR BOTERISHT ME BASHKEQYTETARET E VET.
NE NJE SPEKTAKEL TE TILLE KUDO, NE CDO VEND TE BEHET DICKA E TILLE,EDHENE MES TE PARISIT TE VARFERIT DO TE TURREN NGA HALLI.
MENDOJENI SE KY PERSON E BERI PER TE GUDULISUR EGON E VET E TE PADRONIT BERISHA.
KRYEVEPRA TJETER ESHTE PRISHJA E MBIKALIMIT , NE HYRJE TE TIRANES.NE ATE KOHE ISHTE NE QEVERI MOS GABOJ SI MINISTER .E PRISHEN SI HAJNA NATEN,
JO VETEM DEMOKRATET POR GJITHE POPULLI TE DIJE MIRE E TA KETE TE QARTE SE “ZEMREKU” I PD ESHTE E KEQJA E KETIJ VENDI.
BASHA ESHTE SHKOPI NE DOREN E BERISHES.
BERISHA ESHTE SHKOPI NE DOREN E ARMIQVE TE VERTETE TE KETIJ VENDI.
PADRONET E TYRE KERKOJINI SA NE SERBI AQ NE GREQI.
ATA QE NUK DUAN MBAREVAJTJEN E SHQIPERISE.
No koment!
Bravo! Shkrim brilant.Nuk mund ti heq asnje presje.Te gjitha jane te verteta dhe te drejta ato probleme qe ngrihen per mediokrin,te paaftin,Lulezim Basha.Ky ka qelluar aksidetalisht qe ndodhet sot kryetar i pd-ke,por ne fakt nuk e meriton te jet as roje e shqupit.
Shifni foton se si i ka picate veshet Titi.Titi mo Ai qe desh u shyen telefonat per ti pranuar ne qeverine e tije. Po ben nje sforcim mbinjerezor per te degjuar se cfar po bisedon Lulushi me Monen e Likes.
Nuk e dija qe na qeveris Basha. Po per qeverine qe po behet 5 vjet ne pushtet nuk ke gje per te thene? Ikni ore sa na hapet barkun. Jeni bere si qente qe lehin per kocken