Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një automjet në ecje e sipër është qëlluar me breshëri plumbash.
Nga breshëria e plumbave janë plagosur dy persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjëndje kritike për jetën.Të lënduarit janë shtetasit me inicialet D.B. dhe F.Ll.
Policia njofton se në drejtim të automjetit me targa VL 6368 C është qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti tip Mercedes Benz u qëllua nga një tjetër automjet, i cli është ofruar dhe ka shpërthyer me breshëri plumbash.
Një vendngjarje janë lënë dy këpucë dhe një pistoletë. Mjeti është bërë shoshë nga plumbat. Kjo mendohet të jetë një ngjarje e mirëmenduar.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.